QKR, Vjero: 2500 regjistrime në tri ditë pas aksionit
Drejtoresha e Qendrës Kombëtare të Regjistrimit, Vasilika Vjero ka deklaruar të premten se, efektet e operacionit të qeverisë kundër informalitetit janë ndjerë në ditët e fundit, kur është verifikuar dhe fluksi më i madh i regjistrimeve pranë sporteleve të QKR-së.
“Në muajin gusht ka pasur mbi 4.600 biznese të regjistruara, ndërsa në ditët e para të shtatorit kemi një fluks në rritje të kërkesave për regjistrim, mbi 2.500 biznese”, ka deklaruar Vjero.
Një tjetër pikë ku drejtoresha e QKR-së e ka vënë theksin ka qenë ajo e regjistrimit të kompanive të huaja, që sipas saj në 9-mujorin e fundit ka treguar një prani prej 19 për qind.
Redaksia Java News/ f.g









