• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

QKR, 13,000 biznese dorëzojnë bilancet online, gjobë për aplikimet pas afatit

by
04/08/2015 11:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kur ka vetëm disa ditë që ka përfunduar afati ( 31 korrik) për dorëzimin online të pasqyrave financiare, Qendra Kombëtare e Regjistrimit njofton se deri tani janë dorëzuar mbi 13,000 aplikime. Dorëzimi i bilanceve në rastin e QKR-së është mbi bazë vullnetare ( ndryshe nga sa ndodh me tatimet) ndaj dhe procesi vazhdon, por gjithmonë i shoqëruar me sanksione. Pra, nëse një biznes do të kërkojë të marrë një shërbim pranë kësaj qendre dhe nuk ka dorëzuar pasqyrat financiare atëherë do të duhet të paguhet gjoba në masën 15,000 lekë.

Në faqen zyrtare e-albania është hedhur një njoftim ku thuhet se : “Aplikimi për depozitimin e pasqyrave financiare, raporteve të auditi dhe të veprimtarisë i kryer jashtë afatit ligjor do të refuzohet, nëse subjekti nuk ka shlyer sanksionin administrativ përkatësisht gjobën në masën 15, 000 lekë të parashikuar në pikën 3, të nenit 74, të Ligjit Nr. 9723/2007. Për të vijuar më tej me aplikimin duhet që të bashkëlidhni edhe mandatin e pagesës së gjobës së derdhur në një nga bankat e nivelit të dytë, mandat i cili për tu klasifikuar si i vlefshëm duhet të përmbajë të dhënat si më poshtë: – Emrin e subjektit; – Numrin Unik të Identifikimit të Subjektit NUIS/NIPT; – Përshkrimi (Depozitimi i pasqyrave financiare, raportit të auditit dhe veprimtarisë pranë QKR për vitin_________)”.

Sipas burimeve zyrtare pranë këtij insitucioni ka pasur edhe raste kur biznesi i ka dorëzuar pasqyrat financiare me mangësi në dokumentacion dhe aplikimi nuk është konsideruar i vlefshëm. Edhe në këtë rast biznesi i nënshtrohet masave ndëshkimore./Monitor/

Next Post

Studimi/ Ja sekretet e bukurisë së Irina Shayk

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com