• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, May 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeverisja faraonike e kryeministrit Rama

by Blendi Kajsiu
03/08/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Blendi Kajsiu

Qeverisja e faraonëve në Egjiptin e lashtë kishte dy karakteristika që të sjellin ndër mend qeverisjen aktuale. Së pari, ekzistonte një hendek sa i thellë aq edhe i pakalueshëm mes Faraonit që ishte (pothuajse) perëndi dhe vartësve të tij që ishin thjesht shërbëtorë të vullnetit të tij hyjnor. Së dyti, regjimi përqendrohej shpesh në ndërtimin e veprave monumentale që glorifikonin përjetësimin e Faraonit, siç janë piramidat e famshme.

Të dyja këto aspekte karakterizojnë qeverisjen e Edi Ramës sot, si në qeveri ashtu edhe brenda Partisë Socialiste. Kongresi i fundit i PS-së shërbeu mbi të gjitha për të thelluar hendekun mes liderit dhe vartësve të tij. Ishtë një tjetër piedestal që e ngriti edhe më lart figurën e liderit teksa ulte edhe më shumë profilin e vartësve të tij. Kongresi thërrmoi çdo iluzion se në PS mund të kesh karrierë politike, meritokraci, garë apo çdo proces politik demokratik dhe racional që mund të prodhojë figura me peshë politike jashtë vullnetit të shefit.

Vendosja e individëve anonim në poste kyçe të qeverisjes kryen dy funksione komplementare. Së pari, shkatërron çdo filiz karriere të ngritur mbi meritën dhe kontributin politik që mund ti bëjë sadopak hije apo rezistencë vullnetit të shefit. Në këtë mënyrë lideri privatizon procesin e prodhimit të kapitalit politik që duhej të ishte produkt i garës dhe i meritokracisë. Së dyti, dhe për pasojë, emërimi i anonimatit politik në poste kyçe të qeverisjes thellon hendekun mes Ramës dhe vartësve të tij si në parti edhe në qeveri.

Natyrisht që hendeku politik mes Edi Ramës dhe Taulant Ballës ishte mjaft i thellë. E megjithatë Balla kishte, dhe ka, një kapital politik të tijin brenda PS-së, pavarësisht simpative apo antipative që mund të kemi për profilin e tij politik.

Ndërkohë hendeku politik mes Ervin Hoxhës (ministrit të ri të brendshëm) dhe Edi Ramës është aq kozmik saqë mes tyre nuk mund të flitet për bashkëpunim por për ofrim shërbimesh. Në këtë mënyrë ministrat dhe zyrtarët transformohen nga bashkëpunëtorë në shërbëtorë të kryeministrit, ashtu sikurse dje ata ishin shërbëtor të Sulltanit apo pardje të Faraonit.

I njëjti transformim ndodh edhe me qeverisjen që reduktohet në funksion të glorifikimit të udhëheqësit më shumë se në funksion të nevojave dhe mirëqenies së qytetarëve. Ndonëse programi i rilindjes urbane të qeverisë Rama ka pasur suksese të dukëshme në shumë qytete të Shqipërisë, në Tiranë ai është përdorur për të imponuar dhe përjetësuar vizionin e kryeministrit më shumë se sa nevojat e qytetarëve.

Kullat e larta në Tiranë janë ekuivalenti simbolik i piramidave të faraonëve të Egjiptit. Ato shënojnë “kohën e Ramës” më shumë se nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Ashtu sikurse piramidat e faraonëve dje këto kulla sot shpesh ngrihen në kundërshtim me nevojat dhe dëshirat e qytetarëve. Kullat rrisin në mënyrë artificiale cmimin e metrit katror në Tiranë që nga qendra dhe drejt periferive, duke reduktuar mundësinë e blerjes së një apartamenti sidomos nga ciftet dhe familjet e reja. Ato uzurpojnë hapësirat publike dhe parqet që ishin të aksesueshme për të gjithë duke krijuar hapësira private ekskluzive për atë pakicë që i përballon cmimet e larta të shëbimeve që ofrojnë këto kulla.

E thënë ndryshe, qyetarët tanë sot në qendër duan parqe publike dhe jo kulla private. Problemi është se në një qeverisje faraonike vullneti i tyre është shumë më pak i rëndësishëm sesa përjetësimi historik i vizionit të faraonit. Ndaj nevoja e liderit për të lënë gjurmën e tij historike në fytyrën e Tiranës fshin nevojat dhe dëshirat e qytetarëve.

Ironia është së për historinë trashëgimia më e rëndësishme nuk është ajo materiale por ideore dhe shpirtërore (as Buda, as Jezusi dhe as Muhamedi nuk mbahen mend për tulla). Ndaj nuk është rastësi që ne sot kujtojmë me admirim Perikliun e Athinës, sepse mbrojti dhe zhvilloi idealet e demokracisë, shtetformimit, artet dhe letërsinë, shumë më tepër se faraonin Ramses të Egjiptit, trashëgimia e të cilit është thjesht një grumbull gurësh në formë piramide.

Trashëgimia më e madhe e grekëve dhe romakëve nuk është as Akropoli në Athinë dhe as Koloseu në Romë, por idealet e drejtësisë, qytetarisë, demokracia, republika, agora dhe senati. Janë koncepte politike që i kanë rezistuar kohës shumë më tepër se muret e akropolit apo të koloseut të shkatërruara nga erozioni dhe tërmetet. Në mungesë të tyre monumentet e qytetërimit Grek dhe Romak do ishin thjesht një grumbull rrënojash dhe jo simbole të qytetërimit dhe demokracisë Evropiane.

Ndonëse qeverisja aktuale flet vazhdimisht për modernizimin, demokratizimin dhe evropianizimin e Shqipërisë, ajo në fakt ofron modelin e qeverisjes faraonike që është e kundërta e idealeve të qeverisjes demokratike evropiane. Reduktimi i qeverisë dhe i Partisë Socialiste në instrumente të vullnetit dhe ambicieve të liderit mund të prodhojë rezultate të mrekullueshme infrastrukturore, kulla të larta dhe të shëndritëshme për një pakicë, por jo demokraci, barazi, dinjitet dhe aq më pak zhvillim të qëndrueshëm për qytetarin e thjeshtë. Ndaj ajo nuk frymëzon dot as brezat e sotëm, që për pasojë largohen vazhdimisht, dhe as ata që do vijnë.

Next Post
Udhëheqës të popujve në paqe apo të çmendur që nxisin luftë?

Problemin maqedonasit e kanë me vetveten

Comments 1

  1. Luli says:
    2 years ago

    Bravo!
    Shume i sakte shkrimi

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e diel 10 maj 2026

May 9, 2026
LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

LVV konfirmon Albin Kurtin kandidat për kryeministër në zgjedhjet e 7 qershorit

May 9, 2026
Shqipëria mes Perëndimit dhe… Perëndimit!

Kur delet i qeth i njëjti bari

May 9, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimet e karburanteve

May 9, 2026
Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

Militanti i Berishës hedh bombën molotov në mes të turmës së protestuesve dhe fshihet pas makinës

May 9, 2026
Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

Ambasadori Gonzato: IBAR, vlerësim pozitiv për Shqipërinë!

May 9, 2026
Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

Mustafa Nano: Berisha mblodhi dy mijë veta për hallet e tij, pse pak janë…

May 9, 2026
SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

SHBA sulmon anijen e dyshuar për drogë në Paqësor, raportohen dy viktima

May 9, 2026
Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

Dita e Europës, Rama me Gonzaton: Kush thotë se negociatat janë bllokuar, shet ajër!

May 9, 2026
Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

Rama krah ambasadorit Gonzato: Europa për ne mbetet tokë e premtuar!

May 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In