Nga Sokol Balla
HEC-i i Vaut të Dejës, solli erozionin e plazhit të Velipojës. Devijimi i lumit të Ishmit për të mbushur liqenin e Patokut. ku projektuesit shpërfillën paralajmërimet për të patur kujdes dhe si pasojë solli dëmtimin e plazhit dhe “prishi kushtet natyrore që lumenjtë Ishëm dhe Mat kishin krijuar për formimin e një liqeni të ri dhe demtoi zonën bregdetare ku ndikon lumi Ishëm”. Shfrytëzimi tejmase i inerteve në Erzen në dy dekadat e fundit, shkaktoi erodimin e grykëderdhjes me 2200 metra. Kjo solli pasoja nga agresiviteti i rritur i detit, që rrezikon tashmë gjithë zonën turistike të Gjirit të Lalëzit dhe mund të sjellë edhe prishjen e argjinatures së fushës së bonifikuar të Durrësit dhe eventualisht edhe përmbytjen e saj. Gjatë projektimit të hidrovorit të Karavastasë, nuk merret parasysh ecuria e zhvillimit natyror të bregdetit të zonës. Si pasojë erozioni përfshin një vijë bregdetare prej 6 kilometrash. Tashmë [do vit deti në këtë zonë përparon me 20-25 metra dhe vetëm brenda dhjetë vjetëve, asaj ju morën nga deti rreth 200 hektarë.
Këto nuk janë pjesë e fantazisë së ndonjë shkrimtari. Një studiues, Spiro Boci, radhiste kohë më parë këto fakte, si disa nga atentatet e autoriteteve shqiptare ndër dekada, ndaj habitatit dhe ekosistemit. Sigurisht edhe qytetarët kanë mëkatet e tyre. Ndërtimet pa leje, lëmshi urban, vjedhja e vazhdueshme e inerteve, prerja e pyjeve, janë vetëm disa nga krimet dhe dhunimet që i kemi bërë ambientit. Por atentatet më të mëdha ndaj natyrës shqiptare, janë bërë nga shteti. Mjaft të konsultohesh me specialistë ujërash dhe mjedisi, për të rikonfirmuar për shembull, jo vetëm transformimin dramatik të luginës së Drinit, për shkak të digave të Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës. Skalata e Drinit, një [menduri financiare që Merhumi e bëri për të qenë energjitikisht i pavarur si Koreja e Veriut, sot jo vetëm është një rrezik sa herë rreshjet e mbushin në maksimum, por për shkak të mosmirëmbajtjes, për shkak të varfërisë së shtetit dhe madhësisë së objektit, ajo është në rrezik të vazhdueshëm [arjeje. Nëse kjo ndodh, Shqipëria nën ujë, mund të kthehet nga një fenomen stinor, në një realitet permanent.
Nga përmbytjet e fundit, ngrihet një pyetje: përse Veriu këtë vit i shpëtoi tragjedisë dhe uji ju fut vetëm Jugut në shtëpi dhe këpucë? Edhe Jugu, ashtu si Veriu, ka vuajtur nga përmbytjet në këto vite. Thjesht fati, e një mikroklimë më e ngrohtë, e shpëtuan këto vite nga shkrirjet masive të dëborës që përmbysnin Veriun, duke prishur argjinatura, diga dhe pasuritë e shqiptarëve [do vit. Pra, me një logjikë sempliste, deri diku edhe preferenciale politike, Jugu u la në mëshirën e fatit, sa kohë atje nuk po ndodhte tragjedia. Në një këndvështrim më të gjerë, sa kohë një tragjedi nuk ndodh, askush nuk mendon ta parandalojë.
Përkundrazi. Kanë qënë gjithnjë qeveritë që për qëllime politike, elektorale, apo personalo-piktoreske, vinin dorën dhe ndryshonin natyrën, sikur të ishin Dora e Zotit. Shikoni për shembull [farë ndodh me Liqenin (artificial) të Tiranës. i vetmi liqen që mban këtë përcaktor (artificial). Çka tregon se dikujt ju mbush mendja ta bënte. Ashtu sikur pas gjysëm shekulli, dikujt i shkoi ndërmend ta thante fare e ta mbushte me Pallate. Gjithmonë Dikujt, asnjëherë jo në dorë të Natyrës. Dhe natyra e Toka e gjejnë mënyrën e reagimit. Ato nuk hakmerren, thjesht kërkojnë të mbijetojnë.
Pak vite më parë, kur një breshër i madh prishi të mbjellat në Greqi, më vinte habi kur njerëzit në intervista televizive, ia vinin fajin shtetit. Po si mund të ishte ky faji i shtetit? Si mund të jetë qeveria fajtore, për rreshje që “ndodhin një herë në njëqind vjet”?
Sot mendoj ndryshe, pasi përmbytja e fundit tregoi pikërisht një fakt të pamohueshëm: Qeveritë u ndërruan, por uji mbeti.









