• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, February 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qumësht, kos e miell, kodet e bandës shqiptare për drogën në Greqi

by Java News
29/11/2016 12:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qumësht, kos, miell, pulë, ishin këto kodet që përdornin banda e drogës, e cila drejtohej nga shqiptarët, kur flisnin për transportin dhe shitjen e drogës.

Mediat greke shkruajnë se drejtuesi i bandës, i cili njihet me emrin Gendi, kishte krijuar një rrjet të mirëstrukturuar për të mos u zbuluar nga Policia.

Shqiptarët pasi e merrnin drogën nga Shqipëria e transportonin atë nga mali në zonat pranë pikës kufitare Kakavijë dhe Kapshticë. Më pas në Greqi ata përdornin makina private dhe kampionë mallrash për ta çuar në Athinë.

I gjithë ky proces sipas policisë greke kryhej nga shqiptarët, ndërkohë që më shpërndarjen dhe shitjen e drogës, merreshin kryesisht grekët, rumunët, afrikanët dhe bullgarët. Droga pasi shitej, lekët dorëzoheshin po te disa shqiptarë, të cilët në komunikimet me njëri-tjetrin, lekët i quanin letra.

Ndërkohë Policia Greke ka shpallur në kërkim kreun e këtij grupi kriminal, i cili mendohet se jeton në Shqipëri dhe njihet nga anëtarët e banës me emrin Gendi. Ky grup kishte 146 anëtarë, ku janë vënë në pranga 59, mes tyre 17-shqiptarë dhe 85 të tjerë janë shpallur në kërkim.

Mediat në Greqi shkruajnë se mes 85 personave që janë në kërkim, rreth 30 prej tyre janë shqiptarë. Mendohet se shqiptarët kanë marrë informacion për zbulimin që ka bërë policia greke dhe kanë ardhur në Shqipëri. Kjo bandë kishte fitime në shuma marramendëse prej 19 milionë euro.

Ndërkohë mendohet se Rigers Dervishi kur është vrarë më 13 nëntor në Athinë ka qenë në makinë me një nga drejtuesit e kësaj bande. Policia greke dyshon se Dervishi është vrarë gabimisht, ndërkohë që shënjestra ka qenë pasagjeri, por që ka shpëtuar.
shqiptarja.com/d.i.

Next Post
Rrezikohen 25 mijë vende pune në Shqipëri pas rregullave të reja për call center në Itali

Administratori i kompanisë italiane qetëson të rinjtë: Asnjë rrezik për mbylljen e bizneseve "Call Center"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

Vizita në Izrael, Rama: Shqipëria në piedestalin e respektit, themeluam Dhomën Tregtare

February 1, 2026
Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

Fotoja skandaloze e princit Andrew, flet kryeminstri britanik

February 1, 2026
Veliaj kërkon shfuqizimin e masës “arrest me burg”

Seanca për zëvendësimin e masës së sigurisë, Veliaj përballë Dumanit e Dados në GJKKO

February 1, 2026
“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

“Lapaj nuk na vendos dot kushte”, reagon zyrtari i PD: Nuk i imponohet dot Berishës!

February 1, 2026
Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

Edhe Gjukanoviç përmendet në dosjet e Epstein, por nuk ka folur…

February 1, 2026
Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

Rritja e turizmit, familjet shqiptare fituan një rekord prej 134 mln eurosh nga Airbnb në vitin 2025

February 1, 2026
Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

Ndarja nga jeta e aktorit Fitim Makashi, reagon i biri: Homazhet tek “Art Turbina”

February 1, 2026
Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

Moti për sot i paqëndrueshëm, reshjet me intensitet të ulët përfshijnë të gjithë territorin

February 1, 2026
“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

“Isa Mustafa dha dorëheqje pa kërkuar votëbesim”, Bajrami kundër Abdixhikut: Rezultati i 28 dhjetorit s’mund të injorohet

January 31, 2026
Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

Kërkoi zëvendësim mase, GJKKO mban nesër seancë për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut Veliaj

January 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In