• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 15, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria s’mjaftohet vetëm me shpërblime, ja sa rriten pensionet 3 vitet e ardhshme

by Java News
10/08/2018 10:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ashtu si edhe këtë vit, edhe për tre vitet e ardhshme, qeveria do të vazhdojë politikën e indeksimit të pensioneve. Pensionistët në të gjithë vendin do të përfitojnë çdo vit shtesë pensioni 3 për qind. Për vitet 2019-2021, rritje të pensionit do të përfitojnë 630 mijë pensionistë në të gjithë vendin.

RRITJA E PENSIONEVE

Indeksimi i pensioneve në masën 3 për qind, edhe për 3 vitet e ardhshme, u miratua nga qeveria në projektdokumentin e programit buxhetor afatmesëm 2019–2021 i botuar në Fletoren Zyrtare. “Parashikohen nevojat për fonde për administrimin e sistemit të pensioneve publike për të tre llojet, si për llogaritjen dhe caktimin e pensioneve të reja, indeksimin, etj. dhe kryerjen e transfertave për rreth 630 mijë pensionistë”, thuhet në dokumentin e qeverisë.

Sipas të dhënave të kuadrit makroekonomik e fiskal për periudhën 2019-2021, fondet që qeveria do të përdorë për rritjen e pensioneve, llogaritën shtesën e tyre në masën 3 për qind. Për rritjen e pensioneve këtë vit transferta nga buxheti ishte 1,470,000,000 lekë. Për vitin 2019, fondi për indeksimin e pensioneve do të jetë 2,940,000,000 lekë. Fondi për rritjen e pensioneve do të shënojë rritje për vitet 2020 dhe 2021 dhe do të jetë përkatësisht në vlerën e 3,120,000,000 lekëve.

“Vlerat e parashikuara për treguesit e performancës në nivel qëllimi dhe objektivi, si dhe për produktin janë përcaktuar mbështetur në të dhënat e periudhave të mëparshme nga momenti i krijimit të institucionit tonë deri aktualisht. Sa i takon fondeve të parashikuara për të gjithë vitet, vlera e tyre është parashikuar, mbështetur në realizimin e vitit buxhetor 2017, në përputhje me tavanet e miratuara për vitet 2019-2021 si dhe është mbajtur parasysh indeksimi i tyre me normën e inflacionit prej 3 për qind”, thuhet në projektvendimin buxhetor të viteve 2019-2021 të miratuar nga qeveria.

SHPËRBLIMI

Pensionistët në të gjithë vendin, përveç shtesës prej 3 për qind, do të përfitojnë edhe shpërblimet e fundvitit. Me ndryshimet e buxhetit të këtij viti, qeveria shtoi fondin prej 3 miliardë lekësh apo 30 milionë dollarë për pensionistët. Ky fond do të përdoret për shpërblimet e fundvitit apo siç njihet ndryshe paketa e solidaritetit. Pensionistët parashikohet të përfitojnë 5 mijë lekë bonus me rastin e festave të fundvitit.

Përfitues do të jenë 630 mijë pensionistë të ndarë në 9 kategori në të gjithë vendin. Ashtu si edhe shtesa 3 për qind, pensionistët edhe në 3 vitet e ardhshme do të përfitojnë shpërblime të fundvitit. Me miratimin e paketës së solidaritetit, që përfshin shpërndarjen e shpërblimeve të fudndvitit për pensionistët dhe familjet në nevojë, qeveria mban premtimin elektoral të lançuar në zgjedhjet e 2017-s. panorama

ma.me

Next Post
Italia drejt një krize financiare, tronditet tregu i bonove

"Italia rol mbrojtës nda Shqipërisë për integrimin në BE"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

Durrës/ Kapet 21-vjeçari me 297 doza heroinë dhe kokainë, arrestohet në flagrancë

September 15, 2026
Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s përcakton stadiumet e finaleve, ndryshime edhe në Ligën e Kombeve

September 15, 2026
Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

Prishtina në ankth/ Specialja njoftim zyrtar për gjyqin e komandantëve të UÇK-së

September 15, 2026
Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

Rritja e frikshme e AfD-së/ Pse demokracia gjermane s’mund të mbrohet më nga ekstremizmi?

September 15, 2026
Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? -

Pse Evropa është e shqetësuar nga fabrika e robotëve kinezë në Serbi? –

September 15, 2026
Horoskopi javor 9-15 shtator 2024, nga shenjat nga më pak fatlume tek ‘mbreti i javës’

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 16 Shtator 2026

September 15, 2026
“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

“Do të vrasim”/ Kërcënohet presidenti i Lacios. Manovrat e rrezikshme të biznesmenit dhe grupit lobues

September 15, 2026
Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

Shqipëria hyn në 15 itineraret e rrugëve më të bukura për biçikleta në botë

September 15, 2026
13 gabimet e Zelenskyt!

Kur shahet Zeqineja në Tiranë, por të çan prifti në Korçë

September 15, 2026
Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

Ndahet nga jeta ish-deputetja e Kosovës, Flora Brovina

September 15, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com