• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria ‘troket’ në derën e Kryeprokurores: Konstatojmë përpjekje për të mbyllur dosje!

by Java News
23/04/2018 16:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka prezantuar sot përpara Kryeprokurores Arta Marku dhe drejtuesve të prokurorive në rrethe Rekomandimet Prioritare në luftën kundër kriminalitetit të miratuara nga Këshilli i Ministrave për vitin 2018. Gjonaj është ndalur tek fenomeni i mbylljes së çështjeve penale nga prokurorët, duke theksuar se:

“Konstatohen mbyllje të çështjeve me vendime për mosfillim hetimi në një kohë kur, për të arritur në këtë konkluzion, rezulton se janë kryer një sërë veprimesh hetimore nga prokurori i cështjes. Kjo vendimmarrje është tërësisht e paligjshme”.

Në kete takim që është zhvilluar në mjediset e Prokrurorisë së Përgjithshme, Gjonaj ka renditur një sërë problematikash dhe shqetësimesh, për të cilat sipas qeverisë, organi i Prokurorisë duhet të jetë më efektiv.

“Lufta me tolerancë zero ndaj korrupsionit, sidomos korrupsionit në nivelet e larta dhe sekuestrimi e konfiskimi i të ardhurave me origjinë kriminale, apo pasurisë së pajustifikuar të vënë nga korrupsioni zyrtar është një nga prioritetet kryesore të Qeverisë Shqiptare, njëkohësisht edhe një nga kriteret që kushtëzon integrimin evropian të vendit” u ka thënë Gjonaj prokurorëve, duke nënvizuar se ngritja e Prokrurorisë së Posaçme do t’i japë një tjetër dimension mënyrës së hetimit dhe procedimit të këtyre veprave.

Një tjetër rekomandim prioritar i Qeverisë është lufta kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme, ndëshkimi i ashpër penal ndaj grupeve dhe organizatave kriminale, duke goditur çdo aset ekonomik të paligjshëm të tyre, çka është dhe një element shumë i rëndësishëm në përmbushjen e standardeve në kuadër të integrimit të Shqipërisë dhe hapjen e negociatave të anëtarësimit.

Duke folur për Reformën në Drejtësi si një objektiv kryesor i Qeverisë, ministrja Gjonaj është ndalur edhe në procesin e rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

“Largimi nga sistemi i prokurorëve të korruptuar, me lidhje me krimin apo të paaftë do të ndihmojë pjesën e shëndoshë të prokurorëve, që t’i vlerësohet përkushtimi dhe puna e palodhur në luftën kundër kriminalitetit’, ka thënë ministrja e Drejtësisë.

ma.me/javanews.al

Next Post
Nga Presidenca në qeveri, dorëhiqet kryeministri armen pas protestave 11 ditore

Nga Presidenca në qeveri, dorëhiqet kryeministri armen pas protestave 11 ditore

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

Kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s: Besueshmëria jonë është në rrezik! Do zmbrapsim kërcënimet në Mesdhe

March 13, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Socialistët si heronj të heshtur të SPAK dhe viktima të merituara të tij

March 13, 2026
40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

40 milionë euro fatura e padrejtësisë, Avokati i Popullit takim me Kryetarin e Gjykatës së Strasburgut

March 13, 2026
Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

Vjedhja si në filma, rreth 20 hajdutë grabisin bizhuteri me vlerë mbi 1.4 milionë euro në pak sekonda

March 13, 2026
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-presidenti i Brazilit përfundon në kujdes intensiv

March 13, 2026
Halli i Berishës me SHBA, kauza e ndarjes krahinore dhe ‘makthi’ i rikthimit të ’97-tës

Rama, ‘valixhja diplomatike’ e ambasadores së SHBA dhe Berisha i ‘fikur’

March 13, 2026
I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

I dha fund jetës pasi dyshohet se u dhunua nga ish-bashkëshorti, flet e afërmja e 25-vjeçares: Ishte ankuar më parë te familja e saj

March 13, 2026
Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

Amerika sapo e ka humbur Lindjen e Mesme dhe askush nuk flet për këtë!

March 13, 2026
Arrestohet ish-ministri Beqaj dhe dy persona të tjerë! Reagon SPAK: Vendimi nga GJKKO për…

La në fuqi paraburgimin për Ilir Beqajn, zbardhet vendimi i Kushtetueses

March 13, 2026
Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

Dyshohet për shpërdorim detyre dhe përkrahje të autorëve në krim, AMP: Tre masa sigurisë për një efektiv policie

March 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In