Një qytetar nga Korça denoncoi në orët e paradites përmes aplikacionit “Komisariati Dixhital” se në lagjen nr. 12, pas një lokali, 3 të rinj po shpërndanin drogë.
Pasi morën njoftim, strukturat policore mbërriten tek vendi për ku u bë denoncimi dhe ndaluan e më pas arrestuan shtetasin Atrem Zallëmi, 26 vjeç dhe dy 17-vjeçarë me iniciale U.S. dhe K.K., nga qyteti i Korçës.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve i sekuestruan shtetasit Atrem Zallëmi 6 doza më lëndë narkotike, në momentin që ai tentoi t’ua jepte dy bashkëpunëtorëve, për t’i shpërndarë.