• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria rrit shpenzimet për paga, ku ulen ndjeshëm investimet

by Java News
15/05/2019 07:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndryshe nga vitet e tjera, në këtë prag zgjedhor qeveria nuk po i rrit investimet kapitale. Sipas statistikave fiskale të 4 mujorit të parë të vitit, shpenzimet kapitale për periudhën janar-prill ishin 14.6 miliardë lekë (117 milionë euro), me një rënie prej 20% në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me atë që ishte planifikuar në fillim të vitit, shpenzimet që qeveria duhet të bëjë për rrugë, spitale, ujësjellës, shkolla etj. ishin 26%, ose 5.3 miliardë lekë (45 milionë euro) më pak.

Ndërsa është treguar e kursyer në shpenzimet për investime, institucionet qeveritare nuk janë kursyet aspak për të tjerat. Në total, shpenzimet në buxhet u rritën me 3.4% në raport me katëmujorin e një viti më parë, duke arritur në 144.6 miliardë lekë, ose 4.8 miliardë lekë më pak se lani, kursim që ka ardhur në pjesën më të madhe nga ulja e investimeve kapitale).

Ritmet më të larta i shënuan shpenzimet korente (+1.1 miliardë lekë më shumë sesa plani), kryesisht për paga, interesa e mirëmbajtje, të cilat u rritën me gati 7%.

Shpenzimet për paga ishin gati 2% më të larta sesa ato të janar-prill të një viti më parë. Qeveria shpenzoi gati 11% më shumë për të paguar interesat e borxheve që ajo ka marrë, ku rritjen më të lartë e kishin interesat për borxhin e jashtëm.

Qeveria shpenzoi gati 54 miliardë lekë, ose 37% të totalit të shpenzimeve të saj për të subvencionuar pensionet, teksa rritja e numrit të pensionistëve dhe përkeqësimi i raportit kontribuues-përfitues po e rëndon gjithnjë e më shumë skemën e pensioneve.

Pagesat e papunësisë dhe ndihma ekonomike shënuar një rritje me përkatësisht 76% dhe 15% për 4 mujorin, në raport me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë.

Të ardhurat

Tatimet dhe doganat arkëtuan në buxhet rreth 149 miliardë lekë në katër muajt e parë të vitit, me një rritje prej 4% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ose rreth 5.8 miliardë lekë më shumë. Performancën më të keqe e kanë pasur të ardhurat nga tatimet dhe doganat, që u rritën me vetëm 1.8%, me një mosrealizim plani në 3.1 miliardë lekë. Ky mosrealizim ka ardhur si rrjedhojë e performancës së dobët të TVSH-së, një prej taksave kryesore në buxhet, të ardhurat nga e cila shënuan rënie edhe në raport me faktin e katërmujorit të një viti më parë (-2.3% më pak), shkruan ‘monitor’.

Mosrealizimi i planit nga tatimet e doganat është kompensuar pothuajse tërësisht nga performance e mirë e pushtetit lokal, nga taksat lokale dhe të pasurisë (2.5 miliardë lekë më shumë sesa plani).

Suficiti

Më të ardhurat që ishin gati 149 miliardë lekë dhe shpenzimet prej 144.6 miliardë lekë, si rrjedhojë e kursimit nga shpenzimet kapitale, buxheti rezultoi sërish me një suficit prej 4.3 miliardë lekë në periudhën janar-prill, shumë më i lartë se parashikimi prej 338 milionë lekësh. Edhe në krahasim me faktin e të njëjtës periudhë të një viti më parë, suficiti buxhetor ishte rreth 31% më i lartë.

g.kosovari

Next Post
Humbi jetën në Letoni/ Mbërrin sot në Tiranë trupi i major Klodian Tanushit

Humbi jetën në Letoni/ Mbërrin sot në Tiranë trupi i major Klodian Tanushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

Priten lajme të mira? Trump konfirmon “negociatat e nxehta”, Pakistani propozon armëpushim dyjavor për të shmangur luftën me Iranin

April 7, 2026
Vangjeli për shkarkimin e Veliajt: Në Strasburg do shohim një vendim që do na bëjë të skuqemi të gjithë

Vangjeli: Politika shqiptare në krizë, mungojnë kapaciteti dhe vullneti për zgjidhje

April 7, 2026
Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

Lufta mund t’i kthehet në bumerang Trumpit, republikanët paralajmërojnë distancim

April 7, 2026
Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

Erdoğan flet me kryeministrin spanjoll, nuk pranon shkatërrimin e Iranit

April 7, 2026
Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

Kompensimi, në vitin 2025 mbi 37 milionë euro për pronat me ndërtime informale

April 7, 2026
Nazarko: Qëndrimin amerikan për 11 majin e lexojmë qartë te Kushner dhe Grenell

“Duhet të paguajmë borxhin”, Nazarko: Trump është marrë me shqiptarët

April 7, 2026
“Kandidimi i Berishës i paligjshëm”, Spahiu: Salianji duhet t’i kërkojë gjykatës pezullimin e zgjedhjeve në PD

Spahiu: Shqipëria s’do pranohet në BE nëse nacionalistët marrin pushtetin në Francë dhe Gjermani

April 7, 2026
Tri mesazhet e qarta dhe shpresëdhënëse të zgjedhjeve lokale

Denoncimi i berishizmit është parakusht për denoncimin e pushtetit

April 7, 2026
Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

Çfarë do të ndodhë sot pas orës 02:00 në Iran? Mediat botërore japin tre skenarë

April 7, 2026
Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

Irani fiton betejën digjitale| Si po e mposht propaganda “Lego” fuqinë e Washingtonit?

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In