Deputeti i PS, Erjon Braçe ka ironizuar ndaj deklaratave të ministrit grek të Mbrojtjes Panos Kamenos, i cili i veshur me uniforme ushtarake, lëshonte deklarate force pranë kufirit shqiptar.
Braçe kërkon nga politikanët grekë të mos zgjohen nga shekulli i kaluar pasi kanë pasur brenda diktaturën fashiste.
Ja postimi i Braçes në facebook:
“Qirie Panos Kamenos!
Ha ha ha ha ha ha ha ha ha!
Mos i zgjoni keta udheheqes greke!
Lerini te jetojne ne shekullin e shkuar, shekullin e tyre!
Nuk shpetojne dot nga ai shekull!
Kane patur edhe diktature fashiste brenda.
Respekt per secilin prej atyre qe luftoi per ti cliruar nga junta e tyre, por ishin te tjere burra ata, s’kane lidhje me Panon e sotem”.