• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qosja: Mendja e turbulluar e Bashës e rrezikon popullin

by Java News
15/05/2017 18:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Rexhep Qosja ka komentuar zhvillimet e fundit në Shqipëri, që prej ngritjes së çadrës së PD-së në Tiranë.

“E shikoj shqetësuese dhe, në pikëpamje politike, kulturore dhe kombëtare e shikoj shumë dëmtuese atë çadër, atë çadër me të cilën protestohet për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për zgjedhje që mbahen që njëzet e pesë vjet, për zgjedhje për të cilat Kushtetuta e ligji kërkojnë, obligueshëm, prej shtetit dhe prej të gjitha partive, që të jenë të lira e të ndershme, për zgjedhje për të cilat me Kushtetutë e me ligje janë caktuar procedura, janë siguruar organe politike, shtetërore, kombëtare e ndërkombëtare, që mbikëqyrin mbajtjen e tyre. Dhe, çdo shkelje, çdo cenim i rregullave, i procedurave, i mirëvajtjes ndëshkohet apo duhet të ndëshkohet. E gjithë kjo, siç e kemi parë gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve, nuk do të thotë se nuk ndodhin shkelje e cenime të zgjedhjeve. Dhe, sa mbaj mend unë, gjatë këtyre njëzet e pesë vjetëve ato rregulla e procedura, ato liri e ndershmëri më së shpeshti i ka shkelur e cenuar pikërisht ai që ka shpikur çadrën! Çadra nuk është metaforë e lirisë! Çadra është metaforë e dhunës, metaforë e kaosit! Them kështu sepse me dhunë synohet të prishen zgjedhjet dhe me kaos synohet të ndryshohet vetëdija e votuesve shqiptarë!

Jemi hapësirë e vogël për aq shumë mosmarrëveshje, për aq shumë ballafaqime, për aq shumë mosdurime, për aq shumë urrejtje të ndërsjella. Dhe, haraçin e të gjitha këtyre të zezave e paguajnë jo ata që i bëjnë ato po tjetërkush: i paguan populli, i shpërfilluri nga klasa politike”, thotë Qose, ndërsa flet në një intervistë për gazetën Dita.

I pyetur për Bashën, Qosja shprehet:

“Jam shumë, shumë i çuditur se si një njeri politik, relativisht i ri, dyzet e dy tre vjeç, kryesisht i shkolluar në kushtet e pluralizmit politik partiak, pjesërisht i shkolluar a i çshkolluar përjashta, ka një mendje aq të shtangur, aq dogmatike si kryetari i PD-së, Lulzim Basha, ka një mentalitet aq të mbetur mbrapa,është aq i tejmbushur me etje pushtetore, është aq i tejmbushur me urrejtje politike ndaj kundërshtarit kryesor! Po them i shkolluar a i çshkolluar sepse neve prej përjashta sot po na vijnë jo vetëm të shkolluar po edhe të çshkolluar, po na vijnë edhe të çshkolluar siç vinin oficerë të shkolluar në Italinë fashiste në kohën e Zogut, që prodhoheshin sipas devizës musoliniane: bona per Albania.

Çuditem shumë, shumë, sesi në Shqipëri e në Kosovë prej këtyre të shkolluarve përjashta sipas devizës bona per Albania po na dalin ministra, zëvendësministra, këshilltarë kryetarësh e kryeministrash, drejtorë e kryeredaktorë, anëtarë bordesh, madje edhe gazetarë qëme sjelljet e tyre kur e kur ua kalojnë edhe stalinistëve më të përbetuar!

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka shkuar shumë larg, shumë larg me ato ultimatumet e tij staliniste:s’ka dhe s’ka zgjedhje pa qeveri teknike! S’ka dhe s’ka zgjedhje me Edi Ramën kryeministër! Me betejën tonë do ta rrënojmë republikën e vjetër! Askush s’mund ta ndalë dot kauzën e opozitës! E të tjera.</p>

E dëgjuat se çka u premtoi shqiptarëve një natë ai.

Me luftë totale, tha, do të rrënojmë republikën e vjetër! Fizikisht do ta marrim Shqipërinë!

Kryetari i PD-së i premtoi Shqipërisë, i premtoi popullit shqiptar, luftë totale.

Togfjalëshi politik, dhe luftarak, luftë totale është i njohur në krejt botën qe 74 vjet! Dhe, i tmerron të gjitha shtetet dhe të gjithë ata që ia dinë prejardhjen. Më 23 shkurt të vitit 1943, ndërtuesi i propagandës naziste, hitleriane, Gebelsi, kishte mbledhur disa dhjeta mia gjermane, intelektualë, oficerë e të tjerë, në një sallë të madhe dhe u kishte premtuar, pas disfatës në Stalingrad, ku feldmareshali Fridrih von Paulus kishte kapitulluar me armatën e tij, se Gjermania do të fillojë luftën totale, e cila, duke qenë luftë totale, s’ka se si të mos sjellë fitoren!

E kryetari i PD-së, 74 vjet më vonë, pas Gebelsit, na premtoi se me luftë totale do ta çlirojë Shqipërinë prej demokracisë, prej reformës së drejtësisë, prej vetingut, prej orientimit të saj evropian!

Porsi atë fjalinë famëkeqe me të cilën e shënoi kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën si rrezik për rajonin, edhe fjalinë tjetër të Lulzim Bashës Me luftë totale do ta rrënojmë republikën e vjetër pas shqiptimit të dytrihershëm ia hoqën prej repertorit ata që nuk e kanë mendjen të histerizuar si ai.

Nuk mund ta di a e futi Lulzim Basha në përdorimin e tij kërcënues togfjalëshin skëterror luftë totale nga mosdija apo me qëllim, por e di: një parti politike që udhëhiqet prej një njeriu me mendje aq të turbulluar, aq të dogmatizuar, siç tregohet Lulzim Basha në çadër, e rrezikon shumë veten në të gjitha pikëpamjet, e rrezikon shtetin në të cilin vepron dhe e rrezikon popullin prej pjesëtarëve të të cilit është i përbërë ai shtet. E misioni kombëtar i Partisë Demokratike të Shqipërisë, në të vërtetë i përfaqësuesve të saj, nuk duhet të mbesin as katastrofa e vitit 1997, as grusht shteti i dështuar në shtator të vitit 1998, as tragjedia e Gërdecit, as vrasja e protestuesve më 21 janar 2011, as shkeljet jo dhe të rralla të Kushtetutës e të ligjeve, po ndërtimi demokratik i Shqipërisë.

Ajo, PD-ja ka anëtarë, ajo ka veprimtarë, ajo ka mendje të shquara, por ata i ka shpërfillur ish-kryetari i saj Sali Berisha ditën që e ka emëruar Lulzim Bashën kryetar të saj! Për të gjitha këto arsye është e rëndësishme për vetë PD-në, që është parti historike në politikën shqiptare, është e rëndësishme për Shqipërinë, që PD-ja të bëjë ndryshim në organizimin e saj e në veprimtaritë e saj, e për t’i bërë këto ajo duhet të lirohet prej fatamorganave të dy kryetarëve të saj, Sali Berishës e Lulzim Bashës.

Dua të shpresoj se zyrtari i lartë diplomatik amerikan Hoit Brajan Ji do të arrijë që kryetari PD-së Lulzim Basha të heqë dorë prej “luftës totale” dhe prej fatamorganës së quajtur “republika e re” e cila si tha ai me 13 maj “do të marrë me të gjitha mënyrat fatet e vendit nëse Rama nuk tërhiqet” dhe më në fund do pranojë zgjedhjet e 18 qershorit 2017”.

Next Post
Chelsea, tani shumë afër titullit të Premier

Formacioni i vitit në Premier Ligë dominohet nga Chelsea, ja 11 më të mirët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In