• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qiradhënia e tokave bujqësore, drafti si do veprohet me investitorët strategjikë

by S T
07/02/2025 18:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një draftligj i hedhur për konsultim lidhur me qiradhënien e tokës bujqësore përcakton edhe rastet sesi do të veprohet me toka që do të kalojnë tek investitorët stratejgikë.

Në nenin 15 të ligjit përcaktohet se tokat që janë pjesë e Fondit të dedikuar për këtë kategori investiroësh nuk janë pjesë e ankandeve që zhvillohen nga ministria përgjegjëse për bujqësisë.

I njëjti nen i ndryshuar përfshin edhe pikën se çfarë ndodh me tokat dhe nënshkrimin e kontatës kur ato jepen për ndërtimin e impianteve agrifotovolatikë pra tokë ku edhe kultivohen disa kultura bujqësore specifike edhe vendosen panele për prodhim energjie.

“Tokat bujqësore në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësisë që kalojnë në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike përjashtohen nga ankandi publik.

Kur subjektet e shpallur investitorë strategjikë, marrin me qira tokën bujqësorë dhe prodhojnë energji nga burime të rinovueshme me sisteme agrifotovoltaik, kontrata nënshkruhet nga ministria përgjegjëse për bujqësinë, ministria përgjegjëse për ekonominë dhe ministria përgjegjëse për energjinë” thuhet në projektligj.

Për tokat me bonitet 9 dhe 10 që është shkalla më e ulët e produktivitetit të tokës investitorët strategjikë mund të ndërtojnë edhe impiante fotovolatikë pra me qëllimin e vetëm të prodhimit të energjisë.

“Tokat bujqësore të kategorisë 9 dhe 10 të Bonitetit, në administrim të ministrisë përgjegjëse për bujqësisë lejohen të jepen për aktivitet fotovoltaik vetëm për investitorët strategjikë sipas vendimit të Komitetit të Investimeve Strategjike. Sipërfaqet përkatëse të tokës transferohen në Fondin e Pasurive të Paluajtshme për Mbështetjen e Investimeve Strategjike” thuhet në draftin e rishikuar sa i takon qiradhënies së tokave bujqësore.

Një tjetër ndryshim por që nuk lidhet me investitorët strategjikë është ajo për shtimin e disa kategorive të tjera që mund të marrin tokë shtetërorë me qira për një afat 30 vjeçar siç janë investimet në sera apo infrastrukturë mbështetëse për hidroponi dhe akuaponi./Monitor

Next Post
“Shqipëria mikpret samitin e NATO-s”, Rama: Kemi luftuar gjatë me stigmën, ishim si Koreja e Veriut në Europë

"Shqipëria mikpret samitin e NATO-s", Rama: Kemi luftuar gjatë me stigmën, ishim si Koreja e Veriut në Europë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

GJK pranon kërkesën e PD për verifikimin e procedurës së zgjedhjes së Avokatit të Popullit, kalon për gjykim çështjen

March 19, 2026
Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

Dyshohet se fshehu provat e nuk arrestoi një person, AMP ndalon punonjësin e Policisë në Tiranë (EMRI)

March 19, 2026
Pse po shkruaj për Ilir Metën

Pse po shkruaj për Ilir Metën

March 19, 2026
Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

Stërvitjet e ushtrisë serbe afër Kosovës/ Kurti i quajti provokime, reagon KFOR-i: Nuk përbëjnë rrezik për sigurinë

March 19, 2026
Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In