• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria vendos: Vila e Enver Hoxhës në rikonstruktim

by
20/05/2015 22:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në mbledhjen e qeverisë sot janë marrë disa vendime. Njëri prej tyre është ngarkimi i Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për rikonstruksionin e disa godinave me rëndësi të veçantë, ku bën pjesë edhe shtëpia e Enver Hoxhës.

Këshilli i Ministrave vendosi:

  1. Ngarkimin e Agjencisë Kombëtare të Planifikimit të Territorit për kryerjen e procedurës së prokurimit për realizimin e konkursit të projektimit, për përfitimin e projektit zbatues për rikonstruksionin e disa godinave të një rëndësie të veçantë në qytetin e Tiranës, përkatësisht:
  1. a) Vila nr.31, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare;
  2. b) Ish-Lidhja e Shkrimtarëve, në administrim të Ministrisë së Kulturës;
  3. c) Muzeu Historik Kombëtar, në administrim të Ministrisë së Kulturës;

ç) Teatri Kombëtar i Operas e Baletit dhe Ansambli Popullor, në administrim të Ministrisë së Kulturës;

  1. d) Pallati i Brigadave, në administrim të Drejtorisë së Shërbimeve  Qeveritare;
  2. dh) Gjykata e Lartë, në administrim të Ministrisë së Drejtësisë.
  1. Ministrisë së Zhvillimit Urban, në buxhetin e miratuar për vitin 2015, për Agjencinë Kombëtare të Planifikimit të Territorit, t’i shtohet fondi prej 65 000 000 (gjashtëdhjetë e pesë milionë) lekësh, për përballimin e pjesshëm të shpenzimeve për realizimin e procedurave të prokurimit, sipas pikës 1, të këtij vendimi.
  1. Ky fond të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, miratuar për vitin 2015.
  1. Ngarkohen Ministria e Financave, Ministria e Zhvillimit Urban, Ministria e Kulturës, Ministria e Drejtësisë dhe Agjencia Kombëtare e Planifikimit të Territorit për zbatimin e këtij vendimi.
Next Post

Ja fleta e votimit të 21 qershorit (Foto)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com