• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, September 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qitësi dyshohet të jetë ish-ushtarak”/ Ekzekutimi me snajper i Gëzim Sinomatit, gazetari: Pse vrasja ishte e mirëorganizuar, ja pistat ku po hetohet

by Java News
08/01/2024 21:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë më parë (7 janar) në qytetin e Vlorës u vra me snajper Gëzim Sinomati, i cili ishte duke pirë cigare në ballkonin e shtëpisë së tij.

Gazetari i News24 në Vlorë, Erik Mehmeti tha në “Open” se atentati i një nate më parë në Vlorë është ndër më të organizuarit nga mënyra se si është kryer. Ai thotë se vrasja me snajper dyshohet të jetë kryer nga qitës profesionist, që mendohet se mund të jetë edhe një ish-ushtarak.

“Mendohet se mund të ketë qenë person i huaj. Në vitet e fundit, ka pasur rreth tre atentate të tilla. Sa i përket autorëve, ka pasur një ndjekje të automjetit drejt stacionit të trenit dhe aty, falë edhe errësirës, autorët kanë arritur të largohen. Autori dyshohet të ketë qenë në sheshpushimin e një objekti tjetër prej rreth 35 metrash.

Viktima lëvizte lirshëm në qytetin e Vlorës, ndërsa familjarët e tij ecnin me automjete të blinduara. Në vendin nga ku është kryer qitja, nuk ka pasur lëvizje të banorëve. Vetë policia ka hedhur edhe një dyshim tjetër, është se autori mund të ketë qëlluar edhe nga një automjet në lëvizje. Nëse është realizuar nga automjeti tip BMW i bie që procezioni ka qenë shumë më i lartë. Atentatet në Vlorë kruhen thuajse me të njëjtin lloj automjeti.

Në atentatet e mëparshme janë përdorur kryesisht kallashnikovë dhe pistoleta, por në këtë rast është përdorur me një snajper me precizion të lartë. Hetimet që po kryhen është për shkak të dyshimeve se mund të jetë një ish-ushtarak i trajnuar mirë. I riu lëvizte në qytetin e Vlorës me automjet normal, ndërsa të afërmit lëviznin me mjete të blinduara, qoftë babai, qoftë edhe xhaxhai. Kohë më parë, një nga të afërmit e tij që iu bë atentat, u kontrollua nga policia brenda një automjeti të blinduar me dokumente të rregullta.

Pas kësaj ngjarje, mund të ketë një rizgjim të ngjarjeve kriminale. Viktima nuk ka pasur asnjë skedë kriminale dhe nuk është identifikuar si person problematik. Ka qenë një nga atentatet më të mirëorganizuara, që nga goditja, fikja e dritave e deri tek djegia e automjetit vetëm rreth 2 km larg. Aty nuk ka kamera sigurie. Po hetohet edhe se si është hequr energjia elektrike. Janë mbledhur rreth 50 kamera sigurie”, tha gazetari.

Next Post
Emrat/ Incident i rëndë në Metalurgjikun e Elbasanit: Dy të plagosur, njëri prej tyre vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Emrat/ Incident i rëndë në Metalurgjikun e Elbasanit: Dy të plagosur, njëri prej tyre vëllai i ish-ministres Evis Kushi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

Sot, Kosova proteston: UÇK na solli lirinë, çlirimtarët s’mund të dënohen

September 25, 2026
Mbledhja e kredive të këqija, BSH merr masa drastike, pezullon aktivitetin e dy kompanive

Paratë në bankë kanë ende gjini, gratë vetëm 44% e depozituesve

September 25, 2026
Horoskopi i Brankos për sot, e mërkurë 23 shtator 2026: Peshqit hyjnë në ditë vendimtare për dashurinë

Horoskopi i Brankos për sot, e premte 25 shtator 2026: Demi mund të marrë fitoren e parë të vjeshtës

September 25, 2026
Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

Arrestohet Riccardo Bossi, djali i themeluesit të Lega-s do të vuajë 5 vjet e 9 muaj burg

September 25, 2026
Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

Mot me vranësira dhe reshje shiu gjatë ditës së sotme

September 25, 2026
Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

Rama sot në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së, për çfarë pritet të flasë

September 25, 2026
Shqipëria që nuk guxon të kthejë kokën nga Veriu, sepse i kujton kohën e Enverit dhe racizmin ndaj kësaj zone

“Nuk ka punuar kurrë në Shqipëri, jo më në SHISH”, Haxhiu u përgjigjet akuzave për të birin

September 24, 2026
Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

Udhëzimi i ri i Ministrisë së Arsimit, ndryshime dhe shtesa për njësimin e diplomave të shkollave të huaja në vend

September 24, 2026
Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

Nufi përshëndet vendimin e Kuvendit: Misioni në Gaza e shndërron angazhimin e Shqipërisë në kontribut konkret

September 24, 2026
Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

Nesër përfundon afati i aplikimeve për kreditë pa interes, Ibrahimaj: Mbi 2100 aplikime në e-Albania

September 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com