“Qeveritë do të rrëzohen me efektin domino”/ Kryeministri Orban: Me Trump dhe Merkel, lufta në Ukrainë nuk do niste kurrë!

Hungaria i kërkon Bashkimit Europian që të ndërtojë një strategji të re lidhur me luftën në Ukrainë. Kryeministri Viktor Orban sugjeroi se ajo nuk duhet të fokusohet në mbështetjen e Kievit apo Moskës, por si palë ndërmjetëse për një marrëveshje paqeje.

Ai vlerëson se Ukraina nuk ka fuqinë e nevojshme për të triumfuar, qoftë edhe me ndihmën e madhe të perëndimit.

“Është absolutisht e qartë se lufta nuk mund të fitohet në këtë mënyrë. Ukraina nuk do ta fitojë kurrë luftën kundër Rusisë me armët dhe trajnimet e personelit amerikan, është shumë e thjeshtë, pasi ushtria e Rusisë ka një dominim asimetrik”, u shpreh Orban.

Ai kritikoi sanksionet e Bashkimit Europian duke theksuar se ato më shumë po dobësojnë vendet anëtare se sa Rusinë. Orban paralajmëroi se kjo krizë, e cila aktualisht është vetëm ekonomike, shpejt mund të shndërrohet në politike me një efekt domino në rrëzimin e qeverive, dhe përmendi rastin e Britanisë, Italisë, Bullgarisë dhe Estonisë.

Kryeministri hungarez pretendon se kjo luftë mund të ishte shmangur, nëse bota do kishte pak më shumë fat.

“Nëse Donald Trump do të kishte qenë president i Shteteve të Bashkuara dhe Angela Merkel kancelare e Gjermanisë, kjo luftë nuk do të niste kurrë. Por ne nuk patëm fat, prandaj jemi në këtë luftë”, u shpreh Orban.

Në fund Orban tha se duhet arritur marrëveshje të reja me rusët, kinezët dhe amerikanët. Kryeministri sqaroi se për të do të kishte qenë shumë herë më e lehtë nëse do të negocionte me republikanët se sa tani me demokratët në pushtet./ INA

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com