• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, June 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria shpall dekriminalizimin: Do pezullohen edhe ata që janë në detyrë

by
16/09/2015 13:52
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shpall dekriminalizimin: Do pezullohen edhe ata që janë në detyrë

Qeveria ka miratuar sot projektligjin për emërimet në funksionet publike.

Ministrja për marrëdhëniet me Parlamentin, Ermonela Felaj tha në një konferencë për shtyp se “asnjë individ që në të kaluarën e tij që është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë në këshillin bashkiak, të emërohen në detyrë kryeministër apo ministra. Nëse ata janë sot në këto funksione, do të pezullohen”, tha ministrja

Ajo theksoi se personat që janë në detyrë do të pezullohen deri sqarimin e një vendimi të formës së prerë. Felaj tha se mazhoranca do ta paraqesë projektligjin që në seancën e ardhshme parlamentare.

“Ligji parashikon të ushtrojë veprimin e tij edhe ndaj të gjithë atyre që janë zgjedhur, emëruar ose janë duke ushtruar funksione publike pikërisht përmes të njëjtave instrumenta dhe deklarimeve dhe më tej verifikimeve nga organet përgjegjëse. Qeveria dhe maxhoranca do të paraqesë në parlament këtë projektligj bashkë me draftin për ndryshimet kushtetuese që reflektojnë parimet e kësaj nisme për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare. Përmes këtij ligji hapet një faqe e re në historinë e demokracisë shqiptare. Asnjë individ që në të kaluarën e tij është dënuar në gjykatat vendase apo të huaja nuk do të ketë mundësi të emërohet”, tha ministrja Felaj.

Sipas këtij p/ligji, ndalohet të zgjidhen deputetë, kryetar bashkie, këshilltarë, të emërohen në detyrën e kryeministrit apo anëtar i Këshillit të Ministrave, të zgjidhen në funksione që voton Parlamenti të gjithë personat e dënuar brenda apo jashtë vendit me vendime gjyqësore të formës së prerë për një sërë krimesh të rënda. Gjithashtu, ndalimi do të zbatohet edhe ndaj personave që kanë kryer krime të parashikuara në ligj dhe për rastin kur ndaj tyre janë dhënë vendime dënimi nga Gjykata e Shkallës së parë, pra, jopërfundimtare, ose ndaj të cilëve është vendosur një masë sigurimi personale ose është lëshuar urdhër kërkimi nga autoriteti gjyqësor i huaj. Për këtë kategori ndalimi do të zgjasë deri në revokimin e masës së sigurisë, urdhrit të arrestit ose vendimit të pafajësisë.

Next Post

Dhjetë krijuesit e armëve që hynë në histori

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

Qytetari për partitë e vogla: Po përdorin protestën për fushata dhe qëllime personale!

June 28, 2026
VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

VIDEO/ Qytetarja kundërshton deklaratat e Sali Berishës: Jemi ende të përsekutuar!

June 28, 2026
Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

Incident në zonën e Maliqit, rrëzohet aksidentalisht nga shkëmbi një person

June 28, 2026
Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

Protesta në Tiranë, ja pjesëmarrja e qytetarëve në orën 20:00! Pamje me dron

June 28, 2026
Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

Mallakastër, shuhet vatra e fundit e zjarrit në Hekal pas ndërhyrjes nga ajri dhe toka

June 28, 2026
Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Dita e 29-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

June 28, 2026

Platforma politike surreale e protestës, a duhen marrë seriozisht propozimet e organizatorëve?

June 28, 2026
Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

Gazetari: Shumica e pjesëmarrësve nga Kosova në protestë janë mbështetësit e Lëvizjes Vetëvendosje

June 28, 2026
Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

Rama përballje në rrjet me ‘protestuesin’ që i uroi vdekjen e Fatos Nanos vitin e shkuar!

June 28, 2026
Drejtuesit politik të PS, Andoni: PD në Fier e ka të vështirë! Me kandidimin jashtë liste, Rama i dha një mësim opozitës

Protesta drejt Lëvizjes, apo përballë vetes

June 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In