• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

Qeveria pritet të rrisë fondin e kompensimit për ish- pronarët deri në 40 mln USD

by Java News
02/11/2017 11:03
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Plani i pagesave në adresë të pronarëve të shpronësuar u bë konkret që me zyrtarizimin e ligjit të ri, por ndryshe nga sa ishte përcaktuar, qeveria vendos të tregohet më dorëlëshuar. Në vitin e 4-t të zbatimit të skemës së re, fondi që do të vendoset në dispozicion do të jetë më i lartë nga ai që ishte parashikuar në projeksionin fillestar.

Lajmin e dha dje në Komisionin e Ekonomisë kreu i Financave, Arben Ahmetaj, sipas të cilit për vitin 2019 fondi vjetor do të jetë 5 miliardë lekë apo, thënë ndryshe, 50 milionë dollarë. Ndërkohë që në ligj vlera e përcaktuar ishte 4.1 miliardë lekë.

“Në 2019-n do të përdoren 50 milionë dollarë për ish-pronarët, fondi do të rritet. Për 2018-n do të përdorim 4 miliardë lekë apo 40 milionë dollarë”, tha kreu i Financave.

FONDI

Vit pas viti fondi që i shkëputet buxhetit të shtetit ka ardhur në rritje. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me vitin 2018, ku fondi sërish ka njohur rritje, nga 3.8 miliardë që ka qenë këtë vit, do të bëhet 4 miliardë lekë. Qëllimi, sikundër është shprehur edhe në ligjin e ri, është mbyllja e këtij kapitulli brenda 10 viteve. Për ta bërë këtë, Qeveria është angazhuar që brenda kësaj periudhe të nxjerrë nga arka 50 miliardë lekë.

Por, sërish vlera e programuar është e pamjaftueshme për kompensimin e plotë të 26 mijë pronarëve, që kanë në duar vendime të formës së prerë. Kompensimi mbi bazën e zërit kadastral që prona ka pasur në momentin e konfiskimit, redukton masën e përfitimit, por sërish fatura mbetet e lartë për financat.

Mbi bazën e një vlerësimi paraprak, të dalë nga një raport sekret i Agjencisë së Trajtimit të Pronave, nevojiten jo pak, por 200 miliardë lekë për t’i shkuar në fund kësaj odiseje. Shteti ka marrë përsipër ¼-n e kësaj vlere dhe synon që pjesën e mbetur ta mbushë me shitjen në ankand të sipërfaqes së tokës bujqësore që ka në dispozicion.

APLIKIMET

Sipas formulës së re, të parët që kanë mundësi të kompensohen janë pronarët me vendime të para ’95-s, për të cilët ka përfunduar edhe vlerësimi financiar. Prej muajsh ka nisur vlerësimi edhe për dosjet e ’96-s, por ende nuk ka asnjë informacion zyrtar mbi shpalljen e listave përfituese.

Pas publikimit të tyre lind edhe e drejta për aplikim. Veç kompensimit në të holla, është edhe skema e kompensimit fizik. ATP ka në dispozicion 23 mijë ha tokë bujqësore, e cila sipas ligjit do të ndahet me ankand, nga ku ofertuesi më i mirë do të shpallet edhe fitues. /panorama/ma.me

Next Post
FOTOT/ Fshati i vogël kthehet në hotel gjigant

FOTOT/ Fshati i vogël kthehet në hotel gjigant

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

Analiza/ Pse heshtën amerikanët për Belinda Ballukun?

March 12, 2026
“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

“SPAK është pasuri kombëtare”, deputeti i PS-së u përgjigjet ambasadave pas reagimeve për imunitetin e Ballukut

March 12, 2026
“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

“Mos shfrytëzoni krizën rajonale”, Turqia paralajmëron Greqinë për aktivitetet ushtarake në Egje

March 12, 2026
Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

Alarm nga Uashingtoni/ Kongresmenë e senatorë i shkruajnë Rubios: Mos reduktoni trupat në Kosovë

March 12, 2026
“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

“Shtëpitë e barit” në Shkodër përplasin policinë me OSHEE-në: Po prangosen punonjësit në çdo aksion

March 12, 2026
Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

Përfshihet nga flakët një banesë në Tiranë, humb jetën 72-vjeçari

March 12, 2026
Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

Kriza pas luftës në Iran, Italia do përdorë gati 10 milionë fuçi naftë nga rezervat e emergjencës

March 12, 2026
Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

Takimi i ambasadores së SHBA në Athinë me Ramën në Kryeministri, Dritan Hila: Përcolli një mesazh

March 12, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

March 12, 2026
Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

Boçi: Ndërkombëtarët na kërkuan një protestë të qetë për t’i dhënë vëmendje vendimit absurd për Ballukun

March 12, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In