• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qytetarët: Teatri duhet të bëhet i ri, nuk ndërtohet vetëm për 5 artistë

by Java News
11/07/2018 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Në emisionin “Koha për t’u zgjuar”, qytetarë të ndryshëm kanë vijuar të shprehin mendimin e tyre se Tiranës dhe Shqipërisë i duhet një Teatër i ri Kombëtar. Ata janë shprehur te drejtuesi i emisionit, Bashkim Hoxha, për protestën e asaj pjese të aktorëve të mbetur që kundërshtojnë ndërtimin e një Teatri të ri kombëtar, duke u bërë thirrje që të çlirohen nga interesat politike dhe të sillen si artistë të vërtetë.
Më poshtë mendimet e shprehura nga qytetarët që telefonuan në emision:
Qytetari 1: Kam mendimin që teatri nuk bëhet për 10 artistë dhe më vjen keq që quhet artistë. Nuk quhen artistë këta që bashkëpunojnë për të prishur një imazh të bukur që mund të bëhet.
Ne i kemi parë ato që ka bere Bashkia e Tiranës. Të gjithë kanë sulmuar ajo, mos bëhet ajo tjetra dhe si përfundim kemi parë me sytë tonë që është bërë diçka e mrekullueshme. Kështu që unë mendoj që duhet të bëhet një teatër i bukur dhe i mirë dhe do bëhet pavarësisht se si mendojnë 5 artistë, politikanë t’i quaj më mirë se këta nuk janë artistë.
Qytetari 2: Teatri nuk është mirë të prishet, por për arsye se do të bëhet një diçka më e mirë duhet të bëhet. Këta artistë, këta aktorë a ishin atëherë kur u largua Kinostudio Shqipëria e Re, u prish. A ishin në atë kohë kur SHQUP-i, Shtëpia Qendrore e Ushtrisë u tjetërsua nga PD dhe nuk u ngritën. Si ka mundësi që një teatër që është ndërtuar tash 70 vjet, që nuk është në gjendje pune më, të mos restaurohet, të mos bëhet një teatër i ri, i kohës që i shërben popullit, aktorëve, i shërben gjithë popullit të Tiranës dhe të Shqipërisë.
Këta artistë kaluan jetën në Kinostudion Shqipëria e Re dhe sot është tjetërsuar nuk dihet se ku është, se për çfarë shërben. Ndaj jam i mendimit të bëhet një teatër shumë më i mirë, shumë më i ri, bashkëkohës. Pengojnë punën që po vazhdon të bëjë qeveria shqiptare e Bashkia e Tiranës dhe gjithë taksapaguesit shqiptarë.
Qytetari 3: Politika është një e keqe e domosdoshme e çdo kombi ndërsa arti është një e mirë e domosdoshme e çdo kombi. Ndaj do u bëja një thirrje artistëve si Bujar Asqeriu, Arben Derhemi që njihen për rolet që kanë luajtur, të mos e njësojnë veten me politikën. Që të hyjnë në histori si artistë duhet të heqin dorë nga kjo lloj proteste. Unë jam njeri që dua teatrin, për fat të mirë njoh edhe elementë të ndërtimit. Nuk ka asnjë inxhinier që të thotë që ai objekt kur është bërë, është bërë me monolit të përhershëm. Ai objekt nuk përfaqëson trashëgiminë tonë. Trashëgiminë tonë kulturore e përfaqësojnë artistët e mëdhenj të kombit tonë. Ata janë trashëgimia jo ai objekt i përkohshëm që rrezikon jetën edhe të atyre aktorëve. Ndaj mos e fusin veten në histori si politikanë por si artistë që të jenë të përjetshëm si Kadri Roshi, Naik Frashëri, Tinka Kurti etj.. Që ku është bërë nga italianët ai objekt është bërë i përkohshëm, jo i përhershëm.
Next Post
KRUJE/ Fshati që shet votën fshatçe për 50 mijë lekë

KRUJE/ Fshati që shet votën fshatçe për 50 mijë lekë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ndërtimet në Theth, Buzhala: Kundërshtarët e Ramës po gabojnë sërish duke e politizuar aksionin

Çfarë domethënë 100 ditë protestë? Buzhala: Është akuzë më shumë sesa lëvdatë

September 7, 2026
Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

Zjarret në Ungrej, Nufi: Rreziku për banesat është shmangur, vijon operacioni i Forcave të Armatosura

September 7, 2026
Tensionet me Iranin, Trump paraqet hartën e Hormuzit si "territor të ri të SHBA-së" -

Katari: Nëse kriza e Hormuzit vazhdon bota do përballet me katastrofë industriale

September 7, 2026
Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

Deputeti sekser? Sara Mila i kthehet gazetarit: Pres në takime edhe njerëz që kërkojnë punë

September 7, 2026
SHBA dhe Irani arrijnë armëpushimin dyjavor, kusht hapja e Ngushticës së Hormuzit

Lufta në Iran, gazetari i CNN: Trump kërkon rrëzimin e regjimit, por Irani mbetet i fortë

September 7, 2026
Alibeaj: Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës! Rinumërimi një justifikim banal i Saliut

“Berisha, jo lider i gjithë opozitës”, Alibeaj: Fitoi vetëm bastin e tij duke shkelur në territorin e SHBA

September 7, 2026
Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

Kreu marrëdhënie me një 16-vjeçar, ish-kryetarja e bashkisë përfundon dënimin me 90 ditë burg

September 7, 2026
1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

1,000 euro për çdo të porsalindur, bashkia greke miraton skemën për të mbështetur familjet

September 7, 2026
Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

Konflikti Bedinaj-Muça, Filip Çakuli: 36 vite kaos me pronat, madhështia e marrëzisë

September 7, 2026
Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

Debati për pagat e magjistratëve, Olsian Çela thërret mbledhje urgjente, zbardhen detajet

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com