• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Qeveria të bëjë kujdes me …”/ Sejko: Çmimet e shtrenjta do të vijojnë, shtresat që preken

by
05/04/2022 11:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko parashtroi ka prezantuar Raportin e Tranzicionit 2021-2022 nga BERZH ku ndër të tjera paralajmërohet një rritje e mëtejshme e çmimeve gjatë javëve të vijim, të cilat do të godasin shtresat në nevojë.

Gjatë fjalës së tij, Sejko vuri theksin edhe te rritja e Borxhit Publik, i cili është rritur ndjeshëm gjatë dy viteve të fundit për shkak të pandemisë.

“Shqipëria dhe rajoni po përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore. Si ekonomi të vogla dhe të hapura, ne nuk mund t’u shpëtojmë pasojave të këtij realiteti. Në vija të përgjithshme, ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset dhe bilancet e sektorit publik, për një horizont jo të shkurtër kohor.

Çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare?

• Së pari, aspekti negativ. Bazuar në informacionin aktual, projeksionet tona sugjerojnë se inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv për pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, marzhet e fitimit të biznesit do të vihen në presion dhe kostot e shërbimit të borxhit do të rriten.

• Së dyti, aspekti pozitiv. Edhe në prani të kësaj goditjeje, projeksionet tona sugjerojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend do të shënojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikim faktorizon – nga njëra anë – supozimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe – nga ana tjetër – momentin pozitiv me të cilin ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022, gjerësinë dhe fortësinë e burimeve të rritjes, si dhe vazhdimin e një miksi stimulues politikash monetare dhe fiskale.

Në këtë kontekst, fokusi i autoriteteve publike duhet të jetë i dyfishtë. Së pari, politikat ekonomike duhet të mbrojnë nga pasojat e goditjes shtresat më në nevojë të shoqërisë dhe segmentet më të brishta të ekonomisë“, tha Sejko.

Fjala e plotë e Gent Sejkos:

Të nderuar miq e të ftuar,

Si çdo vit, është kënaqësi e veçantë të mikpres prezantimin në Shqipëri të “Raportit të Tranzicionit 2021-2022”, të përgatitur nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim. Ky Raport mbetet një moment i rëndësishëm diskutimi dhe reflektimi mbi sfidat që kanë përpara ekonomitë e rajonit, në drejtim të konvergjencës me standardet e Bashkimit Evropian dhe të rritjes së qëndrueshme e afatgjatë të mirëqenies së tyre.

Mbajtja e këtij takimi me prani fizike përcjell një mesazh të rëndësishëm. Ekonomia botërore po le pas ditët më të këqija dhe pasojat më të rënda të pandemisë me të cilën ajo është përballur gjatë dy viteve të fundit. Megjithatë, në horizontin tonë si politikëbërës – por edhe në përditshmërinë e jetës ekonomike të çdo biznesi dhe familjeje – është shfaqur një sfidë e re. Sulmi ushtarak i Rusisë ndaj Ukrainës dhe sanksionet e vendosura, kanë sjellë një rritje të shpejtë të çmimeve të ushqimeve, të naftës, të produkteve energjitike dhe të lëndëve të para, në tregjet ndërkombëtare. Ndonëse pasiguria është e konsiderueshme, informacioni i disponuar sugjeron se këto çmime do të vijojnë të mbeten të larta, të paktën dhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022.

Duke përfituar nga ky komunikim publik, dhe përpara se të ndalem në mesazhet kryesore të Raportit të Tranzicionit, më lejoni të shtjelloj shkurtimisht këndvështrimin e Bankës së Shqipërisë mbi ndikimin e pritur të kësaj goditjeje dhe masat që autoritetet publike e sektori privat duhet të marrin për përballimin e saj.

Sikundër e theksova, Shqipëria dhe rajoni po përballen me një realitet të ri çmimesh dhe pasigurie në tregjet botërore. Si ekonomi të vogla dhe të hapura, ne nuk mund t’u shpëtojmë pasojave të këtij realiteti. Në vija të përgjithshme, ekonomia shqiptare do të përballet me kosto shtesë për familjet, bizneset dhe bilancet e sektorit publik, për një horizont jo të shkurtër kohor.

Çfarë do të thotë kjo për ekonominë shqiptare?

• Së pari, aspekti negativ. Bazuar në informacionin aktual, projeksionet tona sugjerojnë se inflacioni pritet të qëndrojë mbi objektiv për pjesën më të madhe të dy viteve të ardhshme. Në të njëjtën kohë, marzhet e fitimit të biznesit do të vihen në presion dhe kostot e shërbimit të borxhit do të rriten.

• Së dyti, aspekti pozitiv. Edhe në prani të kësaj goditjeje, projeksionet tona sugjerojnë se vëllimi i aktivitetit ekonomik në vend do të shënojë rritje gjatë vitit 2022. Ky parashikim faktorizon – nga njëra anë – supozimin e mospërshkallëzimit të konfliktit dhe – nga ana tjetër – momentin pozitiv me të cilin ekonomia shqiptare hyri në vitin 2022, gjerësinë dhe fortësinë e burimeve të rritjes, si dhe vazhdimin e një miksi stimulues politikash monetare dhe fiskale.

Në këtë kontekst, fokusi i autoriteteve publike duhet të jetë i dyfishtë. Së pari, politikat ekonomike duhet të mbrojnë nga pasojat e goditjes shtresat më në nevojë të shoqërisë dhe segmentet më të brishta të ekonomisë.

Ky objektiv duhet të përmbushet nëpërmjet një ndërhyrjeje të përkohshme dhe të kujdesshme të politikës fiskale, e cila, në çdo rast, duhet të synojë në maksimumin e mundshëm, të mos përkthehet në rritje të fortë të borxhit publik. Së dyti, rreziku që goditja fillestare e ofertës të transmetohet në kosto dhe të përkthehet në pritje për inflacion të lartë në të ardhmen, dikton nevojën e përshtatjes së qëndrimit të politikave ekonomike. Për këtë arsye, autoritetet publike duhet të ribalancojnë objektivin e mbështetjes së rimëkëmbjes ekonomike me rrezikun e dëmtimit të stabilitetit monetar dhe financiar të vendit.

Në vizionin tonë, ekuilibri ekonomik dhe financiar është një parakusht i domosdoshëm për rritje të qëndrueshme. Në këtë kontekst, rritja gjatë muajit të kaluar e normës bazë të interesit sinjalizon vullnetin e Bankës së Shqipërisë për të ruajtur stabilitetin e çmimeve në vend. Rikalibrimi i qëndrimit të politikës monetare synon të minimizojë pasojat që goditja e çmimeve do të ketë mbi koston e jetesës, mbi kursin e këmbimit dhe mbi shëndetin e sektorit bankar në afatin e mesëm dhe të gjatë. Në të njëjtën kohe, është e rëndësishme të theksohet se, edhe pas kësaj lëvizjeje, qëndrimi i politikës sonë monetare vijon të mbetet stimulues për rritjen e konsumit dhe të investimeve në vend.

Paralelisht me autoritetet publike, edhe operatorët e sektorit privat duhet të marrin masa për minimizimin e pasojave të goditjes. Biznesi shqiptar duhet të rrisë vëmendjen ndaj kostove operacionale në përgjithësi dhe eficiencës energjitike në veçanti. Në të njëjtën kohë, gjej me vend të theksoj se ekspozimi direkt i ekonomisë shqiptare ndaj vendeve në konflikt ka qenë dhe vijon të mbetet i kufizuar. Kjo do të thotë se – në prani të një ambienti të qëndrueshëm ekonomik dhe financiar – perspektivat e rritjes ekonomike në afatin e mesëm dhe të gjatë mbeten solide.

Të nderuar të ftuar,
Eksperienca jonë me krizat e dy viteve të fundit ka ilustruar se suksesi në përballimin e goditjeve nuk është produkt i rastësisë. Përkundrazi, ai pasqyron progresin e bërë me reformat strukturore, shkallën e zhvillimit dhe sofistikimit të sektorit privat, si dhe reagimin proaktiv të politikave ekonomike.
Me kënaqësi konstatoj se Raporti i Tranzicionit që do të prezantohet sot i bën jehonë të tre këtyre momenteve.
Raporti evidenton progres të mëtejshëm, ndonëse gradual, të reformave strukturore në Shqipëri dhe në vendet e rajonit. Ky është një zhvillim inkurajues, për vetë faktin se progresi ka ndodhur gjatë dy viteve në të cilat vëmendja dhe energjitë kryesore kanë qenë të përqendruara në tejkalimin e pasojave të pandemisë. Në të njëjtën kohë, raporti thekson se vendet e rajonit kanë bërë progres të qenësishëm në zhvillimin e tregut financiar, me reforma specifike që kanë përmirësuar infrastrukturën e tregut, kornizën ligjore e rregullatore, diversifikimin e instrumenteve financiare, si dhe thellësinë e tregut. Avancimi i reformave të tregut financiar, si dhe i atyre që mundësojnë krijimin e një tregu funksional kapitalesh, është i domosdoshëm për të rritur diversifikimin e instrumenteve të financimit dhe përbën një potencial ende të pashfrytëzuar për ekonomitë tona.

Lajtmotivi i Raportit të Tranzicionit për këtë vit është digjitalizimi. Përballja me pandeminë përshpejtoi trendin e nisur të digjitalizimit të shumë aspekteve të jetës dhe të punës. Përfitimet nga digjitalizimi, në terma të rritjes së eficiencës e të produktivitetit, por edhe të rritjes së aksesit në financë, janë të mirëdokumentuara. Raporti vë në dukje se ky proces ishte edhe më i shpejtë në rajonin tonë, duke kontribuar në rritjen e konkurrueshmërisë, në ruajtjen e vendeve të punës përgjatë pandemisë dhe në shtimin e tyre pas hapjes së ekonomive.

Banka e Shqipërisë ka vlerësuar dhe inkurajuar që herët aplikimin e teknologjisë së informacionit dhe digjitalizimit në sistemin financiar. Në këtë drejtim, është punuar për nxitjen e përdorimit më të madh të teknologjisë në sistemin e pagesave, për përmirësimin dhe forcimin e kuadrit rregullator për institucionet e pagesave elektronike, si dhe për mbrojtjen e konsumatorit dhe huamarrësit.
Për të nxitur më tej rritjen e aftësive teknologjike e për të përfituar nga dividendi teknologjik i lidhur me të, mendoj se autoritetet rajonale dhe shqiptare duhet të vazhdojnë zbatimin e reformave specifike strukturore, të cilat synojnë:

• mbështetjen e digjitalizimit dhe të inovacionit teknologjik, si një instrument për rritjen e produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë, me anë të forcimit të edukimit dhe aftësive digjitale, rritjes së infrastrukturës digjitale dhe të shërbimeve online, si dhe incentivizimin e kompanive për të investuar në teknologji të reja e për të shtuar trajnimin e forcës së punës;

• zhvillimin e mëtejshëm të tregut financiar dhe promovimin e tregut të kapitaleve, si një instrument për mbështetjen e bizneseve të reja e inovative, për diversifikimin e burimeve të financimit dhe për ndarjen e rrezikut financiar të sipërmarrësve;

• vijimin e reformave strukturore me synim rritjen e konkurrueshmërisë, përmirësimin e qeverisjes, adoptimin e politikave publike të gjelbra, rritjen e gjtihëpërfshirjes në proceset ekonomike, forcimin e qëndrueshmërisë së ekonomisë dhe përshpejtimin e integrimit në tregjet rajonale e më gjerë.
Në tërësi, këto reforma duhet të synojnë krijimin e kushteve të favorshme institucionale e ligjore në mbështetje të adoptimit të zhvillimeve teknologjike dhe të krijimit të teknologjive të reja.

/b.h

Next Post
Erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, Angela Martini: Djali qëndroi si embrion në ngrirje që në vitin 2018

Erdhi në jetë nga një nënë zëvendësuese, Angela Martini: Djali qëndroi si embrion në ngrirje që në vitin 2018

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

U dënua me grupin e Call Center-ave dhe u dërgua në burg me foshnjën, lirohet 33-vjeçarja

October 8, 2026
Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

Përleshja e përgjakshme në burgun grek, dy shqiptarë mes të akuzuarve, zhvillime të reja nga hetimet

October 8, 2026
Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

Gjendet një trup i dekompozuar në Mamurras, dyshohet se i përket një turisti francez

October 8, 2026
Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

Deputetët e Berishës i bashkohen protestës para Kuvendit, vijojnë përplasjet me Policinë

October 8, 2026
Kuvendi/ Balla i përgjigjet Berishës dhe Opozitës: Sa herë që Kosova ka nevojë për Shqipërinë, Saliu thërret sulm ndaj institucioneve demokratike!

LIVE! PS rrëzon kërkesën e PD për mocion me debat për Hysenin. Balla: Nuk ndërhyjmë në punën e SPAK

October 8, 2026
Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

Reforma territoriale, Sinaj ndryshon qëndrim dhe voton pro hartës së re në mbledhjen e grupit të PS

October 8, 2026
Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

Detajet nga mbledhja e socialistëve, Rama: Kush nuk voton Reformën Territoriale, le të ikë!

October 8, 2026
LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

LIVE / Nis seanca maratonë, protestuesit përleshen me Policinë pas thirrjeve të Berishës

October 8, 2026
Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com