• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

QSUT kryen ndërhyrje të rrallë në tru, heq tumorin me pacientin zgjuar

by
28/08/2015 18:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Shërbimi i Neurokirurgjisë në QSUT ka kryer sot për herë të një operacion për heqjen e masës tumorale duke mbajtur zgjuar dhe komunikuar me pacientin.

Kjo ndërhyrje në shërbimin e Neurokirurgjisë në QSUT është kryer sot tek një 30 vjeçare, nga pionieri i ndërhyrjeve me kranitiomi, profesori nga Londra Henri Marsh, i cili ka kryer 400 ndërhyrje të tilla në Europë, si dhe profesor doktor Mentor Petrela, së bashku me ekipin e tij.

Profesori Marsh shpjegon se pacienti mbahet zgjuar gjatë ndërhyrjes për të mos dëmtuar asgjë. Siç shpejgon doktori anglez, gjatë këtij operacioni shkohet thellë në pjesë përgjegjëse të trurit, që lidhen me funksionin e të menduarit, shikimit apo lëvizjen e gjymtyrëve.Surgeon-Henry-Marsh

I njëjti operacion u krye edhe një ditë më parë tek një djalë, dhe të dy pacientët do të qëndrojnë vetëm 3 ditë në spital.

Shef i Shërbimit të Neurokirurgjisë Prof. Dr. Mentor Petrela thotë se kjo eksperiencë e profesorit Henri Marsh, do të shërbejë për të operuar të tjerë pacientë që kanë probleme neurologjike, përfshirë edhe epilepsinë, tumoret apo dhe dëmtime të tjera të trurit.

Profesor Henri Marsh,  ka ngjallur dhe interesin e një ekipi gazetarësh nga “New York Times Magazine”, të cilët kanë realizuar një reportazh të zgjeruar në lidhje me dy operacionet, që ai kreu në Shqipëri, duke ndjekur çdo hap të tij.

veliajNdërkohë, profesor Marsh është pritur sot nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili i ka dhuruar “çelësin” e Tiranës.

“I lumtur që i dorëzova “Çelësin e qytetit” neurokirurgut, aktivistit humanitar dhe autorit Dr. Henry Marsh. Është çdo verë në Tiranë për të operuar pa pagesë disa nga rastet më të vështira të tumorit në kokë, duke shpëtuar jetë të qytetarëve të Tiranës.

Prej vitesh Dr. Marsh ka ‘depërtuar’ jo vetëm në kokat, por edhe në zemrat e mijëra pacientëve”, shkruan Veliaj në “Facebook”.

Next Post

Bashkia e Tiranës sërish gjoba për ata që urinojnë në publik (Foto) 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com