• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Qeveria rrit me 20% buxhetin për bujqësinë, naftë pa taksa vitin e ardhshëm për fermerë

by Ardit Rada
05/11/2020 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural do të ketë për vitin 2021 një buxhet 12.8 miliardë lekë, 20% më të lartë se viti 2020. Ministri Bledi Çuçi bëri publike sot në Kuvend disa nga prioritetet e këtij buxheti sipas programeve përkatës. Kryefjala është fondi shtesë prej 1 miliard lekësh për të zbatuar skemën e naftës pa taksa për punimet në bujqësi.

“Përmbushim në këtë mënyrë një zotim tonin, si dhe ndihmojmë rreth 70 mijë fermerë në të gjithë vendin për të ulur koston e prodhimit. Përjashtimi nga barra fiskale i naftës së përdorur për punime bujqësore është një hap i guximshëm, por i domosdoshëm për t’i dhënë sektorit bujqësor një tjetër mbështetje në mënyrë që të rrisim prodhimin, të rrisim mekanizimin e aktivitetit bujqësor, konkurrueshmërinë e produkteve bujqësore dhe të formalizojmë më tej sektorin. Nafta pa taksa për fermerët është një ndër objektivat strategjikë të buxhetit të vitit 2021, të cilin ne do ta realizojmë përmes fondit që kemi në dispozicion dhe me një skemë funksionale”, tha ministri Çuçi.

Një tjetër objektiv strategjik i buxhetit të vitit të ardhshëm është gjithashtu implementimi i reformës në Shërbimin Veterinar. Parashikohet që gradualisht të punësohen mbi 400 veterinerë në këtë shërbim tejet të rëndësishëm për sigurinë e produkteve me origjinë shtazore. Krahas disa investimeve të rëndësishme në infrastrukturën e ujitje-kullimit, gjatë vitit 2021 do të hapen kantieret për rindërtimin e 3 porteve të peshkimit në Durrës, Vlorë dhe Shëngjin me financim nga kredia italiane prej 25 milionë euro.

Lidhur me skemat mbështetëse për subvencione direkte për fermerët, buxheti ka një rritje me 29% krahasuar me vitin 2020 dhe shkon në 5.2 miliardë lekë bashkë me fondin për naftën e përjashtuar nga barra fiskale. Ministri Çuçi tha se edhe gjatë vitit 2021 do të vijojë të subvencionohen sektorë prioritarë si blegtoria, prodhimi në serra, bletaria apo çertifikimi i standardeve të prodhimit në ferma. Po kështu gjatë vitit të ardhshëm do të ketë një thirrje tjetër të programit IPARD II, bashkëfinancim i Bashkimit Europian dhe Qeverisë Shqiptare./d.c

Next Post
Vjosa Osmani u drejtohet për herë të parë si Presidente popullit: Serbia kreu krime, por ne nuk duhet të sillemi njësoj

Vjosa Osmani u drejtohet për herë të parë si Presidente popullit: Serbia kreu krime, por ne nuk duhet të sillemi njësoj

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

Kur maskat e zeza nuk janë superheronj: Trauma e një vajze 2-vjeçare në Minnesota

January 25, 2026
Të dënuarit me vdekje padisin qeverinë: Jetojmë me frikë se kur do varemi

EMRI / Ndërron jetë i dënuari 20-vjeçar! Çfarë ndodhi në burgun e Shkodrës?

January 25, 2026
Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

Rënie gurësh dhe mjegull e dendur, qarkullimi i vështirë në Skuraj-Burrel

January 25, 2026

Largimi i SHBA, shefi i OBSH thotë se arsyet e dhëna nga Trump nuk janë të vërteta

January 25, 2026
“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

“5 burra tërhiqnin zvarrë një fëmijë”, ‘shpërthen’ Berisha: Rama personalisht përgjegjës!

January 25, 2026
Demalia: PD bunker për të ruajtur Berishën dhe familjen e tij, është përgjegjës për Gërdecin, SPAK të veprojë

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

January 25, 2026
Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

Kapen kokainë, armë zjarri, 120 mijë euro e miliona lekë dhe paund! Policia arreston 3 persona në Tiranë

January 25, 2026
Pse humbën konservatorët austrialianë që morën LaCivitan si strateg?!

Përdorimi i forcës nga opozita tregon mungesën e pushtetit të saj

January 25, 2026
Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

Vrasja e 37-vjeçarit ndez protesta të dhunshme në Minnesota, Trump akuzon zyrtarët lokalë

January 25, 2026
“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

“Misioni i carit”, për Putinin fitorja qëndron mbi paqen. Intrigat pas negociatave

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In