• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qosja: 3 gjërat për të cilat s’jam dakord me Ramën; Meta rri në dy karrige, mund të bjerë poshtë…

by A R
13/02/2017 21:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Akademiku Rexhep Qose deklaroi hapur se e ka mbështetur kryeministrin Edi Rama sapo ky i fundit nisi ta reformojë Shqipërinë, që e gjeti në një stad mes autarkisë dhe anarkisë. Por, profesor Qosja, për “Dritare me Rudinën” në Vizion plus, numëroi edhe tre gjëra që nuk i pëlqejnë te kryeministri Rama. “Mendoj se Edi Rama, është një politikan, shtetar dhe intelektual njëkohësisht. Ai për mua, është i rëndësishëm në radhë të parë sepse ka filluar ta reformojë Shqipërinë, ta bëjë një shtet bashkëkohor dhe ta evropianizojë. Shqipëria ishte si ishte, mes një autarkie dhe një anarkie. Edi Rama dëshiron ta reformojë Shqipërinë, ta modernizojë dhe kjo nuk është pak, por është shumë e rëndësishme për Shqipërinë dhe Kosovën.

Megjithatë, me gjithë këtë përkrahje që unë i kam dhënë dhe i jap Edi Ramës në përpjekjet e tij për reformimin e përgjithshëm të Shqipërisë, nuk do doja t’i shihja disa veprime dhe mendime të Edi Ramës.

Do të doja ta shihja më pak në televizion. Televizioni për një farë kohë i afirmon njerëzit, por televizioni edhe mund t’i dëmtojë, mund t’i shkatërrojë njerëzit në qoftë se e teprojnë.

Pra do masë dhe masa është formuluar në Greqinë antike prej Platonit e Aristotelit, masa është përbërës i veprës shkencore, i veprës artistike, i etikës, i sjelljes së njerëzve, i organizimit të tyre politik, shtetëror.

Do të doja që Edi Rama ta ketë këtë masë në paraqitjet e tij publike dhe të mos paraqitet në vendet e të gjithë ministrave të tij.

E treta, nuk do të doja që Kryeministri i Shqipërisë të futej në çështje fetare, Shqipëria dhe Kosova janë shtete laike, feja është e ndarë prej shtetit, politikanët nuk duhet të merren me çështje fetare. Është ligji, është Kushtetuta, çështjet edhe për fenë të cilat janë të rregulluara me ligj.

Tjetër, Papa Françesku është një figurë e madhe fetare, morale, etike, mund të jetë figura më e madhe në botë me ndikim etik. Unë kam shumë përkushtim për fjalët e tij, për ndikimin e tij në botë, por nuk e quaj të arsyeshme ngritjen e shtatores së Papës në një shtet laik. Unë nuk e quaj të arsyeshme këtë dhe nuk e quaj të arsyeshme sepse, e para, Shqipëria është shtet laik dhe nuk duhet t’i japim kuptime fetare dhe e dyta, jemi popull me tri fe dhe duhet të kemi kujdes për harmoninë shumëshekullore të vazhdueshme dhe që dëshirojmë e shpresojmë të vazhdojë kështu”, – tha Rexhep Qosja, në një intervistë të pazakontë për argumentet që numëroi për mënyrën e komunikimit politik të kryeministrit Rama, të cilin ai e ka mbështetur prej fillimit dhe ruan të njëjtin qëndrim ndaj tij.

PER METEN

Profesor Rexhep Qosja foli në “Dritare me Rudinën” në Vizion Plus, për përplasjet brenda koalicionit PS- LSI, duke drejtuar kritika ndaj partisë së Metës dhe vetë atij. Sipas Qosjes, LSI rri në dy karrige. Ndërsa për vetë liderin e partisë, Qosja tha se është një person i zgjuar e i shkathët, por ja çfarë i mungon, shkruan dritare.net.

“Aleanca shtetërore mes dy, tri partive nuk është parti. Në një parti mund të ketë mendime të ndryshme, por jo kur ke koalicion mes dy partive- u shpreh Qosja.

Lëvizja Socialiste për Integrim rri në dy karrige, nuk kam shumë mirëkuptim as për individët, as për intelektualët, as për politikanët, por as për partitë politike që rrinë në dy karrige. Përvoja historike ka dëshmuar se ata që rrinë në dy karrige, shpesh përfundojmë mes tyre.  Përfundojnë poshtë, mes dy karrigeve.

Ilir Meta lë përshtypjen e një politikani të zgjuar, të shkathët, por shkathtësia, zgjuarsia, përvoja politike, gjithmonë tregohet më e suksesshme, më e dobishme , nëse ka edhe një bazë të qëndrueshme etike. Nuk jam i sigurt se LSI e ka atë bazë të qëndrueshme përderisa aq lehtë mund të qëndrojë në dy karrige”, tha Qosja.

Bashkimi i Shqipërisë me Kosovën do të realizohet, zgjidhja më e mirë për rajonin

Për akademikun Rexhep Qosja, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, është një premtim natyror e ekzistencial, që do ketë rëndësi të jashtëzakonshme për të tashmen dhe të ardhmen.

“Procesi i bashkimit të Kosovës me Shqipërinë është i pashmangshëm, tha Qosja.. Nuk e them vetëm unë, – u shpreh Qosja, dhe nuk po e them për herë të parë.

Merreni me mend këtë bashkim, objektivisht në mënyrë të natyrshme, gjeografikisht, sa e çon përpara, sa e ngre jetën e shqiptarëve, sa e ngre standardin e shqiptarëve. , Por unë them se zgjidhja e kësaj çështjeje, pra bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një zgjidhje më e lehtë edhe për vetë rajonin, edhe për vet Bashkimin Evropian, pra është më e lehtë për administratën e Bashkimit Evropian, është më e lehtë për rajonin, të kenë punë administrative, politike, ekonomike, tregtare, kulturore me një shtet , sesa me dy shtete shqiptare”, u shpreh Qosja, shkruan dritare.net.

“Por çfarë duan këta njerëz që e kundërshtojnë idenë që është në të mirë të shqiptarëve?

Margaret Jursenar, një shkrimtare e madhe, shkruan: “mençuria është gjëja më e vështirë”. Pra, të mendosh mençur është më e vështira. Këtë dëshirojmë, që njerëzit që paraqesin ide që bazohen në separatizmin e tyre brendakombëtar, të ngarkuar me një urrejtje shoviniste brendakombëtare, të fillojnë të mendojnë mençur për këtë çështje.

Bashkimin e Kosovës me Shqipërinë, bashkimin shqiptar, nuk mund ta arsyetojmë më me idenë e traditës sonë, me idenë e romantizmit, por duhet ta arsyetojmë konkretisht, me të dhëna konkrete, ja pikërisht, këtë që po pyesni ju, çfarë i sjell bashkimi kombëtar popullit shqiptar?! I sjell shumë të mira, për jetën e tij të mirë, për ngritjen e standardeve në jetën e tij. Kosova ka disa të veçanta të saja natyrore, gjeografike, Shqipëria ka disa përparësi natyrore, gjeografike dhe kur bashkohen të veçantat natyrore të Kosovës dhe Shqipërisë, atëherë krijohen mundësitë, pasurohen mundësitë për jetë të gjatë më të mirë të të gjithë shqiptarëve. Kur bashkohen fuqitë krijuese të shqiptarëve në përgjithësi, në Shqipëri e Kosovë, ato fuqi krijuese sjellin shumë më tepër fryte dhe fryte shumë më të rëndësishme për jetën e të gjithë shqiptarëve. Për këtë arsye, bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, bashkimi i Shqipërisë me Kosovën, bashkimi shqiptar është një premtim natyror, historik, ekzistencial me një rëndësi të jashtëzakonshme për jetën e popullit shqiptar sot dhe në të ardhmen historike”, u shpreh Rexhep Qosja.

/dritare.net/a.m.

Next Post
VIDEO/ Përleshje masive mes 100 personave në një lokal

VIDEO/ Përleshje masive mes 100 personave në një lokal

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

U dënua për vrasjen e Nikulajt/ Ata që e rekrutuan në Angli, vunë çmim 500.000 euro për të vrarë Ruben Saraivën në burg

March 26, 2026
Këta nuk janë ‘aristokratë’, janë thjeshtë të paudhë

PD, pronë e Berishëve me ‘hipotekë’ dhe shakaja Salianji

March 26, 2026
Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

Shkak lufta? Europianët braktisin makinat me naftë, blejnë gjithnjë e më shumë mjete elektrike

March 26, 2026
Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

Poloni-Shqipëri/ Zbulohet formacioni i Kombëtares, Uzuni dhe Bajrami nga minuta e parë në fushë

March 26, 2026
Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

Çfarë do të ndodhte nëse SHBA sulmon ishullin Kharg, zemrën e naftës së Iranit

March 26, 2026
Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

Toni Gogu takim në Bruksel me ministren belge të Drejtësisë: Shqipëria s’ka ‘plan B’, por vetëm rrugën drejt integrimit në BE

March 26, 2026
Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

Arratisen drejt Shqipërisë, shpallen në kërkim tre shqiptarët e akuzuar për trafik droge në Belgjikë, humbin garancinë mijëra euroshe

March 26, 2026
Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

Greqia rrit pagën minimale, nga 1 prilli shkon në 920 euro

March 26, 2026
Trump: Po e fitojmë bindshëm luftën me Iranin. Nuk do të zgjasë shumë!

“Dhuratë” nga Teherani, Trump: Irani ka lejuar kalimin e dhjetë cisternave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit

March 26, 2026
Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

Lirohen hapësirat publike të zaptuara nga “varrezat” e automjeteve, Rama publikon videon

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In