• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria shpall Qeparoin qendër historike

by Java News
07/09/2016 14:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këshilli i Ministrave ka miratuar sot një sërë vendimesh, ku peshë specifike ka pasur ai i  shpalljes së Qeparoit Qendër Historike dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj dhe të zonës së mbrojtur përreth.

Përveç kësaj, një tjetër vendim të rëndësishëm Këshilli i Ministrave ka miratuar edhe për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve.

Ja disa nga vendimet e miratuara sot nga Këshilli i Ministrave
1. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.9376, datë 21.4.2005, “Për sportin”, të ndryshuar.

MINISTRI I ARSIMIT DHE SPORTIT

MIRATOHET

2. Për performancën e energjisë së ndërtesave.

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

3. Për disa ndryshime në ligjin nr.7703, datë 11.5.1993, “Për sigurimet shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE
MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

MIRATOHET

4. Për të drejtat dhe mbrojtjen e fëmijës.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

– marrjen e masave për të siguruar jetesën, mbijetesën dhe zhvillimin e fëmijës;
– sigurimin e bashkëpunimit ndërmjet strukturave dhe autoriteteve qendrore e vendore si dhe organizatave që mbrojnë të drejtat e fëmijës;
– parashikimin e mekanizmave efektivë dhe funksionimin e institucioneve të ngarkuara me marrjen e masave konkrete për promovimin, respektimin e mbrojtjen e të drejtave të fëmijës si dhe për ngritjen e një sistemi të integruar e funksional të mbrojtjes së fëmijës, për parandalimin dhe përgjigjen efikase ndaj të gjitha formave të dhunës, shfrytëzimit e neglizhimit.

MIRATOHET

PROJEKTVENDIME:

5. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.190, datë 3.5.1995, të Këshillit të Ministrave, “Për zbatimin e ligjit nr.7874, datë 17.11.1994, “Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar”, të ndryshuar”.

MINISTRI I MROJTJES

MIRATOHET

6. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Shëtitorja Qeparo loti 2” dhe “Shëtitorja Qeparo loti 1”, Himarë.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

MIRATOHET

7. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Ndërtimi i galerisë për kabllot e rrjetit shpërndarës të nënstacionit qendër 110/20 kV”, Tiranë.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

8. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Rikonstruksioni i rrugës, unaza 1 Maj, Himarë”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

9. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Restaurimi dhe kthimi në identitet i godinës së Prefekturës së Qarkut Tiranë”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

10. Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga realizimi i projektit “Pedonalja ‘Abaz Bej Lushnja’”.

MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

11. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.661, datë 8.10.2014, të Këshillit të Ministrave, “Për shpronësimin, për interes publik, të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i segmentit rrugor, Skelë – Uji i Ftohtë, Bashkia Vlorë”.

12. Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.589, datë 10.9.2014 të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e procedurave të evidentimit faktik në terren të ndërtimeve pa leje/shtesave në ndërtime me leje, të organeve dhe dokumentacionit për propozimin dhe miratimin e zonave informale”.
MINISTRI I ZHVILLIMIT URBAN

MIRATOHET
13. Për lejimin e lëvizjes jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë së veprës së artit në pikturë “Krijim i kooperativës në Malësi”, e autorit Zef Shoshi, pjesë e fondit të Galerisë Kombëtare të Arteve, e cila do të marrë pjesë në ekspozitën “Shqipëria, 1207 km në lindje”, që organizohet në Muzeun e Qytetërimeve të Evropës dhe Mesdheut (MUCEM), në Marsejë, Francë.

MINISTRI I KULTURËS

14. Për shpalljen e Qendrës Historike të fshatit Qeparo dhe miratimin e rregullores për administrimin e saj e të zonës së mbrojtur përreth.

15. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Austrisë, për mbrojtjen shoqërore.

MINISTRI I MIRËQENIES SOCIALE DHE RINISË

16. Për shpronësimin, marrjen në përdorim të përkohshëm dhe vendosjen e servitutit të kalimit për interes publik mbi disa pasuri të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i sistemit të gazsjellësit, korridori i ndërtimit, rrugët hyrëse dhe valvulat e bllokimit për projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik (projekti TAP).

MINISTRI I ENERGJISË DHE INDUSTRISË

17. Për miratimin e rregullores për trajtimin e sigurt të mbetjeve në Republikën e Shqipërisë.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

MIRATOHET

18. Për përcaktimin e rregullave, të procedurave e të llojeve të testeve ekzaminuese mjekësore, që do të kryhen në varësi të punës së punëmarrësit, si dhe të mënyrës së funksionimit të shërbimit mjekësor në punë.

MINISTRI I SHËNDETËSISË

MIRATOHET

19. Për kalimin e sporteleve të shërbimit të Fondit të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në administrim të Agjencisë së Ofrimit të Shërbimeve Publike të Integruara (ADISA).

MINISTRI I SHTETIT PËR INOVACIONIN DHE ADMINISTRATËN PUBLIKE

shqiptarja.com

Next Post
Tahiri takim kokë më kokë me Metën, një ditë para votimit të ligjit për Sigurinë Publike

Tahiri takim kokë më kokë me Metën, një ditë para votimit të ligjit për Sigurinë Publike

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

September 29, 2026
Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

September 29, 2026
Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

September 29, 2026
Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

Zjarr i madh pranë Urës së Kardhiqit, ndërhyrja shmang përhapjen e flakëve drejt banesave, digjen sipërfaqe të tëra me bimësi

September 29, 2026
Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

Izraeli eliminon komandantin e Hamasit, 6 të vrarë nga bombardimet ajrore në Gaza!

September 29, 2026
Hungari: Dyshime për një atentat të rremë ndaj gazsjellësit për të ndihmuar Orbán në zgjedhje

Korrupsioni miliona dollarësh, 2 ish-ministra të qeverisë së Orbánit në telashe, arrestohen nën dyshimet për ryshfete

September 29, 2026
Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

Liga e Kombeve/ Shqipëri për Europian! Kombëtarja fiton me ‘tripletë’ ndaj San Marinos dhe merr vendin e parë në grup (VIDEO)

September 29, 2026
“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

“Jo në emrin tim”/ Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët kosovarë mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë dhe kërkojnë pafajësinë

September 29, 2026
Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

Koha televizive në muajin gusht, Opozita dhe Berisha dominojnë ekranin! AMA zbulon shifrat, PS vetëm 30,8%! (TABELAT)

September 29, 2026
Zelensky: Ukraina e gatshme të respektojë armëpushimin 3-ditor të shpallur nga Putini -

Koreja e Jugut kërkon falje nga Ukraina pasi Zelensky zbuloi transferimin e dy ushtarëve koreano-veriorë!

September 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com