• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Qeveria reagon ndaj akuzave të Dumës për Skavicën

by A R
09/01/2016 18:59
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Qeveria ka reaguar pas akuzave të sotme të Grida Dumës në lidhje me hidrocentralin në Skavicë.

Nëpërmjet një reagimi në faqen Transparenca.al, qeveria bën me dije se Duma ngatërron hidrocentralin në Katundin e Ri, me atë të Skavicës.

“Partia Demokratike, përmes zëdhënëses së saj Grida Duma, shtroi sot disa pyetje të reja mbi procedurat e dhënies me koncesion të HEC Katund i Ri, të cilit Partia Demokratike, me qëllim apo si rezultat i padijes, i referohet me emrin Skavica.

Për hidrocentralin e Katundit të Ri:

Për hir të transparencës ndaj publikut sqarojmë sa vijon:

Referuar studimeve, në rastin konkret të Drinit të Zi, ka disa opsione por më i përshtatshmi dhe me më pak kosto mjedisore e sociale rekomandon që mbi këtë lum të ndërtohen 2 hidrocentrale dhe konkretisht hidrocentrali i Skavicës (HEC Skavica) dhe ai i Katundit të Ri (HEC Katund i Ri).

Bashkimi i shoqërive “Suzer Group” dhe “Nurol Holding”, në një proces krejtësisht transparent dhe ligjor, ka shfaqur interesim për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Përmes vendimit, Nr.1068, datë 23.12.2015, Qeveria ka vlerësuar projektin e specifikuar, paraqitur nga bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” për ndërtimin vetëm të “HEC Katund i Ri”, duke miratuar bonusin prej 8 pikësh. Kësisoj, referenca që Partia Demokratike bën për ndërtimin e HEC Skavica është i pavërtetë, pasi Këshilli i Ministrave i ka hapur dritën jeshile procedurave vetëm për ndërtimin e HEC Katund i Ri.

Në rastin e HEC Katund i Ri, qeveria ka përcaktuar të mos ketë më sanksionim të detyrimit paraprak të shtetit për të garantuar blerjen e energjisë. Kjo nënkupton se investimi për këtë vepër do të jetë plotësisht privat dhe investitori do duhet të marrë përsipër të gjejë tregun për energjinë e prodhuar. Nga të gjithë investitorët e interesuar për HEC-et në Drinin e Zi, bashkimi i “Suzer Group” dhe “Nurol Holding” ishin të vetmit që parashikonin këtë element. Një qasje e tillë është në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian dhe politikat e qeverisë së Shqipërisë për liberalizimin e tregut të energjisë elektrike.

Vendimi është marrë në 23 Dhjetor 2015, në mbledhjen e pasdites së Këshillit të Ministrave. Është kryer zbardhja e vendimit dhe është transmetuar tek Qendra e Publikimeve Zyrtare e cila e ka botuar brenda afatit 10 ditor nga dita e dërgimit, edhe pse bëhet fjalë për një periudhë të vitit me disa ditë pushimi për shkak të festave.

Bazuar në nenin 117 të Kushtetutës së RSH dhe nenit 29 të Ligjit për Organizimin dhe Funksionimin e Këshillit të Ministrave, vendimet e Këshillit të Ministrave publikohen në Fletoren Zyrtare dhe hyjnë në fuqi pas botimit të tyre. Në rastin konkret, vendimi është publikuar në mënyrë transparente në Fletoren Zyrtare dhe ka respektuar kërkesat ligjore nga momenti i miratimit në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, deri tek publikimi në Fletoren Zyrtare.

Me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, Ministria e Energjisë dhe Industrisë do të vijojë me hapat e mëtejshme procedurale të përcaktuara në Ligjin nr. 125/2013, “Për koncesionet dhe partneritetin publik privat”, të ndryshuar. Këto hapa përfshijnë hartimin e dokumentacionit standard të procedurës konkurruese (ToR), publikimin, vlerësimin e ofertave të mundshme dhe në rast të një procedure të suksesshme, negocimin e kontratës.

Në një kohë kur procedura konkurruese nuk është zhvilluar ende, nuk ka se si të ketë shoqëri fituese të garës. Gjithsesi, qeveria shqiptare nuk mund të orientojë investitorët se çfarë duhet të publikojnë apo jo në faqet e tyre të internetit. Detyra e qeverisë shqiptare është të garantojë respektimin e ligjit dhe një proces e garë transparente nga fillimi në fund.

Fillimi i procedurave për HEC Katund i Ri nuk pengon në asnjë rast, zhvillimin e mëpasshëm të projektit të HEC Skavicës. Referuar HEC Skavicë, për të cilin nuk ka ende procedura të filluara, projekti do të ketë një rol rregullator më të madh për gjithë Kaskadën e Drinit. Rrjedhimisht, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, duke marrë kohën dhe konsulencën për një studim të plotë, po sheh mundësinë e zhvillimit në perspektivë të këtij projekti (HEC Skavicë) duke e përfshirë edhe Korporatën Elektroenergjitike si partnere”, thuhet në reagimin e qeverisë.

Next Post

Seks pa pushim, ja shtatë “receta” për gjithë javën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

Incident diplomatik në G20, evropianët refuzojnë foton me Lavrovin, SHBA anulon fotografinë për të shmangur përplasjen me Rusinë

October 31, 2026
Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

Ish-deputeti demokrat rendit momentet që çuan PD-në në pikën më të ulët, nga Gërdeci dhe 21 janari te djegia e mandateve dhe rikthimi i Berishës

October 31, 2026
“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

“Nis gara se kush do të jetë opozita”, Alibeaj zbulon skenarin për zgjedhjet lokale

October 31, 2026
Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

Përplasje, përçarje, molotovë ndaj policisë dhe trazira në disa zona, çfarë ndodhi në protestë?

October 31, 2026
“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!

Berisha fajëson Ramën dhe Qorin për përçarjen e protestës, mohon se studentët larguan militantët e PD-së

October 31, 2026
Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

Kallas paralajmëron SHBA-në: Kthimi i Putinit në G20 rrezikon normalizimin e krimeve të luftës të Rusisë

October 31, 2026
Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

Protesta në Tiranë, analisti shpjegon pse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD-së

October 31, 2026
Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

Aksidenti me mjetin sportiv në Has i merr jetën 46-vjeçarit nga Kosova, vëllai përfundon në spital

October 31, 2026
Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

Gjermani sulmon me thikë dy policë në Malësi të Madhe, dyshohet se i hodhi benzinë makinës së një të riu

October 31, 2026
Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

Analisti zbulon çfarë fshihet pas sulmeve në protestë, kërkon hetim për financuesit dhe ngre dyshime për ndërhyrje të forcave ekstremiste

October 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In