• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qosja, “porosi” Ramës dhe Kurtit: Harmonizoni qendrimet, jo dy politika kombëtare!

by A R
30/09/2021 22:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Rexhep Qosja tha në një intervistë ekskluzive për A2 CNN se kryeministri Edi Rama dhe homologu i tij në Kosovë, Albin Kurti, duhet të kenë mendime të harmonizuara për disa çështje, jo thjesht ideologjike, por praktike.

“Për çështjet e bisedimeve të Kosovës me Serbinë. Çka ka më të rëndësishme se qëndrimi i Shqipërisë dhe Kosovës ndaj Serbisë të jetë i njëjtë. Çka ka më të rëndësishme që bashkëpunimin me Serbinë, marrëveshjet me Serbinë të mos i bëjë vetëm Shqipëria, ose Kosova, por t’i bëjnë vetëm kur i bëjnë bashkërisht”, tha Qosja.

“Është me rëndësi shumë të madhe që këta dy kryeministra të bashkojnë mendimet e veta dhe të mendojnë në mënyrë të njehsuar, të përbashkët. Çështja e Kosovës nuk e realizon rëndësinë e vet nëse edhe Shqipëria nuk është me të. Për këtë arsye do të thosha këtu para jush, do t’i ftoja, kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën, që është më i vjetër se ai i Kosovës, Albin Kurti, që të merren vesh mes vetes, t’i harmonizojnë mendimet dhe qëndrimet e veta. Të mendojnë se ata duhet të bëjnë një politikë, jo dy politika kombëtare për Kosovën, Shqipërinë, për popullin shqiptar në përgjithësi”.

Sa i përket nismës së Ballkanit të Hapur, ku Kosova nuk pranon të bëjë pjesë, Qosja shpreh keqardhje pikërisht për qëndrimet e kundërta që kanë dy shtetet shqiptare.

“Një gjë më bën përshtypje. Marrëveshja e kryeministrit të Shqipërisë me kryetarin e Serbisë, bisedimet me të, si të them, disi nuk i pranoj me qejf. E dimë çka ka ndodh në Kosovë, çka ka bërë regjimi i Sllobodan Millosheviçit në Kosovë, dhe dua të them se ato nuk harrohen lehtë. Është mirë t’i harrojmë të këqijat, të çlirohemi, por nuk harrohen lehtë. Nuk them se do të hakmerremi, por them se s’do të harrohen”, tha ai.

/a.r

Next Post
“The making of Albanians”

Ben Andoni: Prezenca e KFOR-it në Kosovë, një kthim pas në rezolutën 1244

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

SHBA-ja i shpall Institutet kineze Konfuci kërcënim për sigurinë kombëtare

October 24, 2026
Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

Momenti kur protestuesit e PD-së i vënë flakën “sofrës” dhe ulëseve të vendosura nga Rama për dialog para Kryeministrisë!

October 24, 2026
Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

Bill Gates paralajmëron për 20 vjet trazira nga inteligjenca artificiale: Do të ketë fitues dhe humbës, shoqëria s’është gati

October 24, 2026
Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

Nisin protestat në Francë, ANTIFA paralajmëron kaos! Macron u përgjigjet me masa të forta sigurie

October 24, 2026
Zelenskyy mbështet ‘ngrirjen’ e vijës së frontit si hap të parë drejt armëpushimit në Ukrainë

Zelensky: Negociata për paqen do mbahen në muajin nëntor! Takimi Ukrainë-Rusi-SHBA, në Abu Dhabi

October 24, 2026
FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

FOTO-LAJM/ Gjëmim daulleje, valle tropojane dhe thirrje për revolucion, mbështetësit e PD-së kërcejnë rreth zjarrit para Kryeministrisë

October 24, 2026
“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

“U bënë thirrje për molotovë, gurë e sulme ndaj efektivëve”- Policia: Distancohuni nga dhuna, prindërit të ruajnë fëmijët! Do të identifikohen të gjithë

October 24, 2026
Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

Protesta edhe në Spanjë, por pa dhunë! Kërkohet zgjidhje për krizën e strehimit

October 24, 2026
Kovaçi: Bojkoti nis sot deri në plotësimin e kërkesave të studentëve

Pedagogu në auditor dhe deputeti në Kuvend

October 24, 2026
“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

“Paguaj 2-3 patronazhistë dhe…”- Revolucionarja e protestës i tregon deputetes socialiste Sara Mila “sekretin” se si blihen komentet online

October 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In