• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qytetarët kërkojnë diçka të re”, Kadilli: PD nuk ka projekt, 30 vite me njerëz të konsumuar!

by A R
02/07/2024 13:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Fatbardh Kadilli thotë se opozita ende nuk ka një projekt.

Në një intervistë për “Tirana Live” në ABC News, Kadilli u shpreh se në opozitë ka figura të konsumuara, që kanë 30 vite në politikë.

Sipas Kadillit, shqiptarët kanë nevojë për një gjë të re. Lidhur me protestën e thirrur nga Sali Berisha më 11 korrik, Fatbardh Kadilli e cilësoi një demostrim për të treguar se sa njerëz mund të mbledhë.

Për mundësinë që Lulzim Basha të bëjë parti të re, Kadilli nënvizoi se edhe kjo nuk pritet të sjellë diçka të re.

“Mbas kësaj qetësie do vazhdojë një rutinë. Grindja që kishim, u mbyll, rëndësi ka që u mbyll dhe opozita nuk do shpenzojë më energji për t’u marrë me një betejë të pakuptimtë. Një forcë politike nuk ka pengesë ligjin, ka aksion politik dhe besueshmërinë që krijon.

Nuk të pengon mungesa e vulës, apo flamurit, nëse ke vendosur të bësh politikë. Nuk e ndihmoi zotin Basha vula për të hyrë në garë, nuk e pengoi zotin Berisha. Politika është përtej grindjeve të vogla, por u shpenzuan shumë energji.

Këto energji do ishin mirë të shpenzoheshin në një projekt opozitar, që ende nuk e kemi. Kam bindjen që pala që e quan veten fituese, do hyjë në rutinën politike të një partie në opozitë, në komoditet me zotërimin e asaj pjesë të politikës që e quan të vetët.

Nuk është çështje kohe, jo një vit, 10 vjet po t’i japësh, do ripridhojnë të njëjtën gjë. Nuk besoj se janë të paditur se çfarë kanë zgjedhur, por ëndrra e tyre është që në fund të zgjedhjeve të ardhshme ta shohin veten në karrigen e deputetit. Në modelin që i rri nga mbrapa kryetarit të fortë.

Ky model politik është faliment mendor, moral për atë që hyn dhe mendon se po bën politikë. Një protestë kur më shumë digjen goma, se sa ka prezencë njerëzore. Nuk është protestë. Protesta lind nga nevoja, njeriu reagon. Nëse cakton datë, si një dasëm, kjo nuk është protestë, është demonstrim.

Unë jam i zoti të mbledh kaq njerëz. Asgjë e re nuk mund të vijë në politikë nga njerëz që kanë 30 vjet. Surprizë mund të presësh nga një njeri që nuk e ke parë. Kanë 30 vite në sytë e shqiptarëve nga mëngjesi nëd arkë. Shqiptarët presin gjë të re. As partia e Bashës. Emri Basha dhe folja do të bëj, nuk qëndrojnë në një fjali”, theksoi ai.

/a.r

Next Post
Arrestohet 30-vjeçari, ishte në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë

EMRI / I shpallur në kërkim për falsifikim të formularëve, arrestohet i riu në Tiranë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com