Pas fitores në zgjedhjet e 25 qershorit në Partinë Socialiste kanë nisur edhe caktimet për funksionet e rëndësishme që do të marrin deputetët e kësaj partie.
Kështu, mësohet se vetë kryeministri Rama ka propozuar Gramoz Ruçin si kryetar të Kuvendit.
Këtë post për momentin e mban Ilir Meta, por ky i fundit është zgjedhur president dhe do ta lërë dëtyrën e kryetarit të parlamentit me 24 korrik kur do të betohet si president./Tema