• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria shqiptare po përgatit kuadrin ligjor për to, por çfarë janë monedhat virtuale

by Java News
27/10/2019 09:02
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këto ditë ka bërë bujë lajmi, i dhënë nga vetë kryeministri Edi Rama, se Shqipëria po përgatitet të krijojë një kuadër ligjor, që do të lejonte përdorimin e kontrolluar të kriptovalutave. Po çfarë janë këto dhe ku ndryshojnë nga monedhat normale? Kriptomonedhat ose monedhat virtuale (bitcoin, etj) janë monedha dixhitale të emetuara nga individë privatë, të cilat nuk kanë vlerë ligjore të garantuar nga një shtet, bankë qendrore, apo institucion ndërkombëtar. Vlera e tyre e tregut luhatet si rezultat i kërkesës së individëve për transaksione ose i pritshmërive të tyre mbi rritjen e mundshme të çmimit të tregut në të ardhmen.

Sot përdoren një mori terminologjish për t’iu referuar një paraje të tillë, si “kriptomonedha”, “monedha dixhitale” dhe “monedha virtuale”.

Infrastruktura e një kriptomonedhe është një sistem elektronik pagesash i decentralizuar, i disponueshëm për publikun dhe i rregulluar nga një protokoll elektronik i hartuar privatisht. Protokolli elektronik kryen rolin që ndërmjetësit garantues të pagesave kryejnë në sistemet tradicionale të pagesave, sikurse bankat qendrore, autoritetet rregullatore apo sipërmarrësit privatë Visa dhe Mastercard.

Autori anonim Satoshi Nakamoto, publikoi dokumentimin e protokollit elektronik të Bitcoin dhe krijoi kriptomonedhën e parë Bitcoin, prej 50 njësish, më 3 janar 2009 (Nakamoto, 2008). Ndonëse fillimisht interesi publik për Bitcoin ishte i vakët, numri i transaksioneve elektronike të kryera në monedhën dixhitale Bitcoin u rrit me ritëm eksponencial. Përhapja e përdorimit të monedhës Bitcoin ka qenë në përmasa të paneglizhueshme për industrinë financiare, publikun dhe autoritetet kombëtare dhe ndërkombëtare. Në fund të vitit 2011, numri i transfertave të konfirmuara nuk ishte më tepër se 5-6 mijë transaksione në ditë. Në muajt e fundit (tetor 2017 – shkurt 2018), numri i transfertave të kryera nëpërmjet Bitcoin është luhatur në 200-400 mijë transaksione në ditë. Gjatë të njëjtës periudhë, vlera e këtyre transfertave të kryera arriti në rreth 1-4 miliardë USD në ditë.

Përmasat e këtyre transfertave kanë nxitur aktorë të tjerë të propozojnë monedha të tjera dixhitale që funksionojnë mbi një infrastrukturë të ngjashme. Aktualisht, numri i monedhave virtuale që operojnë në rrjetet kompjuterike të decentralizuara shkon në mbi 1000. Vëmendja e industrisë financiare si dhe e aktorëve akademikë është fokusuar tek infrastruktura e Bitcoin. Risia teknologjike e zbatuar në infrastrukturën e kryerjes së transaksioneve të Bitcoin, referohet me termin “blockchain” (në gjuhën angleze). “Distributed ledger technology” (DLT) është një term më i përgjithshëm i teknologjisë së “blockchain”, që përfshin versione të modifikuara të infrastrukturës për nevojat e industrive të ndryshme. Modifikimi i protokollit elektronik bën të mundur formatimin e teknologjisë “blockchain” sipas nevojave të autoriteteve rregullatore publike apo të sipërmarrësve privatë.

Banka e Shqipërisë dy vjet më parë publikoi një material të Bankës Qendrore Evropiane, që bënte thirrje për kujdes ndaj kriptomonedhave, që mund të shërbejnë edhe për pastrim parash të krimit e korrupsionit. Por duket se shtetet po e ndjejnë veten të fuqishme për të krijuar masa kontrolluese ndaj qarkullimit të tyre. Në këtë rast, ato do të funksiononin si para normale.

Next Post
Dita e fundit e Verës, ja si parashikohet moti për fundjavën

Keni plane ku do kaloni të dielën e fundit të tetorit? Lexoni si pritet të jetë moti sot

Comments 1

  1. Lili says:
    6 years ago

    Nota po’ i heq kryeministri une gangster po’ i fut.

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

Pentagoni: SHBA, anije të shpejta pa pilot për patrullime detare ndaj Iranit

March 27, 2026
Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

Dëborë në mars! Malet e veriut, juglindjes dhe Dajti zbardhen gjatë natës

March 27, 2026
Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

Rusia ‘nxit’ dramën ndërkombëtare, kërkon mbledhje urgjente të OKB për sulmet ndaj Iranit

March 27, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

Instalohet sistemi Real-Time PCR në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut, Rama: Hap i rëndësishëm për shëndetësinë

March 27, 2026
Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

Sylvinho “driblon” të ardhmen: Sytë tanë nga Valencia, shumë krenar për djemtë e Kombëtares

March 27, 2026
Stuhi shiu, shtrëngata dhe dëborë, si do të jetë moti javës që vjen

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës së sotme, reshje shiu dhe dëbore gjatë paradites

March 27, 2026
10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

10 ditë kohë! Trump shtyn deri në prill sulmin ndaj centraleve energjetike të Iranit

March 26, 2026
“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

“Kam ardhur të rilidhem me rrënjët”, nipi i Aleksandër Moisiut: Shqipëria, vend interesant

March 26, 2026
Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

Merr fund ëndrra e Botërorit për Shqipërinë. Polonia fiton me përmbysje në Varshavë

March 26, 2026
Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

Kosova shkruan historinë. Fitore spektakolare në Bratislavë dhe tani është vetëm 90 minuta larg Botërorit

March 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In