Ka nisur në Tiranë protesta e 30-ë kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama. Si zakonisht, edhe kësaj radhe protestuesit filluan të mblidhen në sheshin “Skënderbej”, në pritje për të nisur marshimin drejt Kryeministrisë.
Në thirrjet e tyre, protestuesit nuk kursejnë as kreun e Partisë Demokratike, Sali Berisha, për të cilin gjithashtu kërkojnë burgim.











