• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qumështi i fshatarit është mit”, eksperti shpjegon rrezikun e padukshëm

by A R
04/12/2025 10:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Siguria ushqimore është grupkapitulli i fundit për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Standarde të larta sigurie, gjurmueshmërie për t’i garantuar konsumatorit blerjen e një produkti që i plotëson të gjitha kriteret.

Programi “Aldo Morning Show” në Tv Klan ndalet te një shembull konkret: qumështi  në shishe plastike te shitësit që gjenden në trotuaret e rrugëve. Shpesh ky produkt shihet si më i sigurt krahasuar me atë që ndodhet në raftet e supermarketeve, por eksperti Ilir Pilku thotë të kundërtën.

“Ne duhet të konsumojmë qumësht të kontrolluar dhe qumësht të kontrolluar kanë vetëm fabrikat e licencuara. Kuptohet që kanë standarde, laboratorë, por kanë edhe analiza risku për të cilat kontrollohen nga Autoriteti i Kontrollit Ushqimor.”

Në qumështin që shitet në supermarket shpesh shohim të renditur elementë si kalcium, zink, vitamina etj. Pilku shpjegon se janë të lejueshëm, kurse në rastin e qumështit që mund të blesh në rrugë, zierja eliminon të gjitha vitaminat. Kjo nuk ndodh te qumështi i pasterizuar.

Ilir Pilku: Ajo që duhet të kemi parasysh janë ingredientët ushqimorë, jo kimikatet. Janë të lejueshëm për konsum për shëndetin e njeriut.

Aldo: Çfarë garanton qumështi i pasterizuar? A humbet vlera ushqyese nga pasterizimi?

Ilir Pilku: Absolutisht, midis një qumështi të zier në familje dhe atij të pasterizuar, ne nuk e kontrollojmë dot as zgjedhjen që bëjmë. Pra mund të shkojë deri në 110 gradë, koha është më e gjatë apo kur shpesh thuhet zieje dy herë dhe ia heq të gjitha vlerat ushqyese, B1, B2, B12, ti ia eliminon atij qumështi. Ndërkohë në fabrikë pasterizatorët janë totalisht automatikë, arrijnë në një temperaturë 73 gradë për 15 sekonda dhe ai stopon, të ruan gjithë elementët ushqyes që ka qumështi.

Aldo: Sa ka të bëjë yndyra në cilësinë dhe shijen e qumështit? Ta zgjedhim me yndyrë të plotë apo të zvogëluar?

Ilir Pilku: Për mendimin tim, nëse e marrim me sa më pak yndyrë do të ishte më mirë. Fëmijët duhet ta marrin me yndyrë 3.2-3.5%, sa të jetë maksimumi.

Sipas Pilkut, mendimi se qumështi i blerë direkt nga fermerët është më i sigurt e i ushqyeshëm, është mit.

“Qumështi i fshatarit është vetëm një mit, është një përshtypje që përcillet te konsumatori nëse ne do të marrim një qumësht fshatari, por ne nuk dimë në radhë të parë kush lopë e ka prodhuar, nuk e dimë nëse lopa ka qenë e sëmurë, është përdorur antibiotik, është ushqyer me misër me aflatoksinë”, shpjegoi eksperti.

Ai theksoi se në blerjen e qumështit dhe çdo produkti duhen parë tre elementë: etiketa, përbërja dhe data e skadencës.

Next Post
“Kam vuajtur më shumë me Albanon se me vëllain”, rrëfimi emocional i producentit për miqtë

“Kam vuajtur më shumë me Albanon se me vëllain”, rrëfimi emocional i producentit për miqtë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

Gra të zhdukura, video me tortura dhe dyshime për trupa të asgjësuar me kimikate: Çfarë fshihte “Shtëpia e Tmerreve” në SHBA?

October 22, 2026
“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

“Kush janë Antifa, 15-vjeçarët?”/ Karamuço sherr me Kalanë: Do t’i gjejë shteti, pa merak…

October 22, 2026
“Jam misionar, nuk dorëhiqem” / Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Vasili-protestuesve: Shkoni po ua mbajti të godisni një efektiv në SHBA!

October 22, 2026
Kurti dhe Kina anulojnë vizitat në të njëjtën ditë

“Qori dhe Feraj janë zogj të Albin Kurtit” / Çupi: Vetëvendosje erdhi e armatosur në Shqipëri, pas dhunës qëndrojnë idetë e saj

October 22, 2026
Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

Tubim madhështor i “Studentëve Fitojnë” në Serbi, pamjet nga Beogradi

October 22, 2026
“Reformë për qytetarët dhe jo për ofiqarët”- Mazniku shpjegon “Territorialen”: Shumë bashki nuk kryejnë dot funksionet! Do e vendosë Kuvendi

Rama kërkon dorëheqjet e drejtorëve, Mazniku mohon lidhjen me protestat: Ishte një plan i mëparshëm i qeverisë

October 22, 2026
U largua nga drejtimi i koalicionit, Dashamir Shehi: Bëhet politikë edhe pa mua! Berisha konsumoi opozitën

Shehi propozon “Qeverinë për Evropën”: Të përfshihen socialistë dhe protestues…

October 22, 2026
SHBA paralajmëron rrezik nga grupet e mbështetura nga Irani, Klosi: Shqipëria e sigurt brenda NATO-s

Rama dorëheqje? Klosi iu përgjigjet prerë protestuesve: Nuk është kërkesë që negociohet!

October 22, 2026
Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

Franca në flakë, Britania përballë së njëjtës krizë, pse Londra mund t’i shmangë trazirat?

October 22, 2026
“Lobimi 6 mln dollarë, goditje e rëndë ndaj opozitës”, Meçe: Berisha po bëhet qesharak

“Aleanca e dy ekstremeve për rrëzimin e qeverisë”/ Meçe: Qori financohet nga e majta ekstremiste, Berisha pjesë e lëvizjes

October 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In