• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, July 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria Spanjës çon në Kushtetuese rezolutën për pavarësinë e Katalunjës

by A R
11/11/2015 20:33
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria qendrore e Spanjës ka dorëzuar ankimimin e saj në Gjykatën Kushtetuese të vendit gjatë kësaj të mërkure, e cila synon të bllokojë rrugëtimin drejt pavarësisë të nisur nga Asambleja rajonale e Katalunjës, dhe ruajtjen e unitetit kombëtar spanjoll.

Parlamenti rajonal i Katalunjës miratoi një rezolutë gjatë kësaj jave, përmes së cilës bëhet thirrje për mëvetësim nga Spanja dhe përcaktohet plani për krijimin e Republikës së Katalunjës brenda 18 muajve, duke nisur me ngritjen e institucioneve të para shtetërore siç janë zyrat e tatim-taksave. Deklarata e miratuar të hënën zotohet specifikisht se do të injorojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Mbretërisë së Spanjës.

“Ky nuk është thjesht një reagim ndaj një mocioni të miratuar në Parlamentin rajonal, por është një veprim në mbrojtje të të gjithë vendit”, tha kryeministri spanjoll Mariano Rajoy, teksa fliste në një konferencë për shtyp pas mbledhjes së kabinetit të tij qeveritar. Ai u shpreh se rajoni verilindor nuk duhet lejuar të ndahet nga Spanja.

Debati mbi Katalunjën është përshkallëzuar në mënyrë dramatike gjatë javëve të fundit, teksa Mbretëria pritet t’u drejtohet zgjedhjeve kombëtare në dhjetor, duke dominuar fushatat politike të partive si ajo e Rajoyt (Partia Popullore e qendrës së djathtë), e cila bën thirrje për unitet në Spanjë, e duke zbritur diskutimet mbi ekonominë në një rol dytësor, pavarësisht se papunësia ka shkuar në 20%.

“Kjo është një shpërfillje e hapur ndaj institucioneve shtetërore. Ata po mundohen të bëjnë hapa kundër demokracisë, por unë nuk do ta lejoj këtë gjë”, deklaroi Rajoy.

Rajoni verilindor i Spanjës, më i populluari dhe më i industrializuari, përbën rreth një të pestën e prodhimit kombëtar të Mbretërisë. Megjithatë, ai rajon zotëron gjuhën (dialekt) dhe kulturën e vetë, dikur ka qenë prodhues tekstilesh, ndërsa tani synon të shfaqet si një qendër teknologjike. Por, të mos harrojmë se plazhet mesdhetare dhe Barcelona, kryeqyteti tepër i pasur në aspektin artistik i Katalunjës, përbëjnë edhe një burim të jashtëzakonshëm të ardhurash nga turizmi. /Top Channel

Next Post

Mari Fara dhe e ëma Eli Fara, më shumë duken si motra (FOTO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

“Kush je ti moj që të më hedhësh mua vezë?”, aktivistja debaton me Bidon: Je emëruar nga një piktor

July 2, 2026
Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

Bido: Protesta prodhon vetëm anarki, jo negociata me protestuesit, por të shohim raportin me gjeneratën Z

July 2, 2026
Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

Mrekulli pas tërmetit në Venezuelë: 43-vjeçari gjendet i gjallë pas tetë ditësh nën rrënoja

July 2, 2026
VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

VIDEOLAJM / Nëntë qytetarë në Shkodër çohen në protestë për flamingot

July 2, 2026
Mentor Nazarko: Sulmi i Ramës ndaj SPAK është një akt force, ai diçka di

“Duhet të hyjmë në BE me çdo kusht para Serbisë”, Nazarko: Deputetët e PS e lanë Ramën vetëm!

July 2, 2026
“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

“Jam dhe mbetem pjesë e protestës”/ Reagon avokati Matlija: Distancohem qartë nga mikrofoni dhe përfaqësimi i vetëshpallur

July 2, 2026
Përfundon sot mandati i “Sterilizimit”, Beqaj shkon sërish në mbledhje. Si u pengua për 9 orë dëshmia e ish-ministrit

Ilir Beqaj: Qëndrimi në kafazin e sigurisë cenon komunikimin me avokatin dhe prezumimin e pafajësisë

July 2, 2026
Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

Gjermania prezanton paketën e re të reformave. Ndryshojnë taksat, punësimi, pensionet dhe rregullat për pushimet mjekësore

July 2, 2026
“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

“O i vogli i pakënaqur i Berishës”, Mila debaton me Hoxhën, demokrati: Po të përdor Rama

July 2, 2026
VIDEO NGA  DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

VIDEO NGA DRONI / Ja pjesëmarrja në protestën në ditën e 33 ora 21:00

July 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In