• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria shqiptare strategji për zhvillimin e agroturizmit, Balluku: Lehtësime për nxitjen e sipërmarrësve

by Java News
16/02/2024 20:43
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria Shqiptare synon të nxisë edhe më tej zhvillimin e agroturizimit, si një sipërmarrje e rëndësishme për zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit. Me strategjinë e hartuar janë parashikuar një sërë lehtësimesh të mëtejshme për investitorët të cilët kanë dëshirë të angazhohen në këtë sektor.

Zëvendëskryeministrja, Belinda Balluku, së bashku me Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj dhe Ministren e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro ishin në Klos në një takim me sipërmarrës të cilët kanë investuar për ngritjen e bujtinave.

Zëvendëskryeministrja Balluku theksoi se Qeveria Shqiptare kërkon që të kthejë në njësi ekonomike çdo fermë edhe çdo bujtinë, pasi secila prej tyre kontribuon në zhvillimin ekonomik të vendit, por edhe të zonës ku ajo është ngritur. Rritja e numrit të vizitorëve është gjithashtu një tregues për nevojën e shtimit dhe zgjerimit të kapaciteteve. Referuar shifrave, tha Balluku, numri i vizitorëve në qarkun Dibër për vitin 2023 ishin 73 mijë, çka tregon sa tashmë edhe kjo zonë po kthehet në një destinacion.

“Na lind një nevojë e menjëhershme që ti përgjigjemi me struktura kësaj kërkese të vizitorëve. Të kemi më shumë bujtina, të kemi më shumë shtretër, të kemi më shumë produkte vendase, pasi dikush që vjen të vizitojë një agroturizëm vjen për të provuar produktet vendase dhe jo ato të importuara. E gjitha kjo e thënë thjesht me fjalë kërkon një punë kolosale nga të gjitha ministritë sektoriale, nga pushteti vendor këtu dhe sigurisht nga secili prej jush të cilin e kanë traditë blegtorinë, bujqësinë. I ka traditë i gjithë populli jonë mikpritjen që është turizmi praktikisht sot”, tha Balluku.

Zëvendëskryeministrja shtoi më tej se janë ndërmarrë një sërë politikash lehtësuese për nxitjen e këtij sektori, duke synuar që deri në vitin 2030 numri i bujtinave në Shqipëri të jetë 1 mijë.

“Nga 240 bujtina, pika agroturizmi, mikpritje që ka sot në Shqipëri ne synojmë që në vitin 2030 të kemi 1000 njësi të tilla. Dhe për të pasur 1000 njësi të tilla ne na është dashur gjithashtu që të kërkojmë edhe ndihmën e partnerëve tanë. Partnerëve tanë ndërkombëtarë të cilët përmes eksperiencave të tyre të mëparshme që kanë rezultuar të suksesshme kanë punuar së bashku me ne për të dizenjuar këtë strategji dhe si rrjedhojë për të pasur pastaj të gjitha ato akte nënligjore të cilat duhet të zbatohen për të lehtësuar punën tuaj, duke nisur nga zero taksë për infrastrukturën, tek 6% TVSH apo vetëm 5% tatim fitimi e shumë e shumë ndihma e paketa të tjera mbështetëse të cilat do të aplikohen sigurisht pas gjithë kësaj strategjie të gjatë dhe të mirë studiuar”, u shpreh Balluku.

Ministrja Kumbaro theksoi se është e rëndësishme që kjo strategji të kthehet në një instrument dhe në një dokument që të ndihmojë dhe lehtësojë të gjithë sipërmarrësit.

“Një ndër atraksionet kryesore që vijnë vizitorët ne Dibër janë ushqimet tradicionale. Kjo është një mundësi për t’ua prezantuar te gjithëve atyre qe nuk njohin Klosin, Matin, Dibrën jo thjesht për kënaqësi, por për te prodhuar ekonomi. Nuk mund të gjenim vizion më të mirë se sa turizmin dhe bujqësinë t’i bashkojmë në një ekonomi që është agroturizmi. Strategjinë e re të agroturizmit duam ta kthejmë në një instrument që ju ndihmon, sepse duke u certifikuar si agroturizëm ju përfitoni nga ulja e TVSH në 6%, zerohet taksa e infrastrukturës dhe ulet në vetëm 5% tatim-fitimi. Dua të ndaj një lajm të mirë me ju, që bashkë me Ministren e Bujqësisë po bëjmë një lehtësim tjetër të gjithë procedurës së certifikimit si agroturizme me qëllim që t’jua lehtësojmë akoma më shumë punën”, nënvizoi Kumbaro.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj, u shpreh se “prezantojmë një strategji për herë të dytë, por për herë të parë në zonën e veriut, pasi mendojmë që vetëm kështu në komunikim të drejtpërdrejtë, marrim komentet dhe vlerësimet tuaja. Agroturizmi ndërlidh bujqësinë me turizmin për të krijuar një ekonomi e cila e bën zhvillimin e Shqipërisë në 2/3 e saj por duhet shpirti i sipërmarrjes, dëshira për të shkuar dhe për të zhvilluar këto agroturizme duke filluar si bujtina në radhë të parë pastaj për ti certifikuar”. Sipas ministres Denaj, certifikimi është një proces i sigurt drejt kësaj ekonomie, drejt këtij punësimi. Ministrja Denaj nga Klosi u bëri thirrje dhe autoriteteve të pushtetit vendor për të nxitur gjithmonë e më shumë drejt këtij investimi./m.j

Next Post
‘A do bëje seks për të shkuar në finale?’ Ja si përgjigjet Ilnisa

'A do bëje seks për të shkuar në finale?' Ja si përgjigjet Ilnisa

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

“Lojtarët kërkonin lavdinë personale!”- Kapiteni Gjimshiti shpërthen pas fitores së vuajtur me San Marinon: Nuk kam fjalë për atë që ndodhi!

October 7, 2026
“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

“Tym i bardhë”, Kosova zgjidh krizën dhe shmang zgjedhjet! Voton para ‘gongut’ kreun e shtetit dhe ndryshimet për Specialen! Justina Pula presidentja e re

October 7, 2026
Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

Kosova drejt zgjedhjeve të katërta të parakohshme! Ende pa kompromis dhe me ‘tym të zi’ nga çatia e Kuvendit

October 6, 2026
“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

“Përgjegjësia kryesore e Vetëvendosjes”- Nazarko: Serbia po forcon pozitën ndërkombëtare, Kosova s’ka asnjë shenjë serioziteti si shtet!

October 6, 2026
Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

Spanja i bën ‘remuntada’ Kroacisë, Anglia shumë e fortë për çekët! Sfidat dhe rezultatet e mbrëmjes së Ligës së Kombeve

October 6, 2026
VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

VIDEO/ Shqipëria fiton me frymën e fundit, VAR dhe penalltia e shpëtojnë nga turpi, Asllani hero me dopjetë! Kuqezinjtë në vendin e parë, Bjellorusia mund Finlandën (RENDITJA)

October 6, 2026
Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

Sekretari Amerikan i Shtetit zbarkon në Greqi! Marco Rubio në Athinë për Dialogu Strategjik dhe tri marrëveshje

October 6, 2026
“Duam statusin e vendit kandidat, vetëm ne s’e kemi”- Vizita e Von der Leyen, Kurti: Kosova i plotëson kriteret, BE të hapë edhe negociatat!

Më pak se dy orë nga skadimi i afatit, Kurti bën tjetër lëvizje! Propozon Justina Pulën për Presidente, i bën thirrje PDK të votojë: Le të bindet Hamza

October 6, 2026
Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

Neymar i dedikon ‘homazh’ Messit në ditën e largimit nga kombëtarja: Jo vetëm Argjentina, e gjithë bota të është mirënjohëse!

October 6, 2026
“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

“Pas saj mund të qëndrojë Rusia, ose…!”- Arrestimi i bujshëm i ish-shefit të inteligjencës gjermane, eksperti: Historia më e madhe e spiunazhit!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com