• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 12, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria reagon ndaj akuzave të opozitës për shërbimin te Onkologjiku

by A R
11/04/2016 19:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Përmes një deklarate për media, deputetja Albana Vokshi pretendon se gjendja në Shërbimin Onkologjik është e rënduar. Sipas saj, prej muajsh nuk funksionon siç duhet asnjëra nga aparaturat e kobaltit, ndërkohë që akseleratori linear, financim i qeverisë demokratike, ende nuk është vënë në funksionim pavarësisht se u inaugurua nga Kryeministri në ditën ndërkombëtarë të luftës ndaj kancerit. Gjithashtu, deputetja e Partisë Demokratike pretendon se kobalti i vetëm që punon është kthyer në rrezik rrezatimi të dëmshëm pasi ka 8 vite pa u ndërruar‎, si dhe ka një mungesë të ilaçeve bazë.

Për Shërbimin Onkologjik:

Në përgjigje të pretendimeve në deklaratën e deputetes Albana Vokshi sqarojmë se:

Së pari, është e pavërtetë se akseleratori linear është financim i kryer në kohën e qeverisë demokratike dhe se nuk është vendosur ende në funksionim. Financimi nga Qeveria Austriake për blerjen, instalimin dhe vënien në punë të pajisjes së akseleratorit linear (LINAC) në Shërbimin Onkologjik është miratuar në Kuvendin e Shqipërisë në 20 Shkurt 2014. Aktualisht LINAC-u është vendosur në punë dhe po zhvillon procedurat e kërkuara teknike të kalibrimit dhe certifikimit që realizohen vetëm nga ekspertët e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike në Vjenë (IAEA).

Gjithashtu, vetëm dy javë më parë, Ministria e Shëndetësisë nënshkroi marrëveshjen e re me IAEA-n, që mundëson vënien në punë të një akseleratori linear të dytë për të garantuar vijimësinë e shërbimit. Agjencia ka marrë përsipër të financojë 800 mijë euro, ndërsa nga buxheti i shtetit do të investohen për këtë qëllim 1 milionë euro.

Së dyti, siç mund të verifikohet lehtësisht nga çdo media, gazetar apo qytetar i interesuar, shërbimi i Kobaltoterapisë, jo vetëm që funksionon normalisht në mënyrë të plotë, por në vitin 2015 janë kryer 3,405 seanca më shumë se sa në 2014-ën.

Ndryshe nga çka pretendon deputetja Vokshi, në Shërbimin Onkologjik gjenden dy aparatura të Kobaltoterapisë të cilat janë në punë me orar të zgjatur 07:00-18:00. Sot, janë kryer në secilën aparaturë, përkatësisht 28 dhe 25 seanca terapie dhe gjatë pasdites janë planifikuar të kryhen edhe 30 seanca të tjera terapie.

Tabela në vijim paraqet vëllimin e trajtimit me Kobaltoterapi:

Cobalt Terapia QSUT 2013 2015
Numri i seancave me Cobalt Terapi 27,666 32,064
Numri i pacientëve të trajtuar me Cobalt Terapi 869 1100

Së treti, lidhur me pretendimet për barna, në vijim, po paraqesim të dhëna për furnizimin dhe konsumin në shërbimin e Onkologjisë në QSUT, si dhe zgjerimin e listës së barnave të rimbursueshme për periudhën 2013-2015:

Vëllimi i trajtimit me Citostatikë:

Citotastatikë QSUT 2013 [Janar-Shtator] 2015 [Janar-Shtator]
Konsumi i Barnave (Antineoplastikë dhe immunomodulatorë) 367 milionë lekë 451 milionë lekë

Numri i citostatikëve në Listën e Barnave të Rimbursueshme:

Viti Principe Aktive Barna Alternativë e Parë Barna Alternativë Tregtare
2013 16 18 38
2014 17 20 49
2015 25 29 47

Sasia e përdorimit të Herceptinës në QSUT:

Viti 2013

872 flakonë

Viti 2015

2,300 flakonë

Next Post

Verë e kuqe dhe çokollatë, kombinimi për humbje peshe

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

“Kam bërë jetë të thjeshtë”, Meta flet për shpenzimet e tij para gjyqtarëve

March 12, 2026
Panairi i Produkteve Bujqësore, Rama: Fermerë dhe prodhues do të prezantojnë prodhimet e tyre

“100% dakord me Berlinin dhe Londrën”, Rama: Lufta ndaj korrupsionit vijon! Vepruam si në çdo parlament europian

March 12, 2026
Me kë po tallet Kryeministri?

“Safe City’: Siguri për makinën, rrezik për shqipen!

March 12, 2026
Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

Hoxha në Bruksel: Zgjerimi në qendër të agjendës evropiane, Shqipëria e përgatitur për këtë moment

March 12, 2026
Drejtësia e re dhe vonesat/ Minxhozi: “21 janari” u trajtua me të njëjtin standard siç u trajtua në momentin kur ngjarja ndodhi

As Balluku nuk e afroi dot kilometrin e fundit

March 12, 2026
I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba  është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

I vranë gruan dhe një fëmijë, por Mojtaba është i sigurt. ‘Loja politike’ që luhet në Teheran

March 12, 2026
Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

Kina miraton ligjin e ‘unitetit etnik’, pakicat e detyruara të mësojnë gjuhën mandarine

March 12, 2026
“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

“Balluku” rrezikon integrimin? Reagon ambasada gjermane: Mbështesim dëshirën e qytetarëve shqiptarë!

March 12, 2026
Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

Pentagoni: 6 ditët e para të luftës me Iranin kushtuan SHBA-së 11.3 miliardë dollarë

March 12, 2026
Mbreti i Panairit

Sheherazadia ime

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In