• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, November 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria zhvendoset në Fier, Rama: Ilaçi i kancerit të gjirit falas. Ja vendimet e tjera

by Java News
20/04/2018 16:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria është zhvendosur në Fier në mbledhjen e radhës. Pas përfundimit të mbledhjes, kryeministri Edi Rama në një deklaratë për mediat ka sqaruar vendimet që janë marrë nga paketa e investimeve për turizmin, te investimet në bujqësi, por edhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme dhe zgjidhjen përfundimtare për herceptinën,  medikament për trajtimin e kancerit të gjirit.

“Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar për të mbuluar shtresat në nevojë. Janë 36 barna të reja që do të rimbursohen nga shtetit dhe ku do të përfshihet si një zgjidhje përfundimtare edhe herceptina, një medikament jetik për kancerin e gjirit, që ka një trajtim të shtrenjtë”, tha Kryeministri.

Pacientët me kancer gjiri duhet të trajtohen me herceptinë, një herë në tre javë, pa ndërprerje. Herceptina është medikament shumë i shtrenjtë. Një seancë me herceptinë kushton 2000 euro. Një grua e diagnostikuar me kancer gjiri kërkon 18 të tilla.

Gjithashtu Rama tha se është hartuar një dokument orientimi të zhvillimit përmes investimeve të integruara publike dhe një sërë ndërhyrjesh prioritare në këtë qark nga 2018-2021. Ai premtoi se shumë shpejt do të nisë puna për përfundimin e bypass-it të Fierit dhe rrugës Fier-Seman.

Kryeministri përmendi edhe linjën e interkonjeksionit Fier-Elbasan-Maqedoni, si dhe inceneratorit, që thotë se do të zgjidhë problemin e menaxhimit të mbetjeve, por edhe do të prodhojë energji pa ndotje.

“Kemi miratuar një dokument dhe një paketë ndërhyrjesh në qarkun e Fierit dhe deri në 2021. Një pikë e veçantë që gëzon mbështetje është sektori i turizmit. Apolonia dhe Ardenica janë dy qendra  me rëndësi. Inceneratori në Fier është jnë tjetër investim. Përfundimi i By-Pass-it të Fierit është një plagë e hapur.Për Divjakën është hapur drita jeshile për ngritjen e 800 hektarëve të tjera platancione, shegë, avokado dhe disa fruta të tjerë të volitshme në fushën e eksporteve. Dy vendime me impakt kombëtar janë; lista e re e barnave të rimbursueshme e cila është zgjeruar dhe përveç 36 barnave të reja do të përfshihet si zgjidhje përfundimtare edhe herceptina,  për trajtimin e kancerit të gjirit, do të përfitohet falas dhe do të mbulohet tërësisht nevoja në të gjitha spitalet. Më në fund bëhet realitet një zotim me peshë jo të vogël financiare. “, deklaroi Rama

Vendimi tjetër i qeverisë, ishte ai për biznesin, konkretisht prodhuesit bujqësorë.

“Kemi marrë një vendim të rëndësishëm për biznesin. Një vendim që incentivon prodhuesit bujqësorë që zhvillojnë veprimtari ekonomike në kuadër të një sipërmarrjeje. Për të gjithë prodhuesit bujqësorë ka qenë një problem, kapërcimi i masës 5 mln të reja të xhiros për shkak të përfshirjes në TVSH. Ajo që bëjmë me këtë vendim është se ju themi të gjithë prodhuesve bashkohuni për të mos paguar TVSH mbi xhiron. Një bashkim fermerësh mund të ketë një xhiro shumë më të lartë se 5 mln, nuk do të jetë subjekt i TVSH-së. Ka një interes shumë të madh që të realizohet bashkimi. Është një nxitje e mëtejshme për të krijuar premisa për bashkime që janë të domosdoshme për të pasur shumë më tepër impakt në të gjitha aspektet kur vjen puna tek vlera e prodhimit bujqësor dhe fondet e BE-së. Bashkohuni sepse është në interesin e çdo fermeri dhe ekonomisë kombëtare”, tha kryeministri.

a.ç

Next Post
Grabitje me armë në Peqin/Maskat i marrin kambistit gjithë paratë

Argjendari/ Një vidio tregon grabitësit në Durrës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘Mos i jepni karkaleca Dumanit’/ Dosja ‘Plumbi i Artë’, Petrit Qoli shpërthen kundër prokurorit Dibra: Po bëni gjenocid

SPAK lexon pretencën për emrat e njohur të krimit. Sa vite u kërkuan për Nuredin Dumanin

November 5, 2026
Identifikohen personat që iu vendos eksploziv në Durrës, dy shpërthime brenda 40 minutash

Shpërthim me tritol në Elbasan, lënda plasëse e vendosur në gomën e një automjeti

November 5, 2026
Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

Begaj merr progres-raportin nga ambasadorja e BE: Të angazhuar që negociatat të mbyllen në 2027, anëtarësimi në 2030

November 5, 2026
“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

“ 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve”, Malaj: Më shumë fonde për shëndetësinë dhe infrastrukturën

November 5, 2026
Reagimet e ambasadave për “Ballukun”, Manjani iu sjell në vëmendje rastin “çek” për mashtrimin me fondet e BE

Ditari nuk është procesverbal!

November 5, 2026
Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

Karrierë dhe jetë personale, 8 profesionet që u ofrojnë grave më shumë mundësi

November 5, 2026
Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

Vrasja e 61-vjeçarit në Bulqizë, zbardhen dëshmitë: I biri mohon krimin. Bashkëshortja: Kishte lidhje paralele…

November 5, 2026
Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

Alarm për bomba në tre avionë në Evropë, devijohen fluturimet Dublin-Romë dhe Malpensa-Vjenë

November 5, 2026
Zvicra vendi numër 1 në botë për gjobat ndaj makinave

Shqipëria me 300 mijë makina mbi 2 mijë kubikë, detyrimi i taksës do të rritet deri 3.8 herë

November 5, 2026
Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

Lufta ndaj ‘ushtarëve’ të Vuçiç. Arrestohet drejtori i paraburgimit, “Kobra serbe të zhbëhet”

November 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In