• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria rihap tenderin për dhënien me koncension të HEC-it të Kalivaçit

by Java News
27/05/2017 22:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas prishjes së kontratës me shoqërinë italiane “Hidro SRL”, qeveria ka rihapur tenderin për dhënien me konçesion të hidrocentralit të Kalivaçit.

Ministria e Energjisë ka publikuar në Agjencinë e Prokurimit thirrjen zyrtare për oferta për ndërtimin e hidrocentralit në lumin e Vjosës. Sipas dokumentave, afati përfundimtar i dorëzimit të ofertave është data 18 korrik.

Fituesi do të përzgjidhet sipas 6 kritereve, që janë vlera e tarifës konçesionare, ndikimi mjedisor, fuqia e instaluar, afati i ndërtimit, skema e lidhjes së hidrocentralit në rrjet dhe vlerësimi për vlerën ekzistuese të punimeve.

Por për të marrë pjesë në tender kompanitë duhet të plotësojnë disa kushte. Së pari, xhiroja që ato kanë realizuar dy vitet e fundit, pra 2015 dhe 2016, të jetë e barabartë me vlerën e investimit, ndërsa fitimi i vitit të kaluar të jetë të paktën sa 7 për qind e investimit.

Hidrocentrali do të jepet me konçesion për 35 vjet. Pas kësaj periudhe, kompania ndërtuese do ta transferojë atë në pronësi të shtetit. Ai i Kalivaçit është konçesioni i parë energjetik i shpallur nga shteti shqiptar.

Saga e hidrocentralit me fuqi të instaluar rreth 100 mega ka nisur që në vitin 1997, plot 20 vjet më parë, kur qeveria e atëhershme ia dha konçesionin një kompanie italiane.

Por vepra nuk u ndërtua. Shoqëria ndërtuese u përfshi në konflikte gjyqësore me qeverinë, por edhe kompanitë nënkontraktore për vite me radhe.

Pak muaj më parë, qeveria e prishi kontratën me kompaninë hidro srl. Sipas Ministrisë së Energjisë, konçesioni u anulua pasi kompania italiane shkeli kontratën./Top Channel

a.ç

Next Post
Disa ndryshime që ndodhin kur arrini 30 vjeç. Metabolizmi dhe fertiliteti

Disa ndryshime që ndodhin kur arrini 30 vjeç. Metabolizmi dhe fertiliteti

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com