• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qosja: Unë jam i përjetshëm, jo kandidat për poste të përkohëshme

by Java News
26/01/2016 11:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pavarësisht se dikur kishte marrë pjesë në procese zgjedhore ku edhe e kishte pësuar debakël, shkrimtari Rexhep Qosja i ka thurrur lavde vetes duke thënë se “unë s’jam njeri që marr pjesë në gara për mandate politike si kryetar a kryeministër”. Qosja në reagimin e tij ka thënë mandati i tij shpirtëror dhe kulutror është I përjetshëm.

Hashim Thaçi nuk do ta ketë kundërkandidat të opozitës akademik Rexhep Qosjen për kryetar të Kosovës, pasi Qosjes nuk i është bërë ftesë nga opozita, nga asnjëra parti opozitare, për të kandiduar për kryetar të Kosovës.

Por, edhe sikur t’i ishte bërë një ftesë e tillë, Qosja thotë se nuk do të pranonte të kandidohej për mandat të përkohshëm sepse, sipas tij, ai ka mandat të përjetshëm, “se i ka të përjetshëm lexuesit e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, mbi pesëdhjetë vjet veprimtari intelektuale me ndikim atdhetar, çlirimtar e demokratik dhe rreth 40 vepra shkencore, letrare e publicistike, të cilat do të jetojnë derisa do të jetojë gjuha shqipe dhe populli shqiptar që e flet – domethënë gjithmonë”.

Postimi i plotë i Rexhep Qosjes në “Facebook”

MANDATET E PËRKOHSHME DHE MANDATI I PËRJETSHËM

U përdorët besoj pa e ditur qëllimin e atyre që ju përdorën. Më erdhi keq për ju dhe m’u dhimbsët. Treguat se ende s’dini të ruheni prej djallëzisë së të pangopshmëve me pushtet dhe prej trabantëve të tyre në medie. Unë nuk jam i propozuar prej asnjë partie e as prej opozitës për kryetar të ardhshëm të Kosovës. Dhe nuk jam i propozuar sepse edhe ata që u tha se më propozuan e dinë mirë se unë s’pranoj propozime për mandate të përkohshme politike.
Për arsye se u mashtruat kështu, harruat çka s’do të duhej të harronit: unë s’jam njeri që marr pjesë në gara për mandate politike si kryetar a kryeministër. Jo! Unë jam shumë më shumë se kryetar me mandat politik katër a pesëvjeçar, tetë a dhjetëvjeçar. Mandati i kryetarëve a i kryeministrave si mandat politik është i përkohshëm, kurse mandati im si mandat shpirtëror dhe kulturor është i përjetshëm. Derisa pas atyre me mandat të përkohshëm politik qëndrojnë një a disa parti, pas mandatit tim të përjetshëm qëndrojnë lexuesit e djeshëm, të sotëm e të ardhshëm, qëndron populli, qëndrojnë mbi pesëdhjetë vjet veprimtari intelektuale me ndikim atdhetar, çlirimtar e demokratik dhe rreth 40 vepra shkencore, letrare e publicistike, të cilat do të jetojnë derisa do të jetojë gjuha shqipe dhe populli shqiptar që e flet – domethënë gjithmonë.
Ruajuni prej dezinformatave djallëzore, mos i shqetësoni ata që shqetësohen lehtë. Kosovës i duhen e vërteta dhe e drejta.
Kosovës i duhet përgjegjshmëria e atyre që janë në pushtet.
Mos harroni: dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës sot janë ata qeveritarë e institucione që qytetarëve të Kosovës po ua cenojnë rëndë të drejtat më të rëndësishme jetësore – të drejtën për punë e të drejtën për trajtim të barabartë. Dëmtuesit më të mëdhenj të Kosovës, dëmtues jo më pak se pushtuesit prej Bizantit, Otomanit e deri te Serbia e Jugosllavia, janë të pushtetshmit që qytetarëve të saj këto të drejta po ua shkelin me korrupsion, me nepotizëm, me gjyqësorin e kapur, me zhvatjen e pasurisë kombëtare, me privatizimin e shtetit, me “rançet” e me milionat e tyre të fituar duke qenë në pozita politike e shtetërore, me vrazhdësinë e shërbëtorëve të tyre në parti, në medie e në disa organizata të ashtuquajtura joqeveritare e në të vërtetë qeveritare sa Lidhja e dikurshme socialiste e popullit punues dhe Lidhja e dikurshme e rinisë socialiste!
Mos harroni: Kosova duhet të çlirohet prej të keqes së saj të sotme më të madhe – prej despotizmit të mbuluar me frazeologji të rrejshme pseudodemokratike.

Next Post

FOTOLAJM / Ambasadori francez ndihet keq gjatë takimit, e shtrijnë mbi tavolinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

Irani kërkon kompensim për dëmet mjedisore nga sulmet SHBA-Izrael

November 11, 2026
Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

Izraeli në prag të një sulmi të ri ndaj Iranit? Eisenkot i kërkon Netanyahut të mos ndërmarrë veprime ushtarake

November 11, 2026
Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

Rusia dhe Serbia negociojnë kontratën e re të gazit, Lavrov: Do të respektojmë të gjitha marrëveshjet

November 11, 2026
Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

Zjarri përfshin magazinën me dru në Gjirokastër

November 11, 2026
Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

Rama: 95% e shërbimeve online, synojmë një proces prokurimi tërësisht përmes inteligjencës artificiale

November 11, 2026
“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

“Ka nevojë për ndihmë psikiatrike”, Blatter sulmon ashpër Infantinon: Është diktator!

November 11, 2026
Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

Arlind Qori zbulon planet politike: Do të kandidoj për Tiranën, në 2029 largohem nga drejtimi i partisë

November 11, 2026
Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

Protestat në Shqipëri, Rama: Regjimi iranian ndikoi përmes rrjeteve sociale, dhuna e papranueshme

November 11, 2026
A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

A rrezikohet Samiti i NATO-s në Shqipëri? Tirana mohon mundësinë e një takimi virtual

November 11, 2026
SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

SHBA-Iran, Vance drejt negociatave të drejtpërdrejta me Teheranin, Trump i jep dritën jeshile

November 11, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In