• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, September 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Qindra grabitje, gazeta gjermane artikull për bandën e tmerrshme shqiptare

by A R
11/07/2018 20:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazeta “Badische Zeitung” i kushton një artikull në numrin e së mërkurës (11.07) rastit të arrestimit të një grupi vjedhësish nga Shqipëria, që vepronin në jug të Gjermanisë dhe në Francë.
Aksioni ishte i koordinuar mes autoriteteve franceze, atyre gjermane, Europolit dhe policisë shqiptare. Në kuadër të këtij bashkëpunimi u realizuan në fillim të korrikut një seri kontrollesh nëpër shtëpi dhe restorante në Shqipëri, ku janë seksuestruar sende të vjedhura si dhe prova të tjera për veprimet e grupit. Vlerësimi i sendeve dhe provave do të pasojë. Si të dyshuar për vjedhjet janë marrë në arrest hetimor ndërkohë pesë persona.

Hetime afatgjata

Kontrolle janë kryer edhe në Gjermani në Ortenau, në Offenburg, ku brenda korrikut do të hapen proceset gjyqësore. Hetimet e kanë pasur fillesën e tyre, sipas një njoftimi të Prokurorisë, të Presidiumit të Policisë në Offenburg dhe Europolit, në fillim të vitit 2017, pasi në zonën e Rastatt, Offenburg dhe Freiburg ishin shtuar vjedhjet nëpër shtëpi. Atëherë qe arrestuar një nënshtetas shqiptar, ndërkohë që dyshimi ndaj dy shqiptarëve të tjerë nuk u provua tërësisht. Ndërkaq edhe autoritetet franceze hetonin ndaj një grupi shqiptarësh, që ishte i specializuar për vjedhje nëpër shtëpi në Europë. Në janar 2018 në Gjermani u arrestuan tre shqiptarë, pasi informacioni vinte nga autoritetet franceze të hetuesisë, që kishin vrojtuar se si grupi po e shtrinte veprimtarinë edhe në Gjermani. Hetimet e përbashkëta çuan në mars 2018 në gjurmët e një personi tjetër, që u arrestua në Paris. Gjatë këtyre proceseve arritën të zbardhen shumë vjedhje të kryera nëpër shtëpi.

Kontrolle edhe në Shqipëri

Duke pasur dyshime, që në grup vepronin edhe persona të tjerë hetimet u zgjeruan në bashkëpunim me Europolin e me policinë shiptare. Si rrjedhojë janë kryer dy takime pune nën drejtimin e Autoritetit Policor të Bashkimit Europian mes shteteve të prekura Gjermanisë, Francës si dhe Shqipërisë. Në këto takime janë përpiluar strategjitë e përbashkëta të veprimit. Puna efektive u mundësua edhe nga mbështetja financiare prej Zyrës Federale të kriminalistikës dhe nga projekti i BE-së, PRINZ. Ky projekt është pjesë e fondit të BE-së për sigurinë e brendshme.

Në kuadër të aksionit të emërtuar “Joint Action Day” u realizuan kontrolle në nëntë shtëpi në Shqipëri. Policia shqiptare veproi e autorizuar dhe me mbështetjen e autoriteteve hetimore franceze dhe gjermane si dhe nga Europoli. Në Shqipëri është arrestuar edhe një person, i cili do të përgjigjet para gjyqit në Tiranë për vjedhje të kryera në vitin 2017 në Europë. Grupi i shqiptarëve dyshohet të ketë kryer rreth 60 akte penale në Gjermani dhe 45 në Francë. Krahas parave cash janë vjedhur edhe bizhuteri e orë. Përmes hetimeve financiare janë zbuluar transfertat në para si dhe personat e tjerë të involvuar të grupit, prej më shumë se 40 vetësh. Aksioni i suksesshëm jashtë territorit të BE-së në Shqipëri, sipas deklaratës së shtypit, u bë i mundur falë mbështetjes nga Europoli në Hagë, shkruan “Badische Zeitung”./gsh

Next Post
VIDEO / Erë e fuqishme në plazh, çadrat fluturojnë në ajër

VIDEO / Erë e fuqishme në plazh, çadrat fluturojnë në ajër

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Azili s’është më rrugë emigrimi. Aplikimet bien 28%, tani preferohen lejet e punës

Kriza e emigracionit, Gjermania: Jemi dakord për qendrat e deportimit jashtë BE

September 4, 2026
Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

Zjarret në Fier, OSSH stakon energjinë elektrike në linjat e tensionit të lartë për arsye sigurie

September 4, 2026
VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

VIDEO / “Largohuni urgjent nga…”, shtohet rreziku nga zjarret në Himarë, Bashkia publikon numrat e emergjencës

September 4, 2026
Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

Nju Jorku i thotë “jo” AI-së në shkolla, chatbot-et ndalohen deri në gjimnaz

September 4, 2026
Përfshihet nga flakët lokali në Tiranë, nuk ka të lënduar

Dy banesa të djegura në Himarë, rrezikohen edhe 40 të tjera

September 4, 2026
Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

Reagon Sandro Gozi: Rama e mori si akuzë, ne kërkuam vetëm të dimë kush ua mbylli llogaritë “Flamingove”

September 4, 2026
“Protokolli ynë me Italinë është këtu për të qëndruar”/ Meloni falënderon Ramën pas deklaratës për emigrantët

Meloni: Ne ekstremistë? Evropa po na kopjon modelin e kampeve me Shqipërinë

September 4, 2026
Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

Situatë kritike në Fier, ndërhyrje edhe në Dajt, shuhet vatra në Zall Herr. Ministri Nufi: FA në gatishmëri të plotë

September 4, 2026
Kali i Kaligulës

Kali i Kaligulës

September 4, 2026
Shqipërisë i mungon e djathta

Berisha gjysh dhe Berisha politikan

September 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com