• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Qeveria rrit pensionet, ja kush përfiton

by
22/07/2015 15:37
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria shqiptare vendosi sot që të rrisë pensionet për të gjithë pensionistët, si dhe pagesën për veteranët e luftës. Lajmi i mirë për këto dy grupe të rëndësishme u komunikua nga ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi, gjatë një deklarate për mediat.

Qeveria vendosi rritjen me 1.4 për qind të pensioneve dhe me 16 për qind të pagesës për ish-luftëtarët.

“Dua të komunikoj dy vendime të qeverisë, që prekin dy grupe të rëndësishme, siç janë pensionistët dhe veteranët e luftës nacional-çlirimtare. Falë vendimit të sotëm, 599,364 pensionistë do të përfitojnë rritje të pensionit të tyre mujor prej 1,4%, si pasojë e përllogaritjes vjetore që bën Ministria e Mirëqenies Sociale mbështetur në të dhënat e ISTAT-it.

Ky vendim merret për të mbrojtur të gjithë pensionistët, 453,511 pensionistët që jetojnë në qytet, 145,800 pensionistët që jetojnë në fshat dhe 32,800 pensionistët me pensione të parakohshme suplementare, në mënyrë që pensioni i tyre mujor të jetë i garantuar, pavarësisht luhatjeve normale të inflacionit”, deklaroi ministri Klosi.

Lidhur me vendimin për rritjen e pagesës për veteranët e luftës, Klosi theksoi se kjo është rritja e parë pas 8 vitesh që i bëhet ish-luftëtarëve, për t’i kthyer nderin e munguar.

“Sot u mor një vendim shumë i rëndësishëm, që prek në mënyrë të drejtpërdrejtë 6,600 veteranët e luftës. Që prej vitit 2007, pra 8 vite më parë, pavarësisht luhatjeve të inflacionit, pensioni i veteranëve ishte i pandryshuar. Rezultoi në ulje reale të pensionit. Qeveria vendos të çojë në vend dinjitet e atyre që luftuan për çlirimin e Shqipërisë, duke rritur pensionin e plotë 6,600 veteranëve, në masën 16%”, përfundoi ministri.

Next Post

Pijet me gaz, të dëmshme dhe për personat e dobët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com