985 milionë është dëmi që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit në Shqipëri. Fatura zyrtare u zbulua nga ministri Fuqiplotë, Bledi Çuçi ditën e sotme. Më këtë faturë tashmë Shqipëria do t’i drejtohet Konferencës së Donatorëve në 17 Shkurt në Bruksel.
“Nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit u prekën 202291 persona nga 11 bashki të vendit. Një kontribut i madh erdhi nga miqtë ndërkombëtarë. Vetëm një javë pas tërmetit qeveria kërkoi mbështetjen e BE-së, OKB-së dhe BB për një proces për të identifikuar dëmet dhe nevojat.
60 ekspertë të huaj dhe vendas dhe zyrtarë shqiptarë e përfunduan raportin në 30 janar. Është punuar me ritëm të lartë. 50 mijë ndërtesa u verifikuan dhe u verifikuan 100% ndërtesat me rrezikshmëri të lartë. Dëmet janë 98574906, por dokumenti nuk është shterues. Me këtë dokument do të shkojmë në Konferencën e Donatorëve”, tha ai. /e.s/











