• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qiratë ditore: Vlora dhe Durrësi ‘sfidojnë’ Tiranën për fitimet

by A R
17/08/2026 08:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Tregu i qirave afatshkurtra në Shqipëri po zgjerohet dhe tashmë përfshin jo vetëm Tiranën, por edhe qytetet bregdetare dhe destinacionet turistike.

Tirana mbetet tregu më i qëndrueshëm gjatë gjithë vitit, falë turizmit, udhëtimeve për biznes dhe qëndrimeve të shkurtra. Në gjysmën e parë të vitit 2026, kryeqyteti regjistroi rreth 63 mijë net-qëndrime në muaj dhe gjeneroi rreth 16.3 milionë euro të ardhura.

Në bregdet, situata është ndryshe. Vlora, Durrësi, Golemi dhe Saranda kanë kërkesë më të fortë gjatë verës, por edhe tarifa më të larta. Vlora regjistroi mbi 110 mijë net-qëndrime vetëm në qershor dhe rreth 15.5 milionë euro të ardhura në gjashtë muajt e parë të vitit. Durrësi gjeneroi rreth 7.7 milionë euro.

Sa i përket tarifave, mesatarja për një natë në gjysmën e parë të vitit ishte rreth 42.4 euro në Tiranë, 48 euro në Vlorë, 49.4 euro në Durrës dhe 51.3 euro në Golem.

Në qershor, çmimet në bregdet u rritën ndjeshëm, duke arritur rreth 75 euro në Vlorë, 76 euro në Durrës dhe 72 euro në Golem.

Edhe zënia e apartamenteve ndryshon sipas destinacionit. Tirana kishte një normë zënieje prej 63.6% në qershor, ndërsa Vlora arriti në 62.2%, Durrësi në 60.3% dhe Golemi në 57.9%.

Nëse një apartament jepet me 50 euro nata dhe qëndron i zënë për 15 ditë në muaj, të ardhurat bruto arrijnë në rreth 750 euro.

Megjithatë, nga kjo shumë duhen zbritur shpenzimet për mirëmbajtje, pastrim, taksa dhe periudhat kur prona qëndron bosh.

Të dhënat tregojnë se leverdia më e madhe në muajt e sezonit është në zonat bregdetare, ku çmimet ditore rriten ndjeshëm dhe kërkesa përqendrohet në verë. Tirana, nga ana tjetër, ofron më shumë stabilitet gjatë gjithë vitit, por me tarifa më të ulëta dhe konkurrencë më të madhe.

Për këtë arsye, blerja e një apartamenti për ta dhënë me qira afatshkurtër mund të jetë më fitimprurëse në bregdet, sidomos në zona pranë plazhit dhe me kërkesë të lartë turistike. Megjithatë, vendndodhja, cilësia e pronës, sezonaliteti dhe norma e zënies janë faktorët kryesorë që përcaktojnë nëse investimi ia vlen.

/Marrë nga Monitor

Next Post
EKSKLUZIVE / Sondazhi: Çfarë rezultatesh zgjedhore do të kishim nëse do të votohej së afërmi?

Kur pacienti nuk i pëlqen rezultatet e radiografisë…

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

Nations League: Franca përmbys Belgjikën, Italia triumfon ndaj Turqisë

October 5, 2026
Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

Duka: Opozita mund të vijë në pushtet vetëm nëse ndryshon kandidatin për kryeministër

October 5, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Ndryshimet në Kodin Penal, ‘trondit’ ministri i Drejtësisë: 56% në paraburgim janë pa vendim gjykate

October 5, 2026
Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

Kokainë në hotel: Arrestohen 6 persona në Austri, mes tyre 3 shqiptarë dhe 3 italianë

October 5, 2026
VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

VIDEO / ‘Prandaj PS të ka besuar…”, Kryebashkiaku debat me Maznikun: Ku do të merren lejet e urbanistikës?

October 5, 2026
Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

Policia për aksidentin Elbasan-Peqin. Humbi jetën një e moshuar, u plagosën 3 të tjerë

October 5, 2026
Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

Rubio: Tërheqja e bombarduesve B-1 nga Fairford nuk lidhet me atentatin e dyshuar iranian

October 5, 2026

Veliaj firmos nga paraburgimi: Sadi Vorpsi dhe Sara Goxhaj, nënkryetarë të Bashkisë Tiranë

October 5, 2026
Zgjedhjet/ Koçi: PS merr 80 mandate, Rama në listën e hapur do shkatërronte garën

“Protestuesit kanë të njëjtat kërkesa si Berisha”, Koçi: E kanë mendjen vetëm të ikë Rama…

October 5, 2026
A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? -

A po vendos Irani një taksë për të lejuar trafikun e naftës përmes Hormuzit? –

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com