Qeveria ka vendosur krjimin e një agjencie të re që do të merret me menaxhimin e të gjitha donacioneve të huaja dhe përkthimin e tyre në projekte konkrete. Report Tv mëson se në krye të saj pritet të emërohet ish ministri Ilir Beqaj.
Të gjitha donacionet e huaja do të menaxhohen nga një agjenci e re që do të quhet Agjencisë Shtetërore e Programimit Strategjik dhe Koordinimit të Ndihmës, e miratuar në mbledhjen e një dite më parë të këshillit të ministrave. Burime konfidenciale bëjnë të ditur për report Tv se kjo agjenci do të drejtohet nga ish deputeti socialist Ilir Beqaj i cili nuk mundi të fitonte mandatin në qarkun e Shkodrës, dhe do të jetë në varësi të kryeministrit.
Sipas Vendimit të qeverisë Agjencia në fjalë “në bashkëpunim me ministrinë e financave dhe komunitetin e donatorëve do të koordinojë të gjithë ndihmën e huaj që do të marrë qeveria shqiptare për programe dhe projekte zhvillimore.
Agjencia gjithashtu do të mbështesë ministrinë për Evropën në përmbushjen e përgjegjësive të saj për procesin e integrimit në Bashkimin Evropian por edhe Kryenegociatorin dhe Grupin Negociator në programimin dhe monitorimin e asistencës financiare të BE-së në funksion të procesit të aderimit në BE.
Sipas vendimit të qeverisë fillimisht kjo agjenci do të financohet nga buxheti i kryeministrisë ndërsa më vonë pritet që të plotësohen detajet.
Për Partinë Demokratike krijimi i kësaj agjencie është krijimi i një institucioni paralel me ministrinë e financave dhe qe fsheh afera korruptive.
“Kjo sajesë, do të jenë hambari i punësimeve politike dhe partiake që do të zhvlerësojnë dhe shumëzojnë me zero infrastrukturën dhe paratë e shpenzuara për punësimin e administratës civile. Kjo agjenci e sajuar është për të mbivendosur funksionet kuptohet për interesa klienteliste dhe korruptive,” akuzon deputetja Tabaku. REport TV











