• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qiratë vijojnë të rriten në Tiranë, kërkesa mbetet e lartë

by A R
09/02/2018 11:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Edhe pse tregu i objekteve për banim ka hyrë në një fazë të vrullshme prej rritjes së investimeve, sidomos dy vitet e fundit, kërkesa për qira nuk është zbehur.

Rritja e kërkesës dhe reflektimi i kostos së taksës së re të pronave ka sjellë një rritje të lehtë të çmimeve të qirave në muajin dhjetor 2017.

Sipas të dhënave të ISTAT, që kur çmimet e qiradhënies nisën rritjen në muajin mars të vitit 2017, tendenca ka rritëse ka vijuar duke kulmuar në muajin dhjetor ku çmimet e qirave ishte 3.6 për qind më të larta se ne muajin dhjetor të vitit 2016. Siç shihet nga grafiku i mëposhtëm rritja ka qenë më e fortë gjatë muajve nëntor dhe dhjetor.

Zakonisht në muajin dhjetor dhe në janar ndryshojnë kontratat e qirasë për biznesin. Këto lloj kontratash rishikohen zakonisht njëherë në vit dhe shumica e tyre janë të noterizuara. Rishikimi gjatë muajit dhjetor ka sjellë një rritje të lehtë të tyre për shkak se pronarët e vërtete i kanë revizionuar me kostot që krijon përllogaritja e taksës së banesës.

Në prill të këtij viti hyn ne fuqi tatimi i ri për ndërtesat, i cili do të jetë 0.05% e vlerës zyrtare te banesës për qytetarët dhe 0.2% për bizneset.

Siç ishte lajmëruar edhe më herët baza e taksës nuk do të jetë më sipas modelit të vjetër, por në përqindje bazë të vlerës së ndërtesës. Ky ndryshim ka sjellë rritjen e vlerës së qirasë për bizneset, teksa qiradhënësi e transferon rritjen e kësaj takse te qiramarrësi, ndërsa për qytetarët nuk sjell ndryshime me tendencë rritëse. Mirëpo duke qene se kontratat e bizneseve rishikohen me se shumti ne dhjetor, pronaret e objekteve kanë rritur qiratë ndaj tyre duke reflektuar barrën fiskale katër muaj me herët.

Nga ana tjetër fluksi i ndërtimeve të reja që nisi vitin e kaluar ende nuk është bërë i banueshëm teksa kërkesa sidomos në Tiranë vijon të rritet.

Teksa fuqia e blerëse e apartamenteve është e përqendruar tek një shtresë e popullsisë që i investon likuiditetet në blerje banesa, pjesa tjetër që kanë nevoja për strehim vijojnë të përdorin qiranë.

Gjithashtu një pjesë e kontratave të qirave janë rinovuar gjatë muajit dhjetor dhe të rejat janë lidhur me çmime më të larta se vitin e kaluar.

Sipas të dhënave nga statistikat e popullsisë Tiranë shtohet me rreth 20 mijë banorë të rinj vit. Banorët e rinj vijnë kryesisht nga qytetet e tjera, të tillë si familjet që zhvendosen për një jetë më të mira në kryeqytet. Gjithashtu një pjesë e studentëve nga rrethet që kryejnë studimet e larta në Tiranë preferojnë të vijojnë jetën në Tiranë./Monitor/a.m.

Next Post
Stoiçkov: “Nuk e shoh Neymarin në Madrid”

Stoiçkov: “Nuk e shoh Neymarin në Madrid”

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

Të fshehura në prozhektorët e makinës, FRONTEX sekuestro 55 mijë euro cash në kufirin malazez, mes tyre edhe kartëmonedha shqiptare!

September 1, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme rrisin çmimin e naftës, Brent ngjitet në 93 dollarë për fuçi

Rikthimi i luftës në Lindjen e Mesme, ‘arratiset’ çmimi i naftës, kalon 94 dollarë për fuçi! Rritet dhe gazi, mbi 74 USD

September 1, 2026
Tanket izraelite rrafshojnë Gazën, evakuimi i pashmangshëm, ndihma bujare për ata që shpërngulen në jug

OBSH paralajmëron: Sezoni i ardhshëm i reshjeve në Gazë kërcënon shëndetin publik!

September 1, 2026
Emri/ Plagosje me armë zjarri në Vlorë, 19 vjeçari me urgjencë në spital. Mister shkaku

Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

September 1, 2026
“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

“S’mund t’i përsërisim zgjedhjet vazhdimisht”- Kurti reagon për 6 deputetët e LDK që s’do votojnë Sejdiun si president: Veprim negativ!

September 1, 2026
Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

Sulmi me dron rus në Lajpcig, edhe Greqia shpreh solidaritet me Gjermaninë! Mitsotakis: Kërcënimi do të dështojë!

September 1, 2026
Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

Ish-ambasadori në SHBA: Projektligji për Serbinë në Kongres duhet marrë seriozisht!

September 1, 2026
“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

“Përballë luftës hibride s’ka vend për hezitim”- Sulmi me dron në Lajpcig, reagon Rama: Jemi përkrah Gjermanisë! Akt agresioni rus kundër sigurisë së Evropës

September 1, 2026
Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

Protestuesit largohen nga bulevardi, Rama lë Kryeministrinë nën masa të rrepta sigurie!

September 1, 2026
Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

Këngëtari Harry Style dhe aktorja Zoe Kravitz bëjnë planet e dasmës! Zbulohen detajet, në fillim ceremonia private dhe më pas…

September 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com