• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qytetarët duan zgjidhje konkrete”- Nisma për kontrollin e çmimeve në treg, Tabaku: Qeveria s’duhet të bëjë guidën, por të ulë taksat e të godasë monopolet

by A. Q
28/08/2026 15:48
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja e Partisë Demokratike dhe kryetarja e Komisionit për Çështjet Europiane, Jorida Tabaku, ka kritikuar nismën e fundit të qeverisë për transparencën e çmimeve, duke e cilësuar atë si një përpjekje jo serioze që nuk u jep zgjidhje problemeve të ekonomisë dhe kostos së lartë të jetesës.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Tabaku thekson se qytetarët nuk kanë nevojë që ministrat t’u tregojnë se në cilin treg shiten më lirë specat, domatet apo frutat, por presin nga qeveria politika konkrete për uljen e çmimeve dhe mbështetjen e prodhimit vendas.

“Tashmë është fakt që specat, domatet dhe të gjitha zarzavatet e frutat shiten më shtrenjtë në Shqipëri sesa në vendet e rajonit. Dhe çfarë bën qeveria?”, shprehet Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, një qeveri që punon për shumicën e shqiptarëve duhet të ndërhyjë në katër drejtime kryesore: të mbështesë bujqësinë dhe prodhimin vendas, të luftojë monopolet dhe oligopolet që kontrollojnë tregjet, të ulë taksat që rëndojnë qytetarët dhe bizneset, si dhe të rrisë subvencionet për fermerët.

Tabaku nënvizon se një pjesë e madhe e zarzavateve dhe produkteve që konsumojnë shqiptarët vijnë nga importi, ndërsa bujqësia vendase po dobësohet për shkak të mungesës së mbështetjes. Ajo kërkon gjithashtu lehtësimin e barrës fiskale mbi sektorin, përfshirë kostot e karburantit, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin përfundimtar të produkteve.

“Qytetarët nuk kanë nevojë për ministrat që t’u tregojnë se në cilin treg duhet të shkojnë. Sot kanë nevojë për politika konkrete”, thekson ajo.

Deputetja e PD-së i përgjigjet me ironi edhe thirrjeve të qeverisë për transparencë, duke kërkuar që ajo të nisë nga kontratat dhe vendimmarrjet publike.

“Nëse duan të bëjnë transparencë, le ta bëjnë me kontratat koncesionare, me PPP-të, me ligjet me porosi dhe me taksat e falura. Kjo është transparenca që kërkojnë shqiptarët”, shprehet Tabaku.

Sipas saj, rruga reale për të frenuar rritjen e çmimeve nuk kalon nga shëtitjet e ministrave nëpër tregje, por nga ulja e taksave, goditja e monopoleve, rritja e subvencioneve për bujqësinë dhe mbështetja e produkteve “Made in Albania”.

Next Post
Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Flakët djegin pyjet dhe kullotat në Maliq, zjarrfikësit vënë situatën nën kontroll pas ndërhyrjes!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com