• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria vendim për hapësirat publike të qyteteve/ Mund të jepen me konçesion drejt privatit

by A R
30/12/2015 16:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka miratuar një vendim në mbledhjen e Këshillit të Ministrave që i hap rrugë mundësisë së dhënies me konçension të hapësirave publike biznesit privat. Vendimi i jep mundësinë njësive të qeverisjes vendore që hapësirat që ato nuk i menaxhojnë dot vetë, t’i jepen me marëveshje partneriteti privatit. Bëhet fjalë për disa lloje shërbimesh që mund të jepen me konçension, si psh menaxhimi i parkimeve publike, i shërbimeve nëpër parqe apo lulishte, etj.

Për rastet kur këto hapësira shtrihen në pronë private, qeveria sqaron se njësia e qeverisjes vendore përkatëse bie fillimisht dakord me pronarin për zhvillimin e hapësirës.

Në rast të pamundësisë së këtij të fundit për ta zhvilluar, pushteti vendor ia merr këtë hapësirë kundrejt një tarife të caktuar, për t’ia dhënë një tjetër privati për ta zhvilluar. Qeveria thotë se vlerësimi në këtë rast, sa i përket qëllimit të kryerjes me efikasitet apo kosto më të ulët të këtyre shërbimeve, i përket qeverisjes vendore. Miratimi i këtij vendimi, sipas qeverisë, është i rëndësishëm në kushtet kur hapësirat publike në shërbim të komunitetit po tkurren gjithnjë e më shumë në favor të interesit privat.

Për këtë qëllim, vendimi parashikon ndalimin e zënies së hapësirës publike me çdo lloj objekti, perveç se me autorizim të bashkisë apo ndalimin e zënies së parqeve dhe lulishteve në masë më të madhe se 0.5% e tij.

Bashkitë po ashtu duhet të parashikojnë krijimin e hapësirave publike në planet e tyre vendore si rrugë, lulishte, trotuare apo kopshte e çerdhe dhe të rakordojnë me zhvilluesit kushtet për zbatimin e planeve dhe kalimin e që do të ndërtohen në pronësi të bashkisë përkatëse.

Next Post

Kina hap stacionin më të madh nëntokësor të trenave

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

Expo-27\ Serbia ‘i shpall luftë’ Kohës?!

April 9, 2026
Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

Mark Rutte: Aleatët e NATO-s po bëjnë gjithçka që kërkon SHBA për Iranin

April 9, 2026
Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

Kur Berisha bën si e ardhmja e PD, koha e thirrjes ‘Lul, ku je’?

April 9, 2026
“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

“Përcaktoni si duhet hartën e re”, PD angazhon strukturat lokale për reformën territoriale

April 9, 2026
Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

Mbi 300 viktima nga sulmet izraelite në Liban, rritet bilanci tragjik

April 9, 2026
Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

Përfaqësuesja e SHBA në OKB kërkon mbylljen e misionit të UNMIK-ut

April 9, 2026
Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

Rama, socialistëve: Zgjedhjet e ardhshme nuk janë lokale, janë për të ardhmen në BE

April 9, 2026
“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

“Dëmtohet qëllimisht Ura e Milotit”, ARRSH: Fugat metalike të urës u dëmtuan si pasojë e një tentative grabitjeje

April 9, 2026
Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

Këshilli i Sigurimit në OKB, Britania bën thirrje për njohje të Kosovës

April 9, 2026
Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

Armëpushimi lehtëson tensionet: Irani lejon deri në 15 anije në ditë në Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In