• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Qeveria s’ka miratuar projekt-aktin”/ Agaçi dëshmon për inceneratorët: S’kam njohje e s’i kam takuar asnjëherë Zoton, Mërtirin e Gugalljan

by Java News
22/02/2022 15:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari i përgjithshëm i Kryeministrisë, Engjëll Agaçi është paraqitur sot për të dëshmuar para Komisionit Hetimor për Inceneratorët.

Pasi u betua para të pranishmëve, Agaçi pohoi se nuk ka njohje dhe nuk i ka takuar asnjëherë biznesmenët në kërkim, Mirel Mërtiri, Klodiana Zoto dhe Stela Gugalljan. Mes të tjerash ai theksoi se Këshilli i Ministrave nuk ka miratuar projekt aktin.

PJESË NGA DËSHMIA

Tabaku: Keni ndonjë njohje me Mërtirin, Zoton dhe Gugalljan?

Agaçi: Jo!

Tabaku: Nuk i keni takuar për punë?

Agaçi: Asnjëherë!

Tabaku: Në datën 17 2014, zoti Lefter Koka, i dërgon një shkresë Eduard Ahmetit. Cilat janë masat që janë marë nga ana juaj në cilësi të sekretari i përgjithshëm i kryeministrisë pas marrjes së kësaj procedure?

Agaçi: Ju falënderoj për pyetjen dhe mundësinë që më dhatë për të dënë dëshminë time në lidhje me këtë shkresë që është hedhur baltë në media dhe jo ajo që është me fakte në shkresa. Ju falënderoj për pyetjen për të sqaruar atë që ekziston në shkresa. Është thënë padrejtësisht se në lidhje me këtë procedurë, Këshilli i Ministrave ka miratuar një vendim për autorizim e procedurave. Ky fakt nuk është i vërtetë. Nuk jam politikan. Ajo që ka më shumë rëndësi për këtë komision hetimor, është se Këshilli i ministrave nuk ka miratuar kurrë projektaktin që ministria propozuese ka qarkulluar siç janë procedurat normale. Ky fakt nuk është propozuar kurrë në Këshillin e Ministrave, Nuk ekziston ky vendim qeverie. Pas miratimit të VKM-ve, ato publikohen në fletoren zyrtare.

Tabaku: Një grup ministrash kanë rënë në parim dakord. Keni dijeni për draftin paraprak?

Agaçi: Më lejoni të saktësoj, që nuk është i vërtetë vendimi që cituat i 2014-ës, që objekti i vendimit është i njëjtë me atë që e cituat ju. po e saktësoj, vendimi i cili nuk është miratuar asnjëherë në këshillimin e Ministrave, ka pasur për objekt procedurat përkatëse. Ky vendim nuk është miratuar kurrë në Këshillin e Ministrave. Patët fatin dje dhe mundësinë që të dëgjonit dje ish-ministrin e Financave, i cili saktësoi se procesi i financimit të kontratës ka kaluar në një fazë të gjatë mes ministrave. Dua thjesht të përsëris atë çka tha zoti Cani dje duke iu referuar një vendimi të qeverisë së mëparshme./m.j

Next Post
Nano: Policia e Shtetit e ka paguar më shtrenjtë nga të gjithë luftën kundër kanabisit

Nano: Policia e Shtetit e ka paguar më shtrenjtë nga të gjithë luftën kundër kanabisit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

VIDEO/ Zjarret në Shkopet, përkeqësohet situata. Flakët rrethojnë një fermë blegtorale

August 31, 2026
E mitura mbeti e dëmtuar nga mbyllja e derës, procedohet shoferi i autobusit në Tiranë

Nga 1 shtatori reduktohet flota e autobusëve, operatorët kërkojnë ndërhyrje nga qeveria

August 31, 2026
Buza iku, për të mbetur Kujtim

Buza iku, për të mbetur Kujtim

August 31, 2026
Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

Greqia ul çmimet për familjet dhe shtresat në nevojë, mbi 1,660 produkte më lirë në supermarkete

August 31, 2026
“Europa po mpreh shpatat për luftë”, Lavrov: Asnjë dallim me amerikanët, Trump do paqen

Përballja Rusi-NATO në Arktik, Lavrov: Aktiviteti i Aleancës në veri, “agresiv”!

August 31, 2026
Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

Fitoi me nokaut ndaj Thomas Narmo, boksieri Nelson Hysa: Kjo fitore është e të gjithë shqiptarëve!

August 31, 2026
Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com