• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria zgjidh qesen, rriten të ardhurat në buxhet, shtohen shpenzimet publike

by Java News
20/06/2017 20:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të ardhurat buxhetore u rritën me 7.3 për qind në 5 muajt e parë të vitit krahasuar me vjet, por shpenzimet publike u zgjeruan me një ritëm gati tre herë më të lartë.

Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave tregojnë se qeveria ka zgjidhur qesen përpara zgjedhjeve. Sipas shifrave, në janar-maj të këtij viti shpenzimet e buxhetit ishin afro 1.3 miliardë euro ose 16.7 për qind më të larta se sa e njëjta periudhë e një vit më parë.

Në vlerë rritja e shpenzimeve është gati 180 milionë euro dhe një pjesë e madhe e këtyre parave janë përdorur për të financuar projektet publike.

Sipas Ministrisë së Financave, investimet publike u zgjeruan me 74.5 për qind vetëm në nivel qendror, ndërkohë që rritje kanë shënuar edhe investimet e financuara nga pushteti vendor.

Por edhe pse i ka rritur ndjeshëm shpenzimet, qeveria nuk i ka financuar ato me borxh, por përmes të ardhurave që ka mbledhur nga taksat. Sipas Ministrisë së Financave, për pesë muajt e parë të vitit buxheti regjistroi sërish suficit prej 6.3 miliardë lekësh, ndonëse kjo shifër është tre herë më e ulët se sa suficiti i shënuar në 5-mujorin e parë të vitit të kaluar.

Dy vjet më parë, me propozim të ministrisë së financave parlamenti miratoi një ligj që mbron buxhetin në kohë zgjedhjesh. Ligji, i cili kufizon huamarrjen e qeverisë duket se ka funksionuar, të paktën gjatë kësaj fushate elektorale./a.ç

Next Post
VIDEO/ Basha merr përgjigjen nga Vlora, shesh i zbrazët në mitingun përmbyllës

VIDEO/ Basha merr përgjigjen nga Vlora, shesh i zbrazët në mitingun përmbyllës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

Fotot nga java e katërt e luftës, si u zgjerua fronti nga Teherani në Tel Aviv dhe Bejrut

March 29, 2026
Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

Alarm në Bruksel! Hackeri thyen sigurinë e Komisionit Evropian, goditje ndaj infrastrukturës së BE-së

March 29, 2026
VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

VIDEO / Rama publikon pamjet: Mbi 1000 vizitorë në Muzeun e Krujës vetëm këtë të diel

March 29, 2026
U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

U përjashtua nga PD, flet demokratja: Kam kundërshtuar pazaret dhe aferat!

March 29, 2026
“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

“Prite kokën dhe hidhe” / Trump po kryen një eksperiment të ri për ndërrimin e regjimit…

March 29, 2026
Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

Lufta Digjitale, si Inteligjenca Artificiale po manipulon imazhet satelitore në konfliktin me Iranin

March 29, 2026
Vendimi i Kushtetueses, reagon Osmani: Konfirmoi që s’kam bërë shkelje. Deputetët të përmbushin detyrimin

Rikthimi në politikë, a i humb benefitet Vjosa Osmani pas mandatit si presidente?

March 29, 2026
Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

Muçi largohet nga Kombëtarja, humb duelin me Ukrainën

March 29, 2026
Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

Fund epokës së SHKBB-së, fillon funksionimin super-struktura që do të hetojë zyrtarët e burgjeve

March 29, 2026

Është duke luftuar garën, jo kandidatët në garë

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In