• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, April 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria teknike është t’u varësh ujqërve mëlçitë në qafë!” Qori debat me Lapajn: Bashkëpunim me demokratët e ndershëm

by El Be
24/02/2026 10:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputetja Ana Dajko u kthye në ‘mollë sherri’ midis Adriatik Lapajt e Arlind Qorit. Kryetari i “Lëvizjes Bashkë” tha se Lapaj, i cili ndodhet në lidhje direkte me “5 Pyetje nga Babaramo” në Report Tv, ka bërë familjaren e tij (Dajkon) deputete. Drejtuesi i “Shqipëria Bëhet” e kundërshtoi këtë duke i hapur edhe një sfidë Qorit: nëse vërteton lidhje farefisnore mes tij e Dajkos, do të tërhiqet nga politika, në të kundërt pret falje publike.

Arlind Qori: Zotëria ka bërë një lëmsh të madh, ka takuar gjithë votuesit e vet dhe ka bërë familjaren e vet deputete! Dhe zotëria tani ka guximin moral të më flasë mua për ego! Ai i cili bëri lëmsh dynjanë, tradhtoi ata njerëz që kanë votuar partinë a koalicionin që drejtonte dikur, jep tani leksione moraliteti duke pranuar të bëjë strategji e veprime të përbashkëta me njerëz që e kanë vendin burg që janë Edi Rama, Sali Berisha apo Ilir Meta!

Adriatik Lapaj: Po ti ke bashkuar votat me Ilir Metën mo! Unë e sfidoj z. Qori, nëse ai vërteton që Ana Dajko ka lidhje me mua deri në brez të shtatë, unë tërhiqem nga politika, por nëse kjo që the nuk është e vërtetë, ti do të kërkosh falje publike!

Arlind Qori: Vërtet? Po çfarë është?

Adriatik Lapaj: Ana Dajko nuk është e afërmja ime!

Arlind Qori: A thatë ju që do të vendosni familjarët që të keni besim te ta?

Adriatik Lapaj: Mos gënje para popullit!

Arlind Qori: Nuk të kam bërë biografinë, të gjithë thonë që është tezja juaj. Na e sqaro, çfarë është zonja? Kushërira, halla, tezja e kujt është?

Adriatik Lapaj: Ti je kryetar partie dhe s’mund të flasësh me çfarë thotë populli lart e poshtë!

Arlind Qori: Kjo është hera e parë që po e mohon që e ke teze!

Adriatik Lapaj: Ty duhet të të peshojë fjala!

Arlind Qori: Çfarë e ke se ke thënë do vëmë familjarët. Dajko, familjarja e kujt është? Ma sqaro!

Adriatik Lapaj: Ne listat e mbyllura nuk donim t’i pranonim, i dogjëm. Mos gënje! Tha që e afërmja ime, gjasme tezja ime është deputete. Ana Dajko nuk ka lidhje me mua deri në brez të shtatë! Të kesh turp!

Next Post
Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Gjin Gjoni: Protestojmë se ka korrupsion të madh në Shqipëri

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

‘S’kam me e lëshue gegnishten teme’, Koçeku u përgjigjet kritikave për të folurën në dialekt: Nëse duhet rri në gardhin tim dhe…

April 12, 2026
VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

VIDEO/ Posteri i Samiti i IV-të të Diasporës shqiptare ‘shpaloset’ në sheshin e famshëm ‘Times Square’ të SHBA

April 12, 2026
“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

“Ndodhi ajo që kisha frikë”, makthi i Sonilës: Pas dy javësh që lindi djali, spitali na mori në telefon…

April 12, 2026
Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

Kriza në Lindjen e Mesme, Putin ofron ndërmjetësim mes Iranit dhe SHBA-së e Izraelit

April 12, 2026
Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

Kush është Peter Magyar, ish-aleati i Viktor Orbanit që sot kërkon ta rrëzojë nga pushteti

April 12, 2026
VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

VIDEO/ Kaos në futbollin shqiptar! Bruno Telushi përplaset me policinë, arrestohet gjatë dhunës në ndeshje

April 12, 2026
Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

Dështimi i negociatave me Iranin në Pakistan, Vance largohet nga baza Ajrore Ramstein drejt Uashingtonit

April 12, 2026
“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

“Pritëm 12 vite”, The Guardian shkrim për riatdhesimin e Eva Dumanit. Frikë dhe pasiguri për të tjerët

April 12, 2026
Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

Ajo që zbuloi “Artemis II” në tokë

April 12, 2026
“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

“Vajza lindi me ezofag të shkëputur…”, goditja e parë për Sonilën: Në një vit bëri 7 operacione!

April 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In