• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, September 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qytetarët po mashtrohen me blerjet online të makinave, Policia: Kujdes në këto portale

by Java News
06/03/2017 14:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Policia e Tiranës ka njoftuar qytetarët që të jenë të kujdesshëm kur vendosin përtë blerë makina online pasi mund të bien pre e mashtrimeve. Disa qytetarë kanë denoncuar në policinë e kryeqytetit sekanë rënë në kurthin e të tilla mashtrimeve. Madje në një rast, një qytetar ka denoncuar humbjen e 25 mijë eurove.

“Disa qytetarë shqiptarë  kanë denoncuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pasi janë mashtruar nga shitësit onlinë dhe kanë humbur paratë e tyre pa marrë makinën që kanë dashur për ta blerë. Qyetarët për blerjet e makinave onlinë klikojnë në portalet www.mobile.de, www.autoscout24.it  www.autoscout.de , www.annunci.it e tj”- njofton policia.

Portalet e mëposhtme nuk janë problematike në vetvete pasi janë krijuar për të reklamuar makina, por mënyra e komunikimit në to është “kleçka”, pasi mashtruesit hiqen si punonjës të këtyre kompanive.

Mekanizmi  i mashtrimit “Modus Operanti”

Mekanizmi është i thjeshtë, fillimisht qytetari zgjedh makinën nga këto portale dhe më pas komunikon me anë të emailit duke kërkuar informacion shtesë rreth makinës.

Personat që kthejnë përgjigje shkruajnë në mënyrë serioze, ata japin informacion të detajuar dhe më pas ofrojnë dhe kontrata transporti, si dhe sigurim të plotë deri në dorëzimin e mjetit në Tiranë.

Në fakt asgjë nuk është e vërtetë, kompantitë e transportit dhe agjensitë e sigurimeve ekzistojnë  si kompani por nuk janë të përfshira në këto transaksione. Këta emra kompanish dërgohen qëllimisht për t’u bërë më të besueshme.
Personi mashtrues, i cili ka nxjerrë lajmërimin për shitjen e mjetit përdor adresa emaili dhe hiqet  fillimisht si shitës, njëherë  si punonjës i kompanisë së transportit,  dhe njëherë tjetër si punonjës i kompanisë së sigurimeve.

Ajo që bie në sy është që lajmërimet për shitje makinash në dukje të parë të japin përshtypjen e një lajmërimi të rremë, pasi  automjetet që publikohen  janë 40 ose 60% më të lira se tregu i zakonshëm.

Po ashtu këta lloj shitësish bëjnë oferta nëpërmjet komunikimit ku premtojnë një zbritje rreth 50% të vlerës reale për të futur në kuth blerësin.

Policia e Tiranës i këshillon qytetarët  të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjve online duke mos transferuar paratë pa u siguruar si dhe të merren kontakt me specialistët përkatës në rast se keni rënë pre e mashtrimit.

Next Post
VIDEO/ 66 ditë në det të hapur, arrin të shpëtojë i gjallë…”Haja peshk dhe i lutesha Zotit që të binte shi”

VIDEO/ 66 ditë në det të hapur, arrin të shpëtojë i gjallë..."Haja peshk dhe i lutesha Zotit që të binte shi"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

“Kemi kredi dhe fëmijë për të ushqyer”, Gjyqtarja reagon pas bllokimit të pagave nga Thesari

September 10, 2026
Sulmet kibernetike/ Nëse bankomatet ndalen… a jemi gati?

Qeveritë nuk rrëzohen me vegjetarianë

September 10, 2026
I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

I mori jetën 13-vjeçares shqiptare duke e hedhur nga ballkoni, gjykata jep vendimin për vrasësin

September 10, 2026
Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

Kur protesta nuk shqetëson pushtetin, por merr peng qytetarin

September 10, 2026
Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

Shpërthimi i bombulës së gazit në një banesë në Lezhë, ndërron jetë në Itali pas disa ditësh 40-vjeçari

September 10, 2026
Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

Fluturime direkte mes Luksemburgut dhe Tiranës, Hoxha: Një tjetër kompani ajrore evropiane vjen në Shqipëri

September 10, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Padia e gjyqtarëve për pagat, metaforma e reformës së deformuar

September 10, 2026
FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

FOTO/ Aksident i frikshëm në rrugën Lushnjë-Berat, 3 makina përplasen me njëra-tjetrën, 2 drejtues në gjendje të rëndë në spital

September 10, 2026
Mbërrin në spital pa jetë një 4-vjeçar në Vlorë, familjarët: Kishte të vjella pasi konsumoi mjaltë

Tentoi të flijohej duke pirë helm për minj, një person në rrezik për jetën në spitalin e Vlorës!

September 10, 2026
Integrimi në BE/ Ndarja e proceseve me Shqipërinë “ndez gjakrat” në Maqedoninë e Veriut, reagimet nga politika

Reforma brenda BE, plani franko-gjerman për zgjerimin shkon drejt miratimit! Favorizohet Shqipëria, e afron edhe më shumë me Unionin

September 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com