• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kosova

QKU e Kosovës: Nga festimet, një person humbi syrin, të tjerët gishtërinjtë

by Java News
01/01/2017 14:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjatë 42 orëve të fundit në Qendrën Emergjente në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë gjithsej 22 persona, prej të cilëve një person ka humbur jetën në një aksident komunikacioni në fshatin Sllatinë, ndërsa, të tjerë janë lënduar nga përdorimi i mjeteve piroteknike, gjuajtja me armë dhe përdorimi i mjeteve të mprehta (thikave) gjatë natës së ndërrimit të viteve.

Specialisti i mjekësisë emergjente-reanimatori, Avdush Bajgora, për KosovaPress bëri të ditur se një numër i madh i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë kanë qenë me lëndime të ekstremiteteve. Disa prej tyre, sipas tij, kanë pësuar edhe amputimin apo këputjen e gishtërinjve, ndërsa, një pacient fatkeqësisht ka humbur syrin.

“Mund të them se nata e mbrëmshme e ndërrimit të motmoteve për Qendrën Emergjente ka qenë jashtëzakonisht e stërngarkuar. Gjithsej, brenda periudhës prej 42 orëve në Qendrën Emergjente kanë kërkuar ndihmë gjithsej më tepër se 22 persona të cilët kanë pasur fatkeqësi në trafik nga të cilët një ka humbur jetën.

Gjithashtu, kemi pasur edhe mjaft të lënduar si rezultat i pakujdesisë të përdorimit të mjeteve piroteknike, ku një numër i madh i pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë kanë qenë me lëndime të ekstremiteteve, disa prej tyre kanë pësuar edhe amputimin apo këputjen e gishtërinjve, ndërsa, një pacient fatkeqësisht ka humbur syrin”, tha ai.

Po ashtu, ai bëri të ditur se në mesin e pacientëve të cilët kanë kërkuar ndihmë kanë qenë edhe dy raste të cilët janë lënduar me armë zjarri, kurse, me mjete të ftohta tri raste, citohet Koha. (b.an)

Next Post
Mbretëresha Elizabeth II e lë meshën e Vitit të Ri, prej sëmundjes

Mbretëresha Elizabeth II e lë meshën e Vitit të Ri, prej sëmundjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

EMRAT! Vdesin dy të rinj shqiptarë në aksident në Itali, ja emrat

March 2, 2026
Milo: Fjalimi i Ramës do të ndikojë negativisht në marrëdhëniet me Greqinë

Sulmet ndaj Iranit, Milo: SHBA dhe Izraeli kanë shkelur të drejtën ndërkombëtare, ja si duhej vepruar

March 2, 2026
Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

Ekspertët: Ndërprerja e internetit, mjet i regjimit të dëshpëruar për të izoluar iranianët

March 2, 2026
Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

Ndodh për herë të parë, katër ndeshjet e Premier League me rezultate të njëjta

March 2, 2026
Kuvend/ Bardhi: S’e thotë opozita se zgjedhjet u morën peng nga krimi, por shefi i delegacionit të PE!

Pse kërcënon Gaz Bardhi të shembë Parlamentin?

March 2, 2026
444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

444 ditë që ndryshuan historinë! Si u kthyen SHBA dhe Irani nga aleatë në armiq

March 2, 2026
Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

Peleshi takon Kurtin në Prishtinë: Mbështesim agjendën euro-atlantike të Kosovës

March 2, 2026
Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

Për shqiptarët në zonat e konfliktit, Rama me ambasadorët: Me ekipet tuaja informoni në kohë reale!

March 2, 2026
Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

Një çantë e dyshimtë në Tiranë, njësia anti-eksploziv dhe policia në vendngjarje

March 2, 2026
Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

Berisha: Rama sfidoi shqiptarët dhe ndërkombëtarët, u tha se lufta kundër korrupsionit është më e dëmshme se korrupsioni

March 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In