• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët vërshojnë drejt “Liqenit të Zi” në Gramsh, legjenda për shërimin e sëmundjeve

by A R
29/08/2016 19:04
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në dalje të Gramshit, në një lartësi 1700 metra mbi nivelin e detit, ndodhet Liqeni i Zi. Ky liqen, përveç pamjes së bukur, mbart mbi vete legjendën se bën mrekulli.

Çdo ditë këtu ka 200 persona që duke u futur në ujërat e akullta besojnë se do të shërohen.

Efekti i tij në kurimin e sëmundjeve mendohet se konsiston pikërisht në temperaturën e ulët dhe në përmbajtjen e disa kripërave minerale. Fëmijë, të rinj, të rritur e pleq, 6 mijë persona vetëm këtë verë, vijnë këtu dhe tregojnë për mrekulli.

Megjithë frekuentimin e jashtëzakonshëm, këtu nuk ka mjek në rast të ndonjë emergjence, ndërsa njerëzit tregojnë se edhe këto raste nuk kanë munguar. Shërbimi konsiston në vendosjen e disa çadrave, ndërsa rruga deri në Liqenin e Zi është një stërmundim.

Temperatura e ulët bën që Liqeni i Zi të frekuentohet vetëm gjatë muajit gusht. Investimet në infrastrukturë e shërbime dhe një studim për përmbajtjen dhe vetitë e këtij uji jo vetëm do të zhvillonin zonën e thellë të Gramshit, por edhe do t’i kursenin shumë mundime të sëmurëve që kërkojnë shërim./tch/a.m.

Next Post
Islami sulmon gazetarin që ndoqi aksionin antikanabis: Distancohu nga kjo farsë!

Islami sulmon gazetarin që ndoqi aksionin antikanabis: Distancohu nga kjo farsë!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com